Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhja e Trump për drejtësinë krijon debat

Bota E enjte, 14 Nëntor 2024 19:13
Zgjedhja e Trump për drejtësinë krijon debat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zgjedhja e Donald Trump për Prokuror të Përgjithshëm, pra Matt Gaetz, duket se ka ardhur si “rrufe në qiell të hapur” në Uashington. Nga të gjitha zgjedhjet e Trump, kjo është padyshim më e debatueshmja dhe dërgon një mesazh të qartë se ai ka për qëllim që ta “tundë” mirë establishmentin kur të kthehet në pushtet. Trump po e krijon ekipin e tij para se të nisë mandatin më 20 Janar. Një lloj habie kanë krijuar edhe zgjedhjet e tij për Sekretarin e Mbrojtjes, prezantuesin e Fox News, Pete Hegseth dhe shefen e inteligjencës kombëtare, ish-kongresmenen demokrate, Tulsi Gabbard.

Por ai që po i merr titujt kryesorë është politikani nga Florida, Matt Gaetz. Ai është më së shumti i njohur për përpjekjet për të larguar kreun e grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, vitin e kaluar. Qasja e tij ka bërë që të krijojë shumë armiq, duke përfshirë edhe brenda partisë së tij. Prandaj zgjedhja e Trump për këtë post kaq të rëndësishëm është sinjal edhe për këta republikanë gjithashtu, që administrata e tij e dytë do të përbëhet nga njerëz besnikë të cilëve ai u ka besuar realizimin e axhendës së tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 5 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 8 orësh
Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Para 9 orësh

Mirëpo Gaetz ka edhe disa aleatë në Capitol Hill që kanë të njëjtën besnikëri ndaj Trump. Ligjvënësi nga Florida ka qenë një nga mbrojtësit më agresivë të Trump në seancat dëgjimore në Kongres, deklaratat për shtyp apo paraqitjet televizive. Të mërkurën kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, një tjetër besnik i Trump, e portretizoi Gaetz si një “prokuror të plotësuar”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është reformator me mendje dhe zemër”, tha ai. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Gaetz do të ndryshojë radikalisht Departamentin e Drejtësisë, të cilin e ka fajësuar shpesh për problemet e veta ligjore. “Matt do të çrrënjosë korrupsionin sistematik të departamentit dhe do ta rikthejë departamentin në misionin e vërtetë për të luftuar krimin dhe të respektojë demokracinë e Kushtetutën tonë”, shkroi ai. Gjatë fushatës, Trump premtoi hakmarrje për hetimet e lëshuara kundër tij. Siç duket Gaetz do të jetë në vijën e parë të frontit në këtë luftë. Ndërkohë Departamenti i Drejtësisë e ka hetuar vetë Gaetz.

Vitin e kaluar, përfaqësuesit e saj nuk pranuan të ngrenë akuza mbi pretendimet se Gaetz kishte shkelur ligjet për trafikim seksual, gjatë një udhëtimi që ai ka bërë në Bahamas me dy eskorta të paguara. Ai ka qenë edhe subjekt i një hetimi disiplinor në Dhomën e Përfaqësuesve për sjellje të pahijshme seksuale, përdorim të drogave të paligjshme dhe keqpërdorim të fondeve të fushatës.

Të mërkurën në mbrëmje, Johnson tha se Gaetz ishte dorëhequr si ligjvënës. Kjo i dha fund hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve pasi komisioni heton vetëm anëtarët. Vendimi i Gaetz erdhi dy ditë pasi komisioni do të dilte me një raport shumë kritik ndaj tij. Sipas CBS News, Gaetz i kishte kërkuar Trump një falje për çdo krim të lidhur me të përpara se ai të largohej nga detyra në Janar të vitit 2021. E gjitha kjo e bën atë një zgjedhje jo të zgjuar për një pozicion që zakonisht shkon për politikanë të rangut më të lartë, të njohur mirë edhe në çështjet ligjore.

Sa i përket karrierës, Gaetz, ka diplomë për çështjet ligjore dhe ka punuar për një firmë ligjore në Florida para se të hynte në Kongres. Joe Biden kishte për Prokuror të Përgjithshëm, Merrick Garland, një gjyqtar i lartë në Gjykatën Federale të Apelit. Në mandatin e tij të parë, Trump zgjodhi senatorin Jeff Sessions dhe më pas Bill Barr, i cili ka shërbyer për dekada nën administratat presidenciale republikane.

Etiketat e lidhura

Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.