Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori Lu si Burrë Shteti

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
 
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një deklarate për mediat, ka deklaruar se mirëpret vendimin e deputetit Arben Ndoka për t’u dorëhequr nga Parlamenti dhe vendimin për të lejuar arrestimin e deputetit Armando Prenga. Më tej, Ambasada e SHBA-ve e vë theksin tek fakti se këto vendime janë një përparim i Shqipërisë drejt një sistemi politik me standarde etike. “Këto vendime përfaqësojnë përparim të mirëfilltë për Shqipërinë, drejt krijimit të një sistemi politik me drejtues të standardeve më të larta etike”, lexohet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve. Njoftimi i shkurtër i Ambasadës vjen në kohën kur më shumë se kurrë në vend, po diskutohet për procesin e dekriminalizimit. Leja për arrestimin  deputetit Prenga dhe dorëhëqja e deputetit Ndoka kanë shkaktuar jo pak kosto politike për qeverisjen aktuale. Kryeministri Edi Rama është përballë kërkesës për dekriminalizim të Kuvendit dhe përballë presionit që i bëhet nga vetë deputetët e akuzuar, të cilët kanë edhe peshë elektorale në zonat e tyre dhe konjuktura të tjera ekonomike. Në këtë situatë, mesazhi i ambasadës vjen në kohën e duhur, si një sinjal se kjo është pikërisht rruga që duhet të ndiqet. Ka  folur disa herë ambasadori Lu, saktë dhe prerë. Pa asnjë ekuivok ai ka treguar gishtin tregues mbi politikën e krimit dhe korrupsionin se duhen arrestuar gjyqtarë, prokurorë e deputetë, të cilët deri para një viti nuk guxonte njeri t’iu vinte prangat. Nëse nuk do të kishte qenë ambasadori Lu i vendosur gjërat do të ishin si para një viti, si para dhjetë vitësh apo si në vitin 1996.
Apelet e ambasadës në rrugën e Elbasanit kanë qenë të shpeshta prej vitesh lidhur me dekriminalizmin dhe pastrimin e politikës. Por, nëse problemi i zyrtarëve me precedentë penalë është shtruar në mënyrë zyrtare kjo është së pari vetëm  meritë e Ambasadorit Amerikan, Donal Lu. Që me mbërritjen e tij në Tiranë, ra në sy një tjetër qasje e Ambasadës ndaj problemit të kriminalizmit të politikës. Çështja e lidhjes së politikës me krimin është ngritur nga të gjithë ambasadorët e SHBA-ve. Por ndryshimi këtë hërë ishte se ambasadori Lu, nuk zgjodhi të flasë “mes rreshtave”. Nga deklaratat e bëra që prej marrjes së detyrës në Tiranë, rezulton se ambasadori Lu ka qënë më aktivi lidhur me pastrimin e politikës. E bëri këtë që në konferencën e parë, kur kërkoi më shumë përgjegjshmëri nga politikanët. Ishte i vetmi ambasador që në fillim të marsit, kur sapo PS-ja kish përjashtuar deputetin Tom Doshi nga partia, përshëndeti vendimin e selisë rozë duke qartësuar dhe opinionin mbi atë që u servir si një histori me komplote. Problemin që ka politika me personat e inkriminuar e ka thënë në takimet me kryeministrin, kreun e Kuvendit dhe kreun e opozitës. Kur ka parë se nga dy kampet reflektimi ka munguar, nuk ka hezituar ta bëjë këtë fakt publik në media dhe për gjithë shqiptarët. Një muaj para zgjedhjeve vendore deklaroi se në listat e PS-së dhe PD-së ka kandidatë më precedentë penalë, duke kërkuar nga kryetarët e partive që të pastronin lisat. Sigurisht, jo të gjitha kritikat dhe sugjerimet janë marrë për bazë nga partitë. Ndonjëherë, me kokëfortësi kryetarët e partive kanë dashur, të mos i dëgjojnë paralajmërimet. Siç duket, kanë pasur hallin e votave, pasi kandidatët dhe deputetët e fortë janë ata që garantojnë fitore. E kjo nuk është politikë e pastër e këtyre partive që i kandiduan. Por ndërsa Rama dhe Basha kanë pasur hallin e votave, rezulton se ambasadori Lu ka pasur më shumë hallin e institucioneve dhe të demokracisë. Ky është dhe ndryshimi mes një politikani dhe një Burri Shteti. Kryetarët e partive janë sjellë si partiakë dhe bajraktarë lokalë, në kohën që duhet të ishin politikanë të vendimeve madhore për vendin. Ndërsa ambasadori Lu, shpeshherë edhe duke dalë nga formati i një kryediplomati, ka marrë përsipër të bëjë atë që s’e bënë kryetarët dhe politikanët e këtij shteti: Ka folur si Burrë Shteti.
Ky qëndrim i bën mirë Shqipërisë , paçka se disa politikanëve nuk iu pëlqen kjo gjë, ndonëse nuk guxojnë të flasin hapur, porse nëpër dhëmbë e thonë. Ndaj duhet të forcojmë institucionet e demokracisë e të një shtetit ligjor si në SHBA e në BE. E për këtë garancia, për momentin, është ambasadori Lu.
 
 
DEKLARATA E AMBASADËS SË SHBA
 
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e deputetit Arben Ndoka për t’u dorëhequr nga parlamenti dhe vendimin për të lejuar arrestimin e deputetit Armando Prenga. Këto vendime përfaqësojnë përparim të mirëfilltë për Shqipërinë drejt krijimit të një sistemi politik me drejtues të standardeve më të larta etike”.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 49 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 50 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 52 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 53 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.