Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arrestet e deputetëve, PD-ja fërkon duart

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Historia e akuzave të Tom Doshit duket se nuk do të mbyllet shumë shpejt. Nga akuzues, deputeti i Shkodrës është kthyer në i akuzuar. Pas kreut të Kuvendit, Doshi vuri dje në qendër të sulmeve dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla lidhur me hetimin. Të hënën pritet që Kuvendi të marrë vendimin mbi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve. Pas kësaj, procesi hyn në një fazë tjetër, atë të gjykimit nga Gjykata e Lartë. Megjithëse është herët për të folur për përfundime, në këto 18 ditë që u zhvillua çështja “Doshi”, veç akuzave pati edhe efekte politike. Bile duket se gjithçka filloi e mbeti në politikë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Partia Demokratike është forca që ka dalë më e përfituar nga kjo histori. E parë si një sherr brenda mazhorancës, historia e akuzave i ka dhënë më shumë se kurrë argumente selisë blu kundër qeverisë selisë blu. Ato që thonë deputetët e opozitës në konferencat për media, zakonisht merren me rezerva. Ndërsa kur akuzat vijnë nga një deputet i mazhorancës dhe me jo pak rëndësi, siç ishte Tom Doshi, akuzat duken më të besueshme edhe pse siç konfirmoi Prokuroria, ishin të gjitha një sajesë. Një tjetër fitore e Partisë Demokratike në këtë histori është beteja e saj për dekriminalizimin. Deri disa muaj më parë, ky term dukej i huaj. Ndërsa sot kur dy deputetët mund të arrestohen, pavarësisht se akuzohen për kallëzim të rremë, ky zhvillim i shkon më për shtat opozitës dhe tezave të saj për dekriminalizimin e politikës. Një muaj më parë, Kryeministri dhe deputetët e PS-së deklaronin se nuk ka asnjë deputet që të ketë probleme me ligjin. Të hënën, vetë socialistët do të votojnë për arrestimin e dy kolegëve të tyre. Një fitore të tillë mazhoranca ia bëri dhuratë PD-së, atëherë kur ajo as vetë nuk e priste. Dhe është mazhoranca dhe Edi Rama që i përzgjodhën emrat e deputetëve me probleme me ligjin apo si të “fortë” duke lenë jashtë liste intelektualë të përgatitur. Nuk është se vetëm Rama veproi kështu në zgjedhjet parlamentare të fundit, pasi edhe vetë Berisha vendosi nga ky soji deputetësh ,duke djegur emra VIP nga shoqëria shqiptare. Nëse Berisha e pësoi me humbje, Edi Rama ka qeverinë dhe ky soji deputeti don para, don pushtet si dhe kërkon me tepër, nesër synon edhe ministër. Mundet edhe me lart! Ndaj kjo që ndodhi zbuloi një fenomen para shoqërisë shqiptare ,atë që në parlament ka hyrë krimi.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Çështja “Doshi” e ka dëmtuar imazhin e mazhorancës në gati dy vjet qeverisje, ashtu siç nuk do të kishte bërë asnjë skandal tjetër brenda radhëve të saj.Aq shumë e kë dëmtuar PS-në sa edhe po të kishin ndejtur 8 vjet në pushtet Edi Rama dhe PS nuk do të kishin kaq shumë konsum publik. Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm u vunë në syrin e ciklonit me akuza për pagesë vrasësish, takim me killera, fshehje të “fakteve” nga organet e drejtësisë, komplote kundër dy deputetëve të Kuvendit, pra si një bandë mafie në pushtet. Kjo histori e sajuar ,siç thotë Prokuroria, i bëri pis të gjithë duke hedhur dyshime mbi çdo institucion të vendit. Por goditja e tre zyrtarëve kryesorë të mazhorancës, pavarësisht se sajesë, i ka dhënë materiale PD-së për të bërë një luftë edhe më të ashpër politike. Historia mund të mbyllet me dënimin e dy deputetëve si autorë të sajimit,por  Meta, Rama dhe Tahiri do të kenë pas tyre gjithmonë akuzat e Doshit, tashmë të vëna në gojën e Bashës, Berishës, Palokës dhe gjithë deputetëve të djathtë. Pak muaj para zgjedhjeve, kjo është dhurata falas që PD-ja mori nga sherret brenda së majtës për propagandën e saj. Dhe vetë e kanë fajin PS dhe Edi Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke lënë mënjanë akuzat, që edhe pa rastin “Doshi”, nuk i kanë munguar politikës në Shqipëri, kjo histori ka dhe një tjetër fitore konkrete për PD-në. Arrestimi i Doshit dhe Frrokut, e për pasojë largimi i tyre nga politika, i jep PD-së avantazh elektoral në vota,ndonëse nëse dënohen përsëri në vend të tyre do të vijnë dy emra të tjerë nga lista. Të dy deputetët janë cilësuar si njerëzit e koalicionit të majtë që kanë thyer bastionet e Partisë Demokratike. Tom Doshi prej 10 vjetësh ka fituar në qarkun e Shkodrës për PS-në, duke përmbysur rezultatet elektorale që gjithmonë kanë qenë në favor të Partisë Demokratike. Mark Frroku, në rrethin e Pukës ka arritur gjithashtu që të marrë vota në disa zona që kanë qenë historikisht të djathta. Me arrestimin e tyre dhe largimin nga politika, Partia Demokratike ka një arsye më shumë të “fërkojë duart”. Jo vetëm se shikon sesi socialistët “hanë kokat e njëri-tjetrit”, por po shohin t’u hapen zona dikur të bllokuara për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Në fakt PD-ja po del e fituar nga kjo betejë mes njeri tjetrit në mazharancë. Por akoma nuk dihet se si do vendos Gjykata e Lartë sepse ka disa çështje të tjera në gjykim për deputetë të PS. Ndaj fajin e ka vetë PS që solli të “fortët” në parlament. Atë që mbolli, po korr !

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 2 minutash

Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 2 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 11 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 19 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.