Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arrestime tek bizneset VIP

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
Aksioni kundër informalitetit pritet të shoqërohet me arrestime dhe ndjekje penale për një sërë biznesmenësh të mëdhenj në vend. Këtë radhë nga ato emra VIP që bëjnë ligjin në Tiranë e në Shqipëri, të cilët kanë pas vetes edhe një pjesë të politikës. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj dhe Kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha. Në qendër të takimit ka qenë penalizmi i gjithë shkelësve të ligjit në fushën e biznesit dhe tatimeve për bizneset VIP, të cilët kanë fshehur të dhënat reale të biznesit apo kanë falsifikuar bilancet, që nuk deklarojnë të punësuarit realë, etj, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dhjetëra milionë euro humbje financiare. Teksa llogariten se ndër vite janë qindra milionë euro të fshehura prej një grupi biznesmenësh të fuqishëm e deri tani të paprekshëm nga Shteti. Mësohet se dy prej tyre janë edhe deputetë.
Nga ana e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj tha për "Koha Jone" se takimi me Kryeprokurorin e Tiranës ka pasur si qëllim koordinimin e plotë me prokurorinë dhe sektorin e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit për të kontrolluar e hetuar të gjithë biznesin VIP në vend. Synimi, sipas saj, është që askush prej tyre të mos ketë mundësi t’i shpëtojë ndëshkimit nëse ka shkelur ligjin. “Po shqyrtojmë gjithçka me kujdes e me dokumenta, që kur t’u vihen prangat këtyre biznesmenëve VIP të mos na vrasë ndërgjegjia se u kemi rënë në qafë. E përsëris, se jemi duke punuar natë-ditë për të saktësuar kush ka shkelur ligjin dhe i ka fshehur buxhetit të shtetit”, – u shpreh për "Koha Jone" numri  një i Tatimeve.
Ndërkohë, Kryeministri Rama ka urdhëruar drejtoreshën e Tatimeve që të mos tregojë asnjë mëshirë ndaj kujtdo që ka vjedhur e mashtruar. “Nuk ka biznesmenë të PS-së apo PD-së, – ka thënë kryeministri, – të gjithë, pa asnjë dallim para ligjit. Nuk dua t'ia di për asnjë biznes dhe person që manipulon,vjedh e mashtron, ndaj të dënohet cilido që e ka mbushur kupën. Le të ketë gjithë parlamentin pas vetes dhe nëse ka mashtruar me taksat e bilancet të shkojë në burg”- ka kërkuar Rama prej zj. Shehaj e cila më pas ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës.
Direktiva e kreut të qeverisë ka qenë e qartë që në nisje të aksionit gjatë muajit shtator. Pas fushatës për biznesin e vogël dhe atë të mesëm, Drejtoria e Tatimeve ka kthyer sytë nga biznesi i madh, ku “goli” që u bëhet financave të shtetit është më i madh. Shumat e parave të fshehura janë marramendëse. Nuk bëhet fjalë për një abuzim të thjeshtë, por për një mashtrim financiar që në këto vite është kthyer në sistem duke dëmtuar rëndë financat e shtetit dhe duke ia lënë barrën e mbajtjes së arkës vetëm biznesit të mesëm dhe të vogël. Fshehja e bilanceve reale është vetëm njëra anë e medaljes. Kompani të mëdha dhe në dukje serioze, punojnë me dy bilance, ku ai zyrtar që u dorëzohet Tatimeve pasqyron vetëm një përqindje të vogël të vlerave reale të fitimit, duke shmangur në këtë mënyrë taksat. Sepse duke deklaruar xhiro më të ulët, bizneset arrijnë të paguajnë më pak taksa, të cilat në fakt, në një situatë normale do të ishin miliona euro. Po kështu raportojnë shuma marramendëse për shpenzime gjoja prodhimi për të mos paguar shumat reale në shtet. Një metodë e përvitshme e mafias së biznesit.
Nga ana tjetër, skema e dytë ku po hetohet është ajo e mashtrimit me skemën e akcizës. Në këtë grup bëjnë pjesë bizneset me më shumë të ardhura, si ato që tregtojnë karburantë, pije alkoolike, kafe, cigare. Dhe falë skemave mashtruese, bizneset VIP arrijnë që të fshehin të ardhurat në doganë, duke shtuar kësisoj jo vetëm llogaritë e tyre bankare, por në të njëjtën kohë edhe duke vjedhur hapur buxhetin e shtetit dhe xhepat e qytetarëve. Skema tjetër më e përdorur është dhe ajo e rimbursimit të Tatimit të Vlerës së Shtuar. Kështu, operacione financiare që kryhen nga ekspertë të kompanive arrijnë që të shmangin nga arka e shtetit miliona euro taksa vetëm duke përdorur fatura të falsifikuara. Duke shtuar këtu edhe mashtrimin më të shpeshtë që është pikërisht mosregjistrimi real i punonjësve dhe puna e tyre në të zezë. Në këtë këndvështrim, rezulton se në biznesin VIP është një gropë e zezë ku shteti humbet miliona euro në vit. Po kështu dhe në biznesin e mineralëve. Nami bëhet në këtë fushë. Miliarda e miliarda lekë humb shteti nga këto kompani.

Dhe shuma e lekëve të taksave që paguan biznesi i vogël në vend duken si çikërrima përballë miliona të eurove që biznesi i madh shmang në pak muaj nga buxheti i shtetit. Ndaj për këtë qëllim, goditja e përqendruar e Drejtorisë së Tatimeve, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë është përqendruar këto ditë tek biznesi VIP. Mësohet se Prokuroria po bën gati arrestime nga emrat e këtyre bizneseve që futen tek VIP-at, të cilët kanë vjedhur e manipuluar për vite me radhë. Janë në listë pikërisht disa emra nga bizneset e ndërtimit, karburanteve, minierave, mediave ( të përzier me filiale mediash për fasadë), siguracioneve etj, që po hetohen dhe do të jenë në pranga.
Sigurisht, biznesi VIP është i përzier ngushtë me politikën dhe ndonjëherë janë vetë politikanët ata që fshihen pas saj. Ndaj presionet indirekte nuk kanë munguar ndaj drejtuesve të institucioneve që janë pjesë e këtij aksioni. Mbetet të shihet nëse shteti do ta fitojë betejën kudër biznes-politikës së pandershme, apo aksioni do të mbetet vetëm tek denoncimi i fenomenit dhe vetëm arrestimi i disa tregtarëve ambulantë.
 
Por gjasat janë se që nga fundi i tetorit do fillojnë arrestime të mëdha në këtë fushë për të shkuar drejt Vitit të Ri me biznesmenë VIP që kanë filluar t’i lenë kostumet e shtrenjta këto ditë dhe po blejnë triko leshi për në qelitë e burgut të Tiranës.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.