Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ata që mbështetën PD në sulmin ndaj mediave

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 15:00
Ata që mbështetën PD në sulmin ndaj mediave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enton Abilekaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një reagim i pavend i Partisë Demokratike për një shënim të botuar në “Panorama online” dhe më pas në “Balkanweb”, u kalua në heshtje nga drejtuesit e dy mediave, që në fakt janë më të mëdhatë online. Me siguri për shkak të peshës që kanë, është detyruar të reagojë në mënyrë emotive kryetari i Partisë Demokratike. Sigurisht që do ta kaloja me sportivitet reagimin e Bashës dhe PD­së, nëse nuk do të pasohej nga gëzimi i disa mediave, që duke i shërbyer zotëriut më me pushtet, nxituan të na fusnin në këtë thes, por veçanërisht nga një analizë e Andi Bushatit, që e respektoj si një nga shumë pak zërat e lirë në vend. Prandaj mendova që nuk duhej kaluar pa një sqarim, që nuk u takon vetëm mediave që u përfshinë, pronarëve dhe gazetarëve që punojnë në to, ku hyj edhe unë, por të gjithë situatës mediatike në vend. Si fillim dua të them se analiza e Bushatit ngjan me ato të mediave në shërbim, për bazën e pavërtetë të fakteve. Duket edhe në komentet e lexuesve në “Balkanweb” dhe “Panorama online”, që lexuesit i akuzojnë sipas përkatësisë së tyre, të majtët për të djathtë dhe anasjelltas. Lajmet që nuk i pëlqejnë qeverisë janë më shumë se ato që nuk i pëlqejnë opozitës, një normalitet që nuk tregon anësi, duke qenë se shoqëria prodhon pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe si rrjedhim, lajmet që dominojnë janë kritike ndaj saj. Prandaj baza e të dhënave nga janë ngritur analizat është e pasaktë. Dhe për më tepër, shënimi që shqetësoi aq shumë Bashën, pavarësisht detajeve, ishte i këndshëm, nuk kishte tendencën për të zbehur qëllimin e vërtetë të deklaratës së opozitës, por të ngacmonte plagën e mosmarrëveshjeve, që PD nuk mund ta fshehë. Qëllimi i opozitës ishte të tregonte se të ardhurat e muajit korrik ishin skandaloze dhe kjo u përcoll besnikërisht nga të dyja mediat. Opozita u shqetësua për detajet që kërkon t’i fshehë dhe për ta bërë këtë, gjeti një detaj me të cilin më shumë armatosi mediat e maxhorancës dhe akuzoi mediat dhe gazetarë që luftojnë çdo ditë për hapësira të lira. Ndërsa Bushati e ka zgjedhur këtë për të ushtruar gjuetinë mbi mediat dhe gazetarët, sport që e ushtron gjithmonë e më shpesh, pa menduar për pasojat që lidhen me situatën mediatike në Shqipëri, që është vërtetë e vështirë. Në këtë pikë bashkohen të gjithë, edhe shkaktarët, edhe viktimat, edhe politikanët, edhe pronarët e mediave, edhe gazetarët dhe lexuesit. Sëmundja nisi kur mediat dhe politika u përzjenë me njëra­tjetrën. Si fillim të kësaj, Bushati quan periudhën 1999­2001, kur dyshja Meta­Rama, kryeministërministër dhe më pas kryetar bashkie, filloi fuzionin e pushteteve për të shtuar dhe për të kontrolluar shoqërinë dhe politikën në kohë sa më të gjatë. Kjo është në fakt baza e nisjes së shndërrimit të medias në derivat të politikës, por kështu filloi edhe biznesi të shndërrohet në derivate të politikës dhe më pas në pjesë të saj me përqindje që rriten proporcionalisht. Përballë kësaj pati dy lloje reagimesh të gazetarëve: një pjesë u bënë partizanë të fuzionit magjik, ndërsa një pjesë rezistoi, luftoi dhe vazhdon të luftojë. Bushati është ndër më të spikaturit në këtë luftë, por duke ua mohuar përpjekjet kolegëve të tij. Duke akuzuar majtas dhe djathtas media dhe gazetarë, me dhe pa të drejtë, ai krijon një përçarje të dëmshme mes gazetarëve, dobëson ambientin e medias dhe e bën më vulnerabël ndaj ndërhyrësve. Sigurisht që media është e sëmurë, por në asnjë rast më e sëmurë se shoqëria, sigurisht që gazetarët e sponsorizuar ndërsehen për të manipuluar audiencën, por duke i përgjithësuar mohohet përpjekja e dhjetëra gazetarëve të tjerë që përpiqen për të vërtetën. Personalisht nisem nga parimi që të mos mbaj asnjëherë anën e politikanëve, të çdo krahu kur përplasen me mediat apo gazetarët. Kam zgjedhur të mos mbaj asnjëherë anën e maxhorancës në raport me opozitën, duke qenë se përgjegjësitë i ka kryesisht maxhoranca dhe brenda një koalicioni i ka partia më e madhe, jo partia më e vogël. Pra, që të mos dëmtohet më shumë ambienti, duhet sqaruar konkretisht që shënimi i botuar në dy mediat e mëdha nuk ishte kundër opozitës, ashtu si mediat që akuzohen nuk janë mercenare, përderisa kanë lexueshmërinë më të madhe në treg. Janë zgjedhja e parë e lexuesit se kanë ditur të ruajnë ekuilibrin, pavarësisht presioneve politike. Kjo është përgjigja e lexuesit për to, ashtu siç është përgjigja për mediat e tjera, që gjetën rastin të sulmojnë dhe që kurrë nuk kanë qenë pjesë e sulmeve nga kolegët e “Balkanweb” apo “Panorama online.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ndryshe nga sulmet prej mediave në shërbim, ai i Bushatit niset nga një shqetësim i vërtetë për situatën e mediave, por mbyllet me një konstatim që uroj të mos jetë qëllimi i shkrimit. Ndikimi ose jo i mediave te publiku varet në radhë të parë nga numri i lexuesve apo shikuesve. Nuk mund ta besojë kush se mediat me audiencë më të madhe nuk kanë ndikim më të madh. Disa media e kanë ndikimin si mision pas informimit, disa të tjera e kanë përpara. Një sëmundje tjetër kjo, që duket se e ka zënë Bushatin. 

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 50 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 51 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 52 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 53 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.