Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Autokton pa dron

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
Nga Dritan Hila
 
Tashmë ka fituar qytetarinë harta e vizatuar në flamurin e hedhur mbi Beograd kur luajti kombëtarja jonë. Tanimë dalldia nacionaliste, po fillon të kthehet në bindje dhe njerëzit të besojnë se duhet të kthehemi në tokat që ai vizatim shenjon. Të hedhësh argumente në kohëra të ndezura është shpesh mision i pamundur. Por është më mirë, pasi dallditë e mëdha sjellin zhgënjime akoma më të mëdha, pasojat e të cilave janë fatake.
Historia nuk është treguar e drejtë me ne. Nuk ka dokumente që dokumentojnë gjuhën e ilirëve dhe as që vërtetojnë qënien tonë pasartdhës të tyre. Por bota në përgjithësi na cilëson pasardhës të tyre. Siç thotë edhe spanjolli Francisco Villar, një ndër linguistët më të mëdhenj europianë: “shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, megjithëse për këtë nuk ka dokumente, por llogjika dhe faktet nuk e hedhin poshtë këtë tezë”.
Por sot nuk mund të kërkosh që shqiptarët të trashëgojnë edhe shtrirjen e territoriale të ilirëve. Madje as të atyre tokave që jo më herët se 200 vjet kanë qenë banuar prej nesh. Nishi, Nissius i ilirëve deri vonë ka qenë tokë shqiptare. Por sot gjurmët e tyre kanë humbur. Sanxhaku po ashtu. Gjysma e Malit të Zi ka qenë banuar nga shqiptarë. Ende mbiemrat e tyre janë katolikë të sllavizuar. Herë për inat të osmanëve dhe herë për besprerje nga Bushatllinjtë, zgjodhën të rreshtoheshin me fqinjët. Por tashmë ato toka janë malazeze dhe serbe. Sado heretike të duket, por tashmë shqiptarë atje nuk ka. Serbët dhe malazezët që banojnë aty, shqiptarët e sllavizuar, janë një etnitet i huaj për ne.  
Çamëria jonë ose Thesprotia e grekëve që ende na pëlqen tan quajmë tokë të marrë, në të vërtetë nuk ka qenë kurrë e jona. Grekët kanë qenë gjithmonë aty dhe shqiptarët po ashtu. Por grekët kanë qenë gjithmonë dy herë më shumë se shqiptarët. Edhe në pashallëkun e Ali Pashës, që aq shumë na pëlqen jo për iluminizmin e pashait xhahil por si fakt i përkatësisë shqiptare të tokave, faktori shqiptar ka qenë në minorancë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë e shtrirë deri në Artë apo Prevezë. Perandoria Otomane, po. Por ne nuk jemi trashëgimtarë të perandorisë së shpërbërë. Fati keq i bashkëkombasve tanë që ishin minorancë dhe që fqinjët e tyre nuk patën mëshirë për ta.
Për fat të keq dhe pazotësi tonën dikur, sot jemi këta që jemi. Por çfarë iku, shkoi. Sot duhet të shfrytëzojmë fatin dhe dorën që na dha së fundmi historia dhe perëndimi. Shqipëria dhe Kosova duhet të bëhen shtete funksionalë. Këto dy vende dhe banorët e tyre duhet të tregojnë se e meritojnë këtë tokë dhe hise që kanë nën diell. Ngritja e shteteve funksionalë, administratave efiçente, nivelit kulturor dhe shkencës, do të tregojnë se i kemi merituar shtetet tona. Izraeli nuk e meriton sovreanitetin dhe njohjen që i ka bërë bota, vetëm për shkak të hipotekës që ka. Dhe ka një dokumenti si Bibla. Por hebrenjtë më shumë se historia, në pranimin e shtetit të sotëm, i ka ndihmuar ngritja e demokracisë, shoqëria e hapur, shteti i së drejtës, ekonomia e lulëzuar, shkretëtirat e kultivuara. Këto janë dokumentet e pranimit, më shumë se hipotekat që kanë në xhep. 
Ne dikur kemi qenë deri në Nish e përtej, e deri në Artë. Por na i morrën ose përzunë. Ata që erdhën, ngritën mbi rrënojat tona shtëpitë e tyre. I lulëzuan dhe mirëmbajtën ato toka. Sot bregdeti i Artës, Preveza, Parga, janë më të bukura se Golemi e Vlora. Dhe deri sa Nishi është më i bukur se Shkodra, Beogradi se Tirana, Arta sesa Vlora, Petrovaci sesa Shëngjini, dhe Parga sesa Durrësi, askush nuk do të na besojë se jemi autoktonë. Kur të bejmë një shtet i cili të konkurojë me atë të fqinjëve, një tokë që të jetë po aq e kultivuar sa e fqinjëve, qytete të përshtatshme për banuesit dhe të krahasueshëm arkitekturalisht me ato të fqinjëve, demokraci funksionale dhe jo tribale, shtet të së drejtës dhe jo të klaneve, atëhere po, kemi të drejtë të themi që jemi banorët më të vjetër të gadishullit dhe ju kemi mësuar qytetërimin ardhacakëve. Pa pasur nevojë për ta dëshmuar këtë për një beze  të hedhur në qiellin e Beogradit.
  

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.