Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Banaliteti i qeverisjes së Ramës

Editorial E hënë, 19 Prill 2021 17:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur në konferencë e tij të fundit për shtyp Kryeministri Edi Rama deklaroi se “nuk do të ketë zëvendësime ministrash në qeveri pasi nuk ka të tillë të korruptuar dhe, nëse ka akuza për korrupsion, do të veprojë vetëm pasi askuza të jetë provuar në gjykatë”, askush nuk reagoi. Nuk reagoi shtypi, shoqëria civile dhe as individë. Por kjo jo aq për faktin se këto segmente të shoqërisë janë korruptuar nga pushteti. Padyshim që ka të tilla. Por për faktin se e keqja jonë ka arritur nivele të tilla ku pika e referimit ndaj të ndershmes dhe të pandershmes nuk është e ndershmja dhe morali, por e pandershmja dhe më pak e pandershmja. Dhe në këtë degradim, kontributi i Edi Ramës është i padiskutueshëm. Nëse do të shkonim me llogjikën dhe standartet e sotme të Edi Ramës, as Sali Berisha nuk duhet ta kishte shkarkuar Ylli Pangon dhe as Ilir Meta nuk kishte pse jepte dorëheqjen nga posti i ministrit të ekonomisë, pasi asnjeri prej tyre nuk ishte i dënuar nga gjykata. Por sot e gjithë shoqëria shqiptare ka kaluar në gjendje apatie dhe kjo thënie lapidare e Edi Ramës që do të kishte pataksur çdo qytetar normal të botës së lirë, kaloi në heshtje. Qerthullin ku kemi hyrë, ciklin ku çdo korrupsion i ri është më i madh se i pari, por çuditërisht reagohet më pak se më parë, Hana Arrendt në librin e saj “Banaliteti i të keqes” e quante pikërisht me këtë emër. Shkakun e merrte pikërisht nga përballja me ideatorin dhe egzekutorin e shfarrosjes së hebrejve Ajhman gjatë gjyqit që këtij iu bë në Izrael pas rrëmbimit në Argjentinë ku ishte fshehur pas lufte. Për habinë e saj, Ajhman pa uniformë, pas hekurave të kafazit, me syze të rumbullakëta miopi si të një nëpunësi të rrëgjuar, dhe të folurën e qetë, i nxiti kureshtjen e njohjes së bashkëpunëtorëve të tij dhe arkitektëve të lojës ndaj popullit të saj. Dhe ajo që zbuloi e tmerruar, ishte se asnjëri prej egzekutorëve në masë, nuk ishte një vrasës i pamëshirshëm apo kriminel. Jo. Ishin të gjithë njerëz të shkolluar dhe pa të shkuar kriminale, nëpunës të rregullt të cilët të vendosur në një sistem tjetër, do të kishin qenë po aq skrupoloz  në lëshimin e çerifikatave të martesës në zyrat e gjendjes civile, sa ç’ishin në plotësimin e statistikave të njerëzve të shfarosur në dhomat e gazit. Ata i kishte transformuar e keqja. Pikërisht ajo e keqe banale e cila nuk vjen menjëherë, por e shndërron njeriun dhe standartet e tij morale dalëngadalë, ku në fund të procesit ka mbetur vetëm lëvozhga, por thelbi i tij është përbindëshi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në stadin e transformimit është shoqëria shqiptare sot. Relativizimi i së keqes, po e shndërron individin shqiptar në një monstër, ku më vonë ai që do kërkojë zbatimin e rregullave të një shoqërie normale perëndimore, do të duket si prifti në mes të bandës së vrasësve. Për të qenë korrekt me realitetin, ky proces nuk ka filluar në 2013-ën. Kjo është një sëmundje që ka ardhur duke u rënduar me kalimin e viteve. Por asnjëherë si sot nuk ka qenë ky lloj relativizimi i standarteve morale dhe ideologjike. Asnjëherë më përpara nuk janë dhënë më shumë se gjysma e fondeve publike për shokët dhe miqtë e kryeministrit, duke e kthyer ligjin për tenderimin në një farsë. Asnjëherë si sot, nuk ka ndodhur ky bllokim i investimeve, pasi gjithë fondet jepen në mënyrë klienteliste dhe për koncesione. Është e kotë të kërkohet një performancë e doganave apo tatimeve, pasi është ekonomia që nuk zhvillohet më , pasi nuk ka më mundësinë e konkurencës së lirë, ndërsa monopolet e lidhura me politikën janë mbizotëruese. SHBA dhe BE janë kaq të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni saqë secili prej tyre ka komisionet antimonopol. Deri edhe Microsoft, një revolucionar i teknologjisë dhe simbol i erës së re, është penalizuar nga këto komisione. Ndërsa në Shqipëri banaliteti i korrupsionit ka arritur në atë shkallë sa kryeministri blen me fondet publike tek miqtë e tij jo vetëm makinat zyrtare, por deri ato të shoqërimit. Askund nuk ndodh që kërkesës përse i jepet jashtë ligjit një miku të tij riparimi i zyrave të kompanisë publike OSSHE, kryeministri e hedh problemin në standartet si kanë qenë kushtet e këqija të këtyre zyrave më përpara. Partia e së majtës e cila erdhi në pushtet me objektiva majtiste, jo vetëm që i harroi ato, por rrugës akaparoi edhe klientelën e Berishës, dhe sot konkurenca ekonomike është e bukosur.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Fatkeqësia e kësaj situata nuk qëndron vetëm në faktin se ekonomia jonë po lihet peng nga kryeministri për dhjetë vitet e ardhshme, dhe do të duhen po aq vite që të riparohen dëmet që ai po bën, çka do të thotë se edhe brezi i 20 vjeçarëve të sotëm, do të vuajë pasojat e qeverisjes profane dhe korruptive të Edi Ramës. Fatkeqësia nuk është se për të trashëguar një pushtet ekonomik e partiak me të cilin do të zbavitet në vitet që vijnë, qoftë edhe në opozitë, ka shkatërruar një ndër forcat më genuine të politikës shqiptare siç ishte PS. E keqja nuk është se kemi një qeveri e cila në katër vjet nuk ka ndërruar asnjë ministër çka tregon se më shumë se kundërshti e ligjeve të dialektikës; më shumë se paaftësi e shefit të saj të dallojë se kur një ministër nuk bën, është heshtja prej bashkëfajtorësh në trajtimin e pushtetit si një klan ekonomiko-mafioz. Dëmi i madh është se ky cikël i të mësuarit me të keqen po kthehet në një standart moral për gjithë shqiptarët. Dhe ky do të jetë ai deformim gjenetik moral, të cilin nuk do të ketë ilaç ti bëjë derman, dhe e vetmja trashëgimi për të cilën Edi Rama do të mbahet mend.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.