Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ben Blushi hedh “silurin” e radhës

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përveç Vangush Dakos në Durrës  dhe Keti Bazhdarit në  Shkoder që e kanë të sigurtë rikandidimin, të tjerët e kanë emrin akoma me “laps”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste, përveç Shkodrës, janë mbajtur në konspiracion të plotë nga selia rozë. Më saktë nga Edi Rama. Përveç kreut të PS asnjë nuk di gjë tamam. Përjashtuar kryetarin aktual të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako  që e ka të sigurtë rikandidimin dhe Keti Bazhdarit në Shkoder, asnjë prej 59 emrave të tjerë publiku nuk ka asnjë informacion. As vetë në kupolën partiake nuk dijnë gjë . Kushdo që thotë se e di se kush kandidon në iks qytet veçse gënjen veten. Në mëngjes qarkullojnë një soj emra kandidatësh, në drekë rrëzohen, kurse në darkë prapë mund të jenë! Në media shfaqen sondazhe që më shumë tregojnë dëshirën e vet personazheve të PS për të kandiduar sesa qëndrimin zyrtar të partisë. Jemi gati një muaj larg fushatës dhe votuesit nuk dinë ende se për cilin apo cilën do votojnë. Me pushtetin që u është dhënë kryebashkiakëve nga ndarja e re territoriale nuk flitet më për drejtues lokalë, por për “guvernator” rajonesh që do kenë buxhete marramendëse dhe fatet e dhjetra apo qindra mijë banorëve në duar. Mbajtja sekret e kandidatëve deri në minutën e fundit, kur afatet ligjore nuk e lejon rishikimin e tyre, pritet ta vendosë opinionin para faktit të kryer. Natyrisht që ka taktika elektorale, porse me elektoratin nuk mund të ketë mbyllje deri në minutën e fundit derisa ta vendosësh votuesin tënd  para faktit të kryer, siç u bë me zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013, kur siç po del këto ditë, u futën në lista emra deputetësh me CV kriminale. Në dy kampet politike. Porse në kampin e selisë blu nuk ia mban njeriu të flasë apo kundërshtoj Bashën e Berishën. Ndërsa në selinë rozë, ndonëse ka autoritet të pa diskutueshëm Edi Rama përsëri shkalla e demokracisë nuk është cunguar, edhe flasin kundër  kryetarit.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Një situatë e tillë ka sjellë dhe shqetësime brenda grupit parlamentar të selisë rozë. Deputeti Ben Blushi ka kritikuar dje Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, lidhur me procedurën e ndjekur për përzgjedhjen e kandidatëve. Ndryshe nga të tjerët që po e pranojnë procesin si të mirëqenë, Blushi nuk ka kursyer rezervat. Madje më shumë se kaq, Blushi ka siluruar kryetarin e Partisë Socialiste. Sipas tij, kandidatët nuk janë të PS-së, por të kryetarit të saj Edi Rama. “Është shumë vonë, emrat duhet të kishin dalë. Duhet më shumë transparencë. Ata nuk janë kandidatë të PS-së, por të një njeriu të vetëm”,- deklaroi Blushi. Një kritikë e tillë edhe pse me pak rreshta, e bërë nga një emër i spikatur i së majtës si Blushi, flet më shumë për atë që po zhvillohet brenda partisë më të madhe në pushtet me përzgjedhjen e kandidaturave për kryetarët e bashkive. Kryesocialisti Rama ka zhvilluar takime me aleatët dhe deputetët e qarqeve, ku është folur për parimet sesi duhen zgjedhur kandidatët, por emra konkretë nuk kanë dalë. Kjo seri takimesh është cilësuar si një fazë e hapjes së diskutimeve, por siç tha dje Blushi, transparenca ka munguar. Për më tepër, kur një prej figurave kryesore të së majtë dhe Kryesisë së PS-së flet për kandidatë të zgjedhur vetëm nga Kryetari, gjithë procesi rezulton të ketë qenë me konsultime në qark të mbyllur. Të paktën këtë la të kuptohej dje deputeti Blushi, duke lëshuar silurin e radhës ndaj Kreut të PS, njëherazi dhe kryeministër i vendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Teksa deputetët e tjerë nuk pranojnë të flasin për procesin, duke mbetur në pritje deri në minutën e fundit se mos emrat e kandidatëve që kanë propozuar tek Kryetari do të merren parasysh, apo thjesht nuk duan ta prishin miqësinë me Ramën, doli  dje Blushi dhe tha një të vërtetë të hidhur. “Kandidatët nuk janë të PS, por vetëm të Kryetarit”.  Pra, praktikisht forumet e partisë nuk po funksionojnë dhe kjo është diçka që nuk duhet të shqetësojë vetëm Blushin, por edhe të tjerë në selinë rozë. Blushi duket se është i vetmi që ka guximin të thotë ca të vërteta për të cilat të tjerët heshtin në partinë më të madhe në mazhorancë. Deklarata e djeshme nuk është siluri i vetëm. Në po të njëjtën mënyrë ka kritikuar disa nga reformat e qeverisë. E para ishte ajo për nisjen e fushatës së energjisë me arrestime që goditën në pjesën më të madhe qytetarët që ishin në gjendje të vështirë ekonomike. Po ashtu, kritikat nuk munguan edhe për përmbytjet që u shkaktuan gjatë këtij viti në jug të vendit. Ndërsa qëndrimet më të ashpra ishin ato pas dorëheqjes së kreut të Bashkisë së Pogradecit, sipas Blushit, një largim i kërkuar nga Rama për t’i hapur rrugën kandidatit që kërkonte kryetari. Me të njëjtin ton, Blushi do të ndërhynte dhe në sherrin mes Edi Ramës dhe Tom Doshit, duke u shprehur se kjo ishte “një miqësi personale e prishur ”, por me kosto të madhe për PS-në. Për këto qëndrime, Blushi ka marrë dhe pasojat. Në media nuk kanë munguar dhe shigjetat e kolegëve të tij socialistë, që duket se kanë pasur mbështetjen e Edi Ramës. Ndërsa vetë Rama nuk pa pranuar të komentojë me fjalë, por gjithnjë e më shumë e ka larguar nga vendimmarrja në PS dhe nga pushteti qeverisës, po se po. Në të vertetë një qeveri nuk mund të gjykohet  kur akoma nuk ka bërë dy vite në qeverisje, ndonëse dielli duket që në mengjez,thotë populli. Por kur flet Ben Blushi, që e njeh mirë nga brenda PS-në dhe që siç e paracaktojnë analistët si numri dy në selinë rozë në sensin e vlerave, ka mundësi që e majta të marrë kosto të madhe në votat me 21 qërshor. E jo vetëm për mungesën e transparencës në emrat kandidatë,por mbi të gjithë në disa reforma qeverisëse,pavarësisht se një qeverisje e mirë merr kosto kur synon reforma drastike ligjore.

 Gjithsesi edhe një “silurë”e lëshoi dje Ben  Blushi! Por kryeministri mjeshtrisht i ka ikur një debati-duel me Blushin; dikur miq,tani paksa si armiq e nesër kushedi prapë miq.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 2 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 10 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 16 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 36 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.