Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Beteja e fundit për TEATRIN KOMBËTAR

Editorial
E enjte, 19 Gusht 2021 16:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Qamil Xhani.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

-Kundërshtarët e ndërtimit të Teatrit të ri si Maks Velo, Arben Biçoku, Besnik Aliaj e të tjerë duan që Presidenti të mos e dekretojë ligjin për Teatrin. Si do vendosë Presidenti? Askush nuk e di!

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

-Presidenti Meta, pasi ka dëgjuar të gjitha palët, ku edhe opozita është përfshirë fort politikisht, do të jap vërdiktin si Kryetar Shteti, ndërkohë që të mëdhënjtë e Teatrit, por dhe artistë me emër si Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Altin Basha, Artan Imami, Zamira Kita, Leart Vasili, Gëzim Kame, Josif Papagjoni, Ahmet Pasha e plot 80 artistë të tjerë kërkojnë një Teatër të ri, mu mbi rrënojat e të vjetrit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këto ditë po konsumohet beteja e fundit për çështjen e Teatrit Kombëtar. Palët, ata që janë kundër shembjes së godinës ekzistuese dhe artistët që janë për ndërtimin e një godine të re më moderne po luftojnë me peticione, thirrje, apele publike, secili për të bindur opinionin se ka të drejtë. Të gjithë me sytë te Presidenti i Republikës. Pas miratimit të ligjit në Teatrin Kombëtar është kryetari i Shtetit , i cili jep verdiktin për të pranuar ose jo ligjin në fjalë. Edhe pse kthimi i një ligji nga Presidenti mund të sjellë sërish miratimin e tij nga mazhoranca, qëndrimi i kreut të shtetit ka rëndësi për të përcaktuar se nga anon e drejta. Në qëndrimin që ka mbajtur për këtë ligj kreu i shtetit ka deklaruar se do të dëgjoj të gjithë zërat dhe do të trajtojë me mjaft objektivitet këtë çështje. Ndaj dhe dy palët kanë shtuar ritmin e peticioneve dhe firmave në adresë të Presidencës dhe institucioneve të tjera, vendase dhe të huaja, “pro” dhe “kundër” teatrit të ri.

Dje më shumë se 80 artistë që janë pro ndërtimit të një godine të re të Teatrit Kombëtar kanë firmosur një peticion ku i kërkojnë kreut të shtetit miratimin e ligjit. “Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës. Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion, ku janë listuar më pas emrat dhe firmat e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve më të njohur të artit skenik shqiptar”,- thuhet në peticionin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Mes firmëtarëve bien në sy emrat e artistëve më të mëdhenj të skenës shqiptare si; Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, por edhe djali i të madhit Kadri Roshi, Kliti Roshi, regjisori Spiro Duni, aktorët Artan Imami, Sotiraq Bratko, Zamira Kita e shumë të tjerë. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe emra të rinj të artit, por mjaft të njohur për publikun. Në kërkesën e tyre, artistët japin gjithë argumentet se përse arti skenik shqiptar meriton një godinë më të denjë dhe me kushte moderne për të qenë një qendër artistike me rëndësi për gjithë shqiptarët në rajon.

Pas listës së artistëve që kërkojnë një Teatër të ri Kombëtar, në media u shpërnda lista e oponentëve të projektit të ri. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit publikoi emrat e artistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që kanë disa muaj që kundërshtojnë planet dhe ligjin për ndërtimin e një objekti të ri. Sipas firmëtarëve, mes të cilëve ka emra të spikatur si arkitekti Maks Velo, për shkak të vlerave historike që ka godina ekzistuese ajo nuk duhet të shembet. Në listën e atyre që mbrojnë godinë e vjetër bien në sy emra arkitektësh, urbanistësh, ish-politikanë, por shumë pak artistë dhe aktorë që njohin problematikën reale që ka sot godina për funksionin parësor të saj që janë shfaqet dhe teatri. Në argumentet e tyre theksohen vlerat historike të godinës, të cilat qëndrojnë, por problemi i artistëve është se kjo godinë është e papërshtatshme për shfaqje dhe ky është thelbi i debatit artistik. Pjesa tjetër e debatit, ajo për ligjin dhe mënyrën si po operohet është politike dhe në këtë pikë partitë nuk kanë humbur kohë të përfshihen në sherr. Opozita është bërë pjesë e protestave kundër prishjes së Teatrit Kombëtar ekzistues duke e trajtuar çështjen në këndvështrimin e marrjes së pronës publike në mënyrë të jashtëligjshme nga qeveria. Ndërkohë që Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, si palët që japin garanci për projektin, thonë se kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një objekt të ri, modern dhe sipas standardeve që kanë vendet e tjera. Çështja e teatrit ka qenë objekt i debateve të zgjatura në Kuvend, të cilat vazhduan edhe dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, pavarësisht akuzave dhe kritikave nga opozita, tha se Teatri i ri do të ndërtohet dhe kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur edhe vlerat historike dhe për të zhvilluar artin e sotëm.

Presidenti Meta edhe pak ditë dhe duhet të jap një verdikt ose e kalon në heshtje ligjin, që quhet pranim kushtetues, por jo moralisht i kënaqur me këtë zgjidhje të debatueshme.

Presidenti Meta, pasi ka dëgjuar të gjitha palët, ku edhe opozita është përfshirë fort politikisht, do të jap vërdiktin si Kryetar Shteti, ndërkohë që të mëdhënjtë e Teatrit, por dhe artistë me emër si Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Altin Basha, Artan Imami, Zamira Kita, Leart Vasili, Gëzim Kame, Josif Papagjoni, Ahmet Pasha e plot 80 artistë të tjerë kërkojnë një Teatër të ri, mu mbi rrënojat e të vjetrit.

Kundërshtarët e ndërtimit të Teatrit të ri si Maks Velo, Arben Biçoku, Besnik Aliaj e të tjerë duan që Presidenti të mos e dekretojë ligjin për Teatrin.

Si do vendosë Presidenti? Askush nuk e di!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.