Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë i kompromenton socialistët në debatin për ÇEZ

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 15:02
Çfarë i kompromenton socialistët në debatin për ÇEZ
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Socialistët nuk janë fajtorë për atë që ka ndodhur në ÇEZ në vitet 2010­ 2013, kur qeveria e kryeministrit Sali Berisha, e kapur nga klientët e saj, është detyruar të ulë çmimin e energjisë që i shiste ÇEZ­it dhe të favorizonte plus kësaj, kompanitë ndërmjetëse për këtë zhvatje. Por, ata janë përgjegjës, që një person kyç në këto afera, në atë kohë këshilltar i kryetarit të ERE­s dhe bashkëpronar me të akuzuarin kryesor Kastriot Ismailaj, e kanë sot drejtor të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike (ERE). Petrit Ahmeti, sipas të gjithë dokumenteve që gazeta disponon, ka qenë njeriu që Ismailaj ka përdorur për të themeluar kompaninë e tij ndërmjetëse. Ai po ashtu është bashkëpronar, së bashku me Ismailaj, në kompaninë “ASSET shpk” dhe rezulton nga dëshmitë e dhëna në Pragë, se është personi kyç që ka ndikuar tek ERE për uljen e çmimit në favor të ÇEZ. Nuk dua të dyshoj për aftësitë e tij profesionale, por nga ky debat, rezulton se Sali Berisha dhe Ridvan Bode janë gjunjëzuar para një oferte korruptive, pjesë e së cilës ka qenë dhe ky person. Tashmë ky person është njeriu kyç në krye të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, emëruar nga socialistët. Pas gjithë këtij debati, të cilit opozita i dha flakë, jo për të zbuluar korrupsionin, por për të prodhuar politikë përmes diversionit kundër koalicionit, socialistët janë përgjegjës pasi i kanë dhënë këtij personi kyç në këtë histori, pushtetin tek Enti Rregullator i Energjisë. Duke mos qenë fajtor për çfarë ka ndodhur, socialistët duhet të dëshmojnë se janë gati t’i presin këto fije korruptive dhe duhet të shkarkojnë drejtorin aktual të ERE­së, Petrit Ahmetin, meqë ai, gjatë gjithë kësaj kohe po sillet sikur nuk ekziston dhe sikur nuk flitet për të, për ortakun e tij dhe deri për vëllain e tij. Madje heshtja e tij dhe heshtja ndaj tij, të bën të dyshosh se zhurma pas artikullit të BIRN u programua që të shmangte të vetmin person kyç në sistem që ka lidhje me këtë histori. Ne flasim nga mëngjesi në darkë për Kastriot Ismailaj, i cili është në burg e po gjykohet, flasim për Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilin ish­ ambasadori e ka paraqitur si mbështetës të një prej shtatë kompanive, por nuk flasim për personin që ishte ortak me Ismailaj, që ishte këshilltar i kryetarit të ERE­së, personin që mendohet se ka devijuar rreth 160 milion lekë në llogarinë e një shoqërie ku është pronar i vëllai i tij, ish­kryeministri Vilson Ahmeti, dhe mbi të gjitha, personi që është sot kryetar i ERE­së. Socialistët, minimumi duhet t’i kërkojnë dorëheqje njeriut të tyre, me qëllim që të jenë të lirë dhe pa interesa në këtë hetim, i cili duhet të shkojë deri në fund. Nëse nuk e bëjnë këtë, i gjithë ky debat bie era diversion banal dhe nuk ka në qendër korrupsionin, por presionin politik. Nga ana tjetër, vet emërimi i Petrit Ahmetit në krye të ERE nga socialistët, është një dëshmi se pushteti i ri është kapur sapo ka ardhur. Nuk e di kush e ka bërë propozimin e tij, por shikohet qartë se klanet e vjetra që zhvatën shtetin për llogari të ÇEZ­it, janë shumë komodë me qeverinë e re, madje edhe të privilegjuar të tyre. Qoftë dhe për këtë defekt të rëndë politik, socialistët duhet të tërheqin mbështetjen për Ahmetin. Nga gjithë faktet që ne kemi, qysh nga konsulenca e tij për kompanitë seksere, konsulencat për studimin e tregut në favor të ÇEZ­it, e deri tek ortakllëku me Kastriot Ismailaj, tregojnë se socialistët kanë importuar në pushtetin e tyre, gjysmën e Kastriot Ismailaj dhe nëse nuk distancohen prej tij, gjithë debati bëhet pis dhe ata kthehen në bashkëfajtor për një krim që nuk e kanë bërë, vetëm se dikush prej tyre është kapur që ditën e parë të pushtetit nga mafia e vjetër e Berishës. Që ky proces të hetohet deri në fund dhe që të kuptohet se historia e një shkrimi nuk u përdor për diversione, presione apo komplote politike, por për të luftuar korrupsionin, socialistët duhet të provojnë se janë jashtë çdo interesi politik në këtë debat dhe të kërkojnë dorëheqjen e një zyrtari të lartë të tyre, që është në qendër të këtij pisllëku. Nuk ka asnjë fakt që Petrit Ahmeti ka kryer ndonjë vepër penale apo ka abuzuar me ligjin, por është pjesë e historisë së kapjes së shtetit nga ÇEZ­i dhe qoftë dhe për këtë arsye të vetme, socialistët nuk kanë pse e gradojnë atë në krye të ERE. Ka dhjetëra ekspertë socialistë që meritojnë të shkojnë kryetar të ERE­s, ka dhjetëra specialistë të aftë dhe të papërzier me historira sekserësh të kohës së Berishës, që mund ta bëjnë atë punë. Nuk ka pse të zgjidhet prej socialistëve, bash ai që ka qenë në qendër të këtij pisllëku. Pas kësaj, do të jenë më të lirë të bëjnë betejë kundër Berishës e Bodes në atë histori, nëse e kanë vërtetë seriozisht! Në të kundërt, ata që e mbrojnë, ata janë bashkësponsorizues të anës politike të këtij debati, i cili meriton t’u kushtojë shumë socialistëve

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 49 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 50 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 52 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 53 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.