Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Diplomati Agim Nesho: Që hija e Lukashenkos të mos zbresë në Shqipëri

Diplomati Agim Nesho: Që hija e Lukashenkos të mos zbresë në Shqipëri

Editorial
E premte, 9 Tetor 2020 14:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ng Agim Nesho (Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB)
Sot bota po përjeton një valë tjetër të rënies së nivelit të demokracisë. Frika nga globalizimi, pasiguria për punë dhe jetesë, fenomenet e cikleve të ekonomisë që sjellin recesion, problemet e emigracionit, konfliktet etnike, kanë rritur tendencat për rritjen e populizmit dhe nacionalizmit në botë.

Ky populizëm dhe nacionalizëm është kapur kryesisht nga lëvizjet e djathta si alternativë për qeverisje duke u kthyer tek nativizmi, identiteti kombëtar, fryma anti-globaliste, izolacionizmi dhe lëvizjet ‘anti-establishment’.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Fryma populiste dhe nacionaliste si dhe kriza e rëndë e pandemisë Covid-19 ka gjallëruar dhe shtyrë interesat e liderëve autoritarë për pushtet të pakufizuar. Ndryshe nga populizmi dhe nacionalizmi në demokracitë e konsoliduara perëndimore, ku axhenda e tyre përcaktohet nga grupet e interesuara dhe kontrollohet nga ekuilibrat e pushteteve (check and balance) në shoqëritë Lindore, Euro-Aziatike dhe më gjerë autoritarizmi mbështetet në pushtetin absolut të liderit, që ka ardhur në pushtet me votë popullore dhe beson në vlerat e pazëvendësueshme të cilësive të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rasti i Shqipërisë është pjesë e skenarit Lindor, kur lideri duke kapur institucionet e shtetit dhe nëpërkëmbur demokracinë funksionale kërkon të përjetojë pushtet të pakufizuar. Duke folur për liderët autoritarë, historiani i shquar Niall Ferguson thotë se këta liderë kërkojnë të mbajnë pushtetin duke shtypur opozitën dhe arrijnë deri aty sa ndryshojnë edhe Kushtetutën për të ligjëruar mbajtjen e pushtetit. Shqipëria është një rast perfekt i shkarjes nga demokracia dhe rikthimit në regjim autoritar.

Problemet lidhur me shtetin ligjor dhe funksionimin e demokracisë kanë kohë që janë shfaqur në qeverisjen e shtetit Shqiptar, i cili ka bërë hapa mbrapa në indekset kryesore të lirisë së shtypit, funksionimit të demokracisë, rënies së investimeve të huaja si shkak i korrupsionit dhe mungesës së stabilitetit. Institucionet e shtetit janë kapur, duke përfshirë edhe Parlamentin, i cili është kthyer në një noter të thjeshtë dhe të bindur të ekzekutivit.

Kjo situatë, e cila ka çuar në zvenitje të demokracisë dhe rënien e Republikës është evidentuar nga 15 kushtet që Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian i kanë vënë Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave si vend kandidat. Reagimet e opozitës dhe opinionit publik janë anashkaluar për hir të stabilitetit dhe ndalimit të precedentëve negativë për ndryshimin e regjimeve jashtë lojës institucionale.

Në një sens, indiferenca e ndërkombëtareve apo frika nga ndryshimi kanë sjellë si rezultat mbajtjen në pushtet të një regjimi jo-popullor. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri është mbajtja e një regjimi hibrid, i cili duke luajtur kartën klienteliste për të përmbushur kërkesat e fuqive të mëdha, i mundësonte vetes të jetonte midis skemave të rrezikshme gjeopolitike apo presioneve të bëra prej tij për alternativa të tjera.

Për regjimin, pjesa më e vështirë për të mbijetuar është prishja e kontratës sociale me popullin, që kërkon integrimin e vendit në BE dhe konsolidimin e qëndrimit se Shqipëria gjithmonë do t’i përkasë civilizimit perëndimor. Prandaj për të është e rëndësishme të shfaqet si pro-europian dhe ruajtës të parimeve demokratike.

Ai pretendon se do të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por nuk realizon asnjë kërkesë për plotësimin e kritereve europiane. Ai nuk ka dënuar krimin elektoral të vitit 2017, kërkon të kontrollojë median e lirë, ka marrë në kontroll reformën në drejtësi dhe e ka lënë vendin pa organet kryesore të drejtësisë, të nevojshme për të sjellë balancën e pushtetit.

Një regjim i pretenduar demokratik pa transparencë me opinionin publik, pa llogaridhënie, me korrupsion dhe lidhje të politikës me elemente të krimit të organizuar, ku shteti është i kapur dhe institucionet kontrollohen nga një njeri, duket më tepër si një eksperiment për të përshtatur demokracinë Europiane me konceptet anadollake të drejtimit të shtetit.

Bashkimi Europian dhe sidomos Gjermania e kuptuan me vonesë situatën reale në Shqipëri dhe insistuan për një fillim të ri që do të vinte nga plotësimi i kushteve për integrimin europian. Për regjimin, pranimi i kompromisit të 5 Qershorit për reformën zgjedhore me opozitën ishte një detyrim nga presioni ndërkombëtar dhe një dobësi nga humbja drastike e përkrahjes së opinionit publik.

Ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe prishja e konsensusit tregon se regjimi autokratik po mendon të fitojë zgjedhjet në çdo formë dhe mjet. Analisti i shquar Fatos Lubonja paralajmëron për një masakër elektorale në zgjedhjet e ardhshme. Opinioni publik gjithnjë e më shumë po shprehet hapur kundër regjimit, i cili përveç abuzimeve me pushtetin dhe pronën publike po i mohon vendit futjen në Bashkimin Europian.

Në këtë përplasje të ardhshme për rivendosjen e demokracisë dhe balancave të pushteteve, ndeshja po zhvillohet pa një arbitër të vendosur. Edhe në përpjekjen e fundit të Europës dhe SHBA-së për një kompromis midis palëve, arbitri nuk po mban përgjegjësi për vetë iniciativën e tij. Shqipëria ka nevojë për sinjale të qarta, vendosmëri dhe përkrahje për nevojën që ka për t’ju bashkuar perëndimit dhe demokracisë.

Para disa kohësh përjetuam reagimin popullor në Bjellorusi kundër vjedhjes së votës nga regjimi i Lukashenkos, dhe më vonë reagimin popullor në Kirgistan në mbrojtje të votës së lirë. Një reagim qytetar për të drejtën e popullit për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shpresojmë që Shqipëria të mos jetë rasti i shfaqjes të këtij fenomeni të deformimit të votës së lirë në Ballkan. Shenjat janë të qarta, regjimi autoritar është dukshëm në favor të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, ndërsa populli kërkon ndryshim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.