Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Duhet bërë drejtësi Perendimore në Shqipëri

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 15:02
Duhet bërë drejtësi Perendimore në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Donald Lu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E dimë që populli shqiptar sot nuk i beson sistemit të tij të drejtësisë. Kemi kaluar muaj të tërë duke folur për gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe të paaftë dhe për një sistem ku të duhet të paguash para për të marrë drejtësi. Jemi këtu sot për të folur për njerëzit që po punojnë në heshtje për ta ndryshuar këtë sistem, për ta bërë më të vështirë kërkimin e rryshfetit, për të publikuar emrat e zyrtarëve të korruptuar dhe për të edukuar gjykatësit, avokatët e prokurorët mbi standartet ndërkombëtare. USAID ka shpenzuar rreth dhjetë milionë dollarë gjatë pesë viteve të fundit në mbështetje të Projektit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë (JuST). Qëllimi i këtij projekti ka qenë forcimi i aktivistëve shqiptarë të OJQ­ve, gazetarëve të pavarur, zyrtarëve të gjykatave dhe profesorëve që të punojnë për ndryshimin. Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë për ta pastruar sistemin e saj të drejtësisë. Sot do të dëgjoni shumë prej historive të suksesit që na japin shpresë se gjendja po ndryshon në të mirë të reformës.  Pesë vite më parë asnjë seancë gjyqësore në Shqipëri nuk regjistrohej. Sot regjistrohen tetëdhjetë për qind e tyre dhe Ministria e Drejtësisë e Këshilli i Lartë i Drejtësisë po nxisin që të arrihet në njëqind për qind. Kjo u sjell gjykatave më shumë transparancë. Pesë vite më parë, një çështje penale në Korçë ose në Krujë kërkonte zhvillimin e nëntë seancave gjyqësore për marrjen e një vendimi. Sot, nevojiten vetëm tre seanca gjyqësore falë teknikave të prezantuara të menaxhimit aktiv të çëshjeve gjyqësore. Kjo u jep njerëzve drejtësi pak më shpejt. Gjatë pesë viteve të fundit, JuST ka mbështetur Gazetarët Shqiptarë për Drejtësinë për krijimin e një faqeje interneti të pavarur për botimin pa censurë ose ndërhyrje të artikujve dhe të kryeartikujve. Kjo lejon kritikën e hapur, e cila mund të ndihmojë në sjelljen e ndryshimit. Më lejoni të falenderoj drejtorin e JuST Jay Carver dhe personelin e tij shumë të talentuar. Ata kanë punuar me çdo gjykatës, sekretar gjykate, profesionist të teknologjisë së informacionit në gjykatë dhe kancelar gjykate në vend për ta bërë këtë projekt të suksesshëm. Jemi krenarë për arritjet e shumta të këtij programi novator përgjatë pesë viteve të shkuara. Presim me kënaqësi të vazhdojmë punën tonë në sektorin e drejtësisë dhe mbështetjen për një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi. Populli shqiptar meriton të ketë një sistem drejtësie të ndershëm, të drejtë dhe të pavarur. Programi JuST e ka ndihmuar Shqipërinë të lëvizë më pranë këtij qëllimi.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

*Fjala e ambasadorit të SHBA në ceremoninë e mbylljes së Projektit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 49 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 50 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 51 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 53 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.