Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fantazma Tiranë – Beograd – Moskë

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:32
Fantazma Tiranë – Beograd – Moskë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Frrok Çupi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shumë njerëz kur dëgjojnë kryeministrin aktual të Shqipërisë që flet rreth politikës europiane të vendit, menjëherë pyesin e thonë: "Po ky, kaq pak di?".

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ka shumë, ose shumica e njerëzve janë të mirë, prandaj të keqen e fusin në zarfin e "të paditurit" dhe e lënë mënjanë. Kjo është mënyra më e mirë, jo për të falur, por për të harruar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria e Tiranës, qysh prej kohësh, është shfaqur si një "mistrece kundër Europës", por herët e fundit kur u manifestua "Shqipëria e madhe dhe e bashkuar me Kosovën", Bashkimi Europian qe i detyruar të lëvizte pak kurrizin e të mos duronte më.

Paragjykimi se "kryeministri kaq di", e ka një bazë, por jo në këtë rast. Sepse Edi Rama, i rritur në një ambient blloku byrosit, në zverk të "popullit punëtor" siç thoshte Partia, qysh në fëmijëri ishte edukuar me idenë se "jeta merret lehtë, jam në mjaltë, nuk kam nevojë për punë". Kështu e kaloi ky, si edhe të tjerë bllokistë, punën e shkollimit e të mençurimit. Nuk u bë kurrë as minimumi i profesionit që mori në shkollë. Mediokër e i lig si në bllok… Gjithë ky "kualitet" është mbrutjur edhe në kualitetin e tij si kryeministër. Ai vërtet nuk di.

Por kjo nuk ka lidhje me shkelmat e tij shumë të studiuar kundër Europës.

Provokimi se po punojmë bashkë me Thaçin për Shqipërinë e Madhe e të bashkuar me Kosovën, ishte i fundit. Por ishte aq shumë i studiuar. Deklarata u bë në territoret e ish- Jugosllavisë, në Malin e Zi. Intervistuesi, një gazetar kosovar, është njohës i mirë i gjuhës serbe dhe bash për këtë arsye ai e kërkoi frazën- bombë prej kryeministrit (dhe mikut të tij) të Shqipërisë, si një mesazh që do ta transmetonte personalisht për në Veri të Ulqinit ku u mbajt intervista.

Por këto nuk janë arsyet kryesore të tehut anti- europian të deklaratës. Beogradi po e priste njësoj siç pret media një lajm të parapërgatitur. Brenda pak minutash qeveria serbe bëri sikur u mërzit dhe i kërkoi Bashkimit Europian "o ndalni këtë luftënxitës, o ne do të reagojmë". Në fakt, në këtë mënyrë qeveria e Serbisë bashkoi zërin e saj me "luftënxitësin shqiptar", por kundër Bashkimit Europian.

Çfarë do të bënte qeveria e Serbisë sikur BE të mos reagonte kundër Tiranës?

Sigurisht, të gjithë e dinë: Do të merrte edhe një shkak më shumë për të shkuar në prehrin e Moskës.

Po sikur BE të reagonte ashpër kundër "luftënxitësit" të Tiranës?

Edhe në këtë rast, qeveria e Tiranës do të bënte pak centimetra në drejtim të Moskës, meqë "Europa që ka nevojë për ne, edhe po na qorton". Ideja e Edi Ramës, se ne kemi nevojë për Europën, aq sa "Europa ka nevojë për ne", edhe pse ide shumë enveriste, është shtruar me qëllim që sot të ishte gati "të zemërohet me Bashkimin Europian", sapo BE t'i tërheqë veshin.

Ka një rrugë të gjatë që po përgatitet që qeveria e re socialiste (ish- komuniste) e Tiranës, të anojë për nga Moska. Të gjitha gjasat atje të çojnë, qoftë edhe për faktin themelor se këta po ringjallin sjelljet kryesore të origjinës komuniste.

Por konkretisht, Edi Rama, si kryeministër, ka marrë rolin e "shakaxhiut" mes kryeministrave të vendeve aspirante për në Europë. Jo pa qëllim e ka ndërtuar këtë portret. Dhe jo pa qëllim ky "luftënxitës" shqiptar zbret në aeroportet e botës, i veshur alias Hugo Chavez. Me këtë rast "zhvishet" nga kostumi klasik i komunistëve enverist shqiptar duke u dëshmuar trendy.

Në anën tjetër i lë botës për të nënkuptuar se "çfarëdo them, e them si shakaxhi dhe si mjeshtër i veshjes lirshëm". Me këtë koperturë ka luajtur si Serbia edhe Moska. Por me sa duket, ky është vetë stili i zgjedhur për t'u kamufluar. Rasti më i fundit ishte darka pas ndeshjes me dron në Beograd. Pasi Rama "bëri luftë nacionaliste" me kryeministrin e Serbisë, zhveshi kostumin klasik dhe u shtrua në një darkë marramendëse ku bëheshin shakatë kundër Europës. Aty u tha prapë se "Europa ka nevojë për ne (shqiptarë e serbë), aq sa ne kemi nevojë për atë".

Që në momentin e parë kur qeveria thuajse socialiste e Tiranës erdhi në pushtet, që në atë moment nisi "rrethimin" e Europës, ose ndryshimin e radarit të Tiranës në drejtim të Lindjes. Që në takimin e Prizrenit, kryeministri Thaçi dhe kryeministri Rama i garantuan presidentit turk Erdogan (një nga katër autokratët e botës moderne), se "Kosova është Turqi" dhe se Shqipëria e ka dorën të shtrirë drejt ëndrrës Otomamike të Erdogan.

Padyshim, kuptimi i parë nuk ishte kuptim ekonomik, siç edhe tentuan ta thonë, por kuptim i radhimit përsëri në drejtim të Lindjes. Pak nga pak Tirana është kthyer me busull nga Moska, madje edhe në rastin kur haptazi deklaroi afrim të ngrohtë me Pekinin.

Pas deklaratave megalo- otomane në Prizren, kryeministri i Shqipërisë i dha një grusht të rëndë idesë së kancelares gjermane Merkel për të vënë një bllok ballkano- perendimor kundër ekspansionit të Moskës drejt Ukrainës dhe Europës. Në grindjen e bujshme të Ramës me Vuçiç në Beograd, u konstatua haptazi se "ne ballkanikët nuk jemi të bashkuar rreth Gjermanisë (Europë), por në një drejtim tjetër". Edhe grindja u shpik në mënyrë artificiale, veç sa për t'i thënë Moskës se "jemi të hapur".

Orientimi i këtyre ditëve i qeverisë greke të Tsipras drejt Moskës, i ka dhënë një shans ose krah tjetër qeverisë së Tiranës për të qenë "e guximshme" në drejtimin e Moskës. Aq më tepër që janë dy qeveri si dy pika ujë të ngjashme: Të dyja të majta dhe shumë të majta, të dyja jo aq të përgjegjshme për çfarë thonë e çfarë bëjnë.

Atëherë edhe devijimin drejt Moskës, qeveria e Tiranës do ta bëjë nën këtë logo: "Jo shumë të përgjegjshëm për çfarë themi e për çfarë bëjmë!". Kujtoni edhe rolin e shakaxhiut Rama nëpër kacelaritë e Europës.

Pra kështu po anohet Tirana në boshtin Athinë- Beograd e Moskë. Ja, ashtu si…. "të paditur dhe të papërgjegjshëm".

KOHA JONE

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 2 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 10 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 16 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 36 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.