Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fituam! Tani ç’të bëjmë?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Frrok Çupi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fituam!…. Kësaj here fituam një lojë futbolli, të rëndësishme, padyshim. Me këtë lojë fituam të drejtën që të shkojmë në Francë për një lojë tjetër futbolli…

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Sidoqoftë, fituam.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Festa ishte akoma më e madhe se fitorja. Në aeroportin e Rinasit, në sheshin "Nënë Tereza", në selinë e qeverisë, në selinë e Presidentit, në bulevard… Dje, pardje, një ditë para se pardje.

Dje festuam për ardhjen e fitores. Pardje fetuam për fitoren. Para dy ditësh festuam pse "fituam mbi popullin" e egër që "do të bënte terror kundër serbve". Bashkë me këtë "fitoi qytetaria!'. Këto u thanë të gjitha në podiume dhe ekrane, po prej qeverisë.

Dje u tha edhe një budallëk tjetër nga një udhëheqës, kryetar i Bashkisë së Tiranës. U tha se "tani shqiponjat bëhen gati të shtegtojnë drejt Parisit".  Udhëheqësi nuk di as a-në, nuk di se shqiponja nuk është dallëndyshe dhe nuk ështe në familjen e shtegtarëve! Festa erdhi dhe po ikën si një marrëzi.

Por fituam!…

Tani çfarë të bëjmë?!

Të gjithë ata që nuk kanë çfarë bëjnë, pyesin "çfarë të bëjmë?".

Kemi prapë fitore… ja që kemi çfarë bëjmë. Kemi përpara 25 Tetorin- festën e Dritave, kur Partia mëmë e këtyre që "fluturojnë si shqiponja" elektrifikoi gjithë vendin në vitin 1972. Disa kanë festën e lindjes së diktatorit, më 16 Tetor, ndërsa disa të tjerë kanë festën e fitores mbi diktatorin. (Njësoj si festa pro, dhe festa kundër; mendja humbet njësoj).  Po përgatiten festat e Nëntorit. Edhe këto- fitore! Fitorja e Luftës solli diktaturën komuniste, por prapë si fitore e festojnë të shtypurit dhe fitimtarët.

Pak para se të vijë Nëntori, me siguri, do të festohet për përmbytjet. Gjysma e Shqipërisë ndodhet nën ujë, e përmbytur nga inondatat e fundit; Fieri, Vlora, Lushnja, Gramshi, Skrapari, Erseka, Lezha… Dje, një nënë fierake u gjend në mes të ujit deri në grykë dhe kërkonte ndihmë; një fëmijë gjashtë muajsh u mbulua nga uji në krevat; një tjetër njeri vdiq nën ujë. Dje, teksa festohej fitoreja në selinë e qeverisë.

Prapë do të kemi fitore! Pas disa ditësh qeveria do të festojë fitoren pse nuk u mbytën aq shumë njerëz nga përmbytjet e fundit, dmth., më pak se sa aq…. Askush nuk e di sa.

… Ja pra që kemi ç'bëjmë kur nuk kemi ç'bëjmë.

Ka një lidhje të fuqishme mes fitores dhe vanitetit. Gjithë historia e boshllëkut dhe e të keqes i ka rrënjët në Fitore.

Po të kishim çfarë të bënim, nuk do të linim kokën pas fitores. Do të fitonim lojën e sportit e do të shkonim në punë. Por punë nuk ka. Këshilli i Europës në raportin e djeshëm tha se në Shqipëri ka rënë dramtikisht shifra e punësimit; nga 11 përqind që ishte (kur ishte keq), në diku te 4 përqind. Nuk ka punë…, atëherë qeveria feston fitoren.

Po të kishim ç'bënim, nuk do të kishim kohë për fitore. Qeveria do të ndodhej në vendin e fatkeqësive të popullit, aty ku janë përmbytur  njerëz, shtëpi, mjete, mall e bagëti. Çfarë, të shkojë qeveria atje?.. Qeveria sapo e ka shkurtuar buxhetin për fatkeqësitë e natyrës me 10 përqind më pak që nga viti 2013. Atje nuk ka show, atje nuk vishen kostume klass, atje nuk shfaqesh dot kryeministër mode, atje ka baltë dhe njerëz… Atëherë shpikim fitore në qendër.

Po të mos kishim fitore, atëherë do të zbuloheshin të gjitha. Do të zbulolhej varfëria që është rritur e po rritet. Shqipëria përmendet prej KE si vendi me ekonominë më të rrënuar në rajon. Shpenzimet familjare kanë rënë edhe 3 përqind, nga një nivel shumë i ulët që ishin. Njerëzit mendohen para bukës dhe para ilaçit. Jo para Fitores.

Edhe kur nuk ka fitore, fitorja sajohet.

Jemi një nga popujt që kemi vuajtur më shumë se kushdo prej fitoreve. Diktatori Hoxha e kishte personalizuar fjalën "fitore" dhe e thoshte ndryshe nga të gjithë, e thoshte jo "fitore", por "fitorje". Dukej si metali i shpatës që lëmohet prej përdorimit.

Kemi humbur jetë duke fituar. Kemi fituar mbi borgjezinë; mbi armikun e klasës; mbi vëllezërit armiq; mbi prindërit fanatikë; mbi kultin; mbi Zotin; mbi dëshirën për jetë të mirë; mbi barin; mbi inteligjencien; mbi liberalët; mbi ballistët e nacionalistët; mbi Perëndimin.

Regjimet e mbrapshta totalitare lindën mbi bazën e fitores. Qysh ditën e parë kur u ngjiz komunizmi, qysh atë ditë fjalët e para ishin "Fitore e diktaturës së proletariatit". Vetë Marksi dhe Englësi e gjetën të formuluar tezën e fitores që shkatërron njeriun.  Joseph Weidemeyer, bashkëkohës i Marksit, e kishte formuluar që në vitin 1845. Këta tanët që thonë se festojnë si të moderuar, në fakt janë aq të vjetër sa oficeri dhe gazetari Weidemeyer. Veçse teoricieni i Fitores së proletariatit e tha hapur se "nuk fitojnë të gjithë, por fitojnë veç disa". Disa fitojnë e disa shtypen përmes fitores së të tjerëve.

Këtu është ngushtuar shumë numri i të fituarve. Me fitoren fitojnë veç një grusht njerëz, ndoshta veç kryeministri me të tijët. Të tjerët i ha fitorja.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.