Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Idrizi me Ramën, Tahiri me Bashën

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Afrimi i zgjedhjeve dhe krijimi i koalicioneve ka bërë që forcat politike të bëjnë kapërcime nga më të pa imagjinueshme të kampeve politike. Aleatët historikë të Partisë Socialiste, Demokracia Sociale e Paskal Milos dhe Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit, dy emra që nuk i janë ndarë siglës së PS edhe në ditët më të vështira janë duke menduar seriozisht daljen në një koalicion më vete. Fryma e Re Demokratike, me kryetar ish-presidentin Bamir Topi dhe me anëtarë të Kryesisë emrat të njohur të Partisë Demokratike, prej tre ditësh ka gati listën e kandidatëve që do të votohen së bashku me socialistët. Madje në Kamëz është gati dhe kandidatura e ish-demokratit Sali Shehu, i cili do të votohet nga socialistët. Në këtë rast, kapërcim i Kastriot Islamit nuk ka pse të duket më si herezi apo lëvizje kamikaze politike. Partia Republikane, një nga më stoiket e kampit të djathtë këtë herë është duke mos e gjetur gjuhën e përbashkët me lidershipin e ri të PD-së. Praktikisht, nëse selia blu nuk miraton kandidatë të përbashkët, siç është rasti i Durrësit dhe posaçërisht vetëm Agron Dukën, republikanët mund të dalin më vete në zgjedhje. Parti të tjera, që gjithmonë kanë qenë nën hijen e demokratëve, po kërcënojnë  daljen me vete me shpresë së koalicioni i majtë është zemërgjerë dhe ka vend për të gjithë . Disa kryetarë, disa duan këshilltarë ndaj ka filluar pazari i Milotit në politikë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lëvizje të tilla nuk janë risi në politikën shqiptare. Era e pushtetit i ka joshur gjithmonë aleatët që të çojnë varkat me pak vota në krah anijeve të mëdha të partive kryesore. Numrat e koalicionit PS-LSI dhe ideja e përgjithshme se jeta në qeverisje e kësaj mazhorance do të jetë shumë e gjatë, ka bërë që radha e opozitarëve që duhen ti afrohen pushtetit të jetë e madhe në oborrin e PS-së. Numrat e votave të disa partive janë të papërfillshme në peshoren elektorale. Por më shumë se për numra këtu bëhet fjalë për frymë. Dhe fryma që mbizotëron është se opozita nuk po bind, pushteti u duket shumë larg, ndërsa qeverisja e sotme është e vetmja mënyrë për të marrë racionin e ndereve, vendeve të punës në administratë dhe ku i dihet edhe ndonjë favor tjetër.Dhe Edi Rama e bën me një nënqeshje të lehtë ironie për to, porse i pranon. I pranon se don jo vetëm të krijojë një ide se ai është,por edhe për të sakatuar opozitën e PD-së. Dhe duket se po e bën mirë sakatimin e saj, pavarësisht se është vetë lidërshipi blu që akoma nuk duket i qartë në koalicione. Deri tani nuk duket se po i drejtohet shoqërisë civile, porse vetëm militantëve. Ndërkohë ka plasaritje edhe një partie. Njeri është më Ramën e tjetri me Bashën, por janë në një parti.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Për të pasqyruar më mirë këtë situatë vlen vetëm shembulli i një partie. Çamët e grupuar në Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitetet janë modeli i dyzimeve dhe përçarjes, duke mbetur ca më mazhorancën dhe ca me opozitën. Dashamir Tahiri, një prej deputetëve që themeloi PDIU-në së bashku me Shpëtim Idrizin, dje ju bashkua mitingut të Partisë Demokratike në Vlorë. Ndërkohë që Tahir Muhedini, një nga deputetët e tjerë të kësaj force politike publikisht ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e koalicionit të majtë. Këto zhvillime ndodhën pasi Shpëtim Idrizi takoi kryeministrin dhe kreun e PS-së Edi Rama, duke i konfirmuar se votat e çamëve ishin për koalicionin e majtë në qeverisje. Teksa pritej që PDIU të reagonte për këtë rrjedhjeve të votave, dje nga selia e saj një deklaratë për mediat inkurajonte vendimin e qeverisë për gjetjen e personave të zhdukur gjatë diktaturës. A thua PDIU-së i janë “zhdukur” dy deputetë dhe pret t’ja gjejë mazhoranca?! Ironike! Në fakt Shpetim Idrizi është një politikan praktik por me orientim të majtë. Ndërsa çamët thuhet se janë të djathtë.Historia politike e Shpëtim Idrizit është e lidhur ngushtë me të majtën dhe PS. Ndaj dhe kthimi i tij tek selia rozë është deri diku i natyrshëm. Përveç faktit se nuk kthehet me votat e së majtës, por çon votat e së djathtës tek Partia Socialiste. Ndërsa Dashamir Tahiri është i djathtë, porse ka shumë vota në qarkun e Vlorës, djathtas e majtas. Dhe ai e di mirë se një koalicion me PS e LSI nuk ka më vend për atë në të ardhmen, pasi Shpetim Idrizi do ta marrë për vete racionin e Ramës. E njëjta gjë duket se vlen dhe për Tahirin Muhedini, që do të mbetet me gisht në gojë. Kur u bashkua me Idrizin, në vitin 2011 kishte një forcë politike të vetën, Partia për Drejtësi dhe Unitet e cila ishte më afër të djathtës. Sot si President i partisë që drejtohet nga Idrizi duket se nuk sheh të ardhme në koalicionin e majtë. Aq më pak që ka qenë gjithmonë kandidat në Tiranë. Këto dy “emigrime” të çamëve nga PDIU-ja, Idrizi duket se do i kompensojë më deputeten Demokrate Mesila Doda, hapësirat e të cilës në PD duket se po ngushtohen gjithnjë e më shumë. Pra ikja e Tahirit nga Idrizi do të kompensohet me deputeten karizmatike të PD-së ,e cila pret rastin që selia blu ta përjashtojë de jure,pasi de facto e ka lenë përtej oborrit të selisë blu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pazari politik duket se do i ndajë edhe një herë çamët, duke krijuar terrenin për të krijuar sërish dy forca politike. Një me Ramën dhe një me Bashën. Mundet edhe të bëjnë “pazarin çam” që marrin tortë edhe tek PS,por edhe revani në PD.

Lojë koalicionesh ! Ndërsa votuesit shikojnë liderët e tyre që në mëngjez pijnë kafen tek PD-ja dhe në darkë ngopen në restontantin e PS-së.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 2 minutash

Milano nën frikën e djegies e shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 2 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 11 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 19 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.