Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur Rama kërcënon Europën si intelektual i pavarur

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:59
Kur Rama kërcënon Europën si intelektual i pavarur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervista e kryeministrit nga Vjena për gazeten prestigjoze "Der Standard" të lë një shije të çuditshme. Edi Rama ka folur si një intelektual i pavarur ballkanik duke harruar se ai është kryeministër i një vendi të vogël dhe me shumë probleme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në bisedën e tij të riprodhuar nga shumë media (shiko lajme Lapsi.al), ai ngre disa teza që gëlojnë sot mes mendjeve më të ndritura të kontinentit. Një Europë që sillet më shumë taktikisht sesa strategjikisht, një kontinent i vjetër që e ka humbur busullën e orientimit, një politikë anti-emigracion që është e dënuar të dështojë sa herë që problemi kërkohet të zgjidhet në kufij dhe jo me amortizimin e shkaqeve në vendet e origjinës.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Si për ti shtuar sharmin dhe provokimin intelektual këtyre tezave, kryeministri ynë evokon gjakun e derdhur jo shumë kohë më parë në këtë rajon, duke mos harruar të kujtojë se nëse Europa vepron taktikisht dhe jo strategjikisht, ngjarje të tila mund të përsëriten. Ai nuk nguron gjithashtu të kërcënojë. Sipas Ramës të rijtë shqiptarë nuk kanë kohë të presin, prandaj, nëse Brukseli nuk e ndihmon shpejt vendin e tyre, ata do të dynden drejt kryeqyteteve Europiane pa patur durim të korrin frytet e reformave të Rilindjes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ti analizosh një nga një, të gjitha formulimet e Edi Ramës qëndrojnë. Pavarësisht nga fjalët e Merkelit apo Mogherinit perspektiva e zgjerimit tani është e zbehtë më shumë se kurrë. Evropa nuk di ç'të bëjë me Ballkanin perendimor, ashtu sikurse nuk di ç'të bëjë me krizën Ukrahinase dhe me atë greke. Rënia ekonomike, humbja e tregjeve, fuqizimi i lëvizjeve identitare e kanë bërë kontinentin e vjetër të Bismarkut dhe Klemansosë, De Golit dhe Adenauerit, pse jo Kohlit dhe Miteranit, të mendojë gjithnjë e me shumë lokalisht.

Prandaj të flasësh për një kontinent që e ka humbur aftësinë strategjike, për një ideal që vjen duke u zbehur për qytetarët e rajonit tonë -ashtu sikurse bën Edi Rama- as nuk është tabu dhe as nuk thua ndonjë të pavërtetë. As të bësh parashikime intelektualisht të rrezikshme, si mundësia e rikthimit të gjakderdhjes apo ajo e rritjes së valëve të azilantëve, nuk përbën ndonjë blasfemi.

Por, problemi qëndron se kryeministri ynë, këtë “guxim” prej dendi intelektual dhe jo prej shtetari, po e kthen në sjellje politike. Ai nuk e ka bërë atë një herë të vetme i grishur nga sindroma e pashërueshme e njerzve që janë mesuar të jetojnë me mendimin dhe fjalën. Ai po e kthen këtë provokim në normë. Edhe kur ka folur për bashkimin në formë tradicianale të kombit shqiptar nëse europa rrefuzon ta bashkojë në Bruksel edhe kur ka fshikulluar eksteremistët e djathtë që nxijnë imazhin e Shqipërisë në parlamentin e Strasburgut, ai ka qenë në të njëjtën linjë: në atë të atij që fajin e kërkon gjetkë.

Dhe këtu ka diçka që çalon. Jo për ndjenjë inferioriteti se një kryeministër i një vendi të vogël, të varfër, të korruptuar dhe të prapambetur, nuk ka të drejtë të thotë të vërtetat e tij. Jo aspak për këtë. Por për një zgjedhje që vetë Rama ka bërë, kur vendosi të flakë tej zhgunën e intelektualit, për të veshur atë të politikanit. Bashkë me këtë kapërcim ylberi (jo të parin në jetë), ai zgjodhi të ndërojë dhe vendin e gjykuesit me atë të të gjykuarit, kënaqësitë e mendimtarit të lirë me ato të pushtetit.

Ndaj sot Rama është në këtë pozicion të dytë. Ata që e kanë zgjedhur, shtetasit e qeverisur prej tij, parnerët në Bruksel, presin tjetër gjë.Ata nuk duan individin që kritikon nga liria e vetmisë së tij, ata duan shtetarin që mban përgjegjësi për ato që nuk ka bërë.

Ata e dinë se shumë shqiptarë largohen nga vendi pasi ata nuk e shohin Europën të afrohet me Shqipërinë, por ata dinë gjithashtu se për këtë përgjegjësia nuk duhet kërkuar vetëm në Bruksel. Për këtë ka përgjegjësi edhe vetë Edi Rama. Ka përgjegjësi qeverisja që nuk ka ngjallur shpresë, që ka rikthyer të njëjtën klientelë, që zhvillon të njëjtat tendera, që vjedh në të njëjtat dogana, që evazon njësoj në tatime, që ka të njëjtat lidhje me krimin dhe të njëjtin aleat kanceroz si brenda qeverisjes së djeshme. Pse pas dy vitesh qeveri të rilindjes, një shqiptar i pa punë dhe i pa shpresë duhet të ketë besim se do të shohë dritë në fund të tunelit, pasi ai vështron se si mëkati përsëritet në formë të njëjtë nga njerëz të ndryshëm?

Ata e dinë se kontinenti i vjetër tani për tani, për shkaqe të tij të brendëshme, nguron të na afrojë, por ata dinë gjithashtu se qeverisja aktuale nuk po bën asgjë për të kapur standartet perendimore. Se ajo rrefuzon të dënojë deputetët kriminelë, se ajo heziton të godasë politikanët e lartë të korruptuar, se ajo nuk është në gjendje të kalojë reformën në drejtësi që do të bënte të priteshin shumë koka.

Prandaj, Edi Rama ka të drejtë kur na tregon difektet e Europës. Por, fatkeqësisht ky nuk është misioni i tij. As ajo që pritet nga kryeministri i Shqipërisë. Përpara se të bëjë intelektualin e pavarur dhe të demaskojë “kurvën plakë”, ai duhet tu japë llogari shqiptarëve dhe partnerëve për ato që ai ka lënë pa realizuar. Eshtë vërtet interesante të dëgjojmë mendimet e tij, por ne na interesojnë aktet e tij. Dhe me akte Rama është shumë më pak bindës sesa me fjalë. (lapsi.al)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.