Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:59 Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League Humbja ndaj Bournemouthit komplikon objektivat e Milanit në Europa League. Gabimet individuale, mungesa e reagimit dhe zgjedhjet taktike të Ruben Amorimit ngrenë pikëpyetje për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mazhoranca rrëzon projektin e Ministrit Gjiknuri

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mazhoranca bëri dje një hap prapa për ligjin sektorin e energjisë. Me 84 vota pro, deputetët e majtë korrektuan nenin 92 të projektligjit, i cili sanksiononte se shteti ka të drejtë t’u sekuestrojë shtëpitë debitorëve të energjisë. Ndryshimet e paralajmëruan nga deputeti Erjon Braçe, u faktuan dje nga Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ruçi kërkoi që të hiqej pika e nenit ku thuhej se për fatura të papaguara deri në 300 mijë lekë të reja në OSHEE u sekuestronte shtëpinë debitorëve. Projekti i miratuar parashikon që kjo masë të merret vetëm për bizneset, të cilat kanë fatura të papaguara deri në 1.5 milionë lekë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një javë më parë deputetët e PS-së refuzuan të miratojnë ligjin e sjellë në Kuvend nga ministri Damian Gjiknuri. Vendimi i djeshëm është një shenjë reflektimi e mazhorancës ndaj ndjeshmërive që krijonte në opinion kalimi i një projekti të tillë skandaloz. Nëse mazhoranca do të kishte miratuar variantin e parë, të propozuar nga Damian Gjiknuri, të paktën mbi 100 mijë debitorë mund të kishin probleme serioze me shtëpitë e tyre. Nuk dihen motivet që e detyruan një ministër të dërgonte për miratim një nismë kaq të diskutueshme. Një javë më parë, Gjiknuri e cilësoi si ligjin më të mirë të sjellë në Kuvend ndonjëherë. Ndërsa dje, teksa deputetët e rrëzuan nismën e tij, minimalisht nuk pati asnjë kërkesë falje për një nismë të papërgjegjshme që mbante firmën e tij. Këto janë nga ato raste kur një ministër ka mundësi të tregojë se është në anën e qytetarëve, apo është thjesht servili i radhës i kreut të qeverisë. Gjiknuri duket se bënë pjesë tek këta të fundi. Dje faktoi vetëm se projekti që ai mbrojti më aq zell ishte një budallallëk juridik dhe një masë e ashpër që nuk zgjidhte problemin e mospagimit të faturave, por  vetëm shtonte radhët e të pastrehëve.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Mazhoranca bëri prapaktheu. Një nga rastet e rralla pozitive gjatë nismave të fundit. Prapaktheu bëri dhe për bllokimin e lojërave të fatit, por kjo nuk është nga ato gjëra për të cilat mund të mburret. Gjesti i djeshëm mund të jetë pasojë e reflektimit ndaj impaktit negativ që pati në opinion ligji. Mund të jetë edhe frikë përballë zgjedhjeve vendore, pasi veç reformave të tjera që kanë prekur një pjesë të qytetarëve, sekuestrimi i shtëpive nuk godiste të pasurit, por ata më të varfërit që nuk kanë mundësi për të paguar  faturat e muajit. Në prag fushatash elektorale ish-kryeministri Sali Berisha preferonte të bënte amnisti për faturat dhe taksat. E majta ka zgjedhur një rrugë më ndryshe, heq dorë nga kërcënimet. Në prag të fushatës elektorale qytetarëve përmbarimi dhe ministria do u tundin në vend të premtimeve, faturat e papaguara së bashku me hipotekën e pronës së tyre. Një projekt i tillë, vetëm një qeverisje të majtë nuk i shkonte për shtat. Cilado qoftë arsye që detyroi dje Ruçin të kërkonte ndryshimin e ligjit ishte vendimi i duhur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sigurisht, problemi me faturat e papaguara të energjisë mbetet, por ka dhe forma të tjera sesi mund të arrihet mbledhja e tyre. Ndërprerja e energjisë, apo një skemë me efikase kompensimi për ata që realisht s’kanë mundësi të paguajnë do të ishte zgjidhja më e pranueshme. Pavarësisht kësaj, ligji mbetet kërcënues për biznesin. Për debitorët e kësaj kategorie vendoset barrë hipotekore në pronat e aktivitetit të tyre. Formalisht diçka e tillë mund të kthehet në kolaps dhe falimentim për një pjesë të madhe të bizneseve problematike. Edhe në këtë rast, ministri Gjiknuri ka vendosur t’i bjerë shkurt. Të bllokojë hipotekat e pronave të bizneseve, gjë që mund të sjellë efekte edhe më të rënda për ekonominë. Masa mund të vlerësohet e duhur për Ministrin e Energjetikës, por dëmin do t’a ndejë ekonomia.

Nëse ministri e ndërmori një inisiativë të tillë ligjore që ishte antinjërëzore dhe që realizisht ndodhi që dje mazhoranca u kthjellua duhet së paku të dilte vetë ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri e të kërkone falje publike. Në të vertetë nëse do të ishte ministër me parametra dinjiteti europian ai do të jepte dorëheqjen nga ministër,sepse i ra nga projektligji pjesa kryesore dhe më represive që ai kishte sjellë në parlament.

Gjithsesi kryeministri Rama duke parë reagimin e ashpër të publikut dhe të një pjese të medias, që nuk merr reklama nga ministri Gjiknuri, nuk pranoi të kalonte neni përkatës sepse ishte antiligjor dhe jo në shërbim të qytetarëve të varfër.

Nga dje qytetarët e varfër që nuk paguajnë dot shqetsimi se u marrin shtëpitë si sekuestro nuk ndodh, pra sekuestro e Gjiknurit u rrëzua.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 5 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 9 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 11 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.