Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Nuk tutet nga shantazhi libohoviti Bujar Nishani”

Editorial E martë, 20 Prill 2021 03:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Socialiste është hedhur dje në sulm kundër kreut të shtetit për mos dekretimin e emërimit të Arben Ahmetajt në ministrinë e Financave dhe Milva Ekonomit në Ministrinë e Ekonomisë. Tensionet e ditëve të fundit kanë kaluar në kërcime të hapura. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj deklaroi dje se nëse dekretet nuk sillen në afat mazhoranca mund të kërkojë dhe shkarkimin e Presidentit Bujar Nishani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Nëse ka vendosur, në fakt siç e ka shprehur në disa sjellje për fat të keq, që të sillet në institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si militanti më i rëndomtë nga partia e cila vjen, atëherë natyrisht që do të marrë atë përgjigje që merr kushdo që guxon të sfidojë, jo Kushtetutën, por guxon të sfidojë Sovranin. Natyrisht nuk ngurroj fare ta them që kjo të çon në shkarkim nga detyra”,-deklaron Felaj. Ky është kërcënimi i hapur pas deklaratës së dy ditëve më parë nga Edi Rama, i cili ironizoi kreun e shtetit duke thënë se “po bisedon me Kushtetutën”. Presidenca ka dhënë një shpjegim lidhur me vonesën e dekreteve. Sipas këtij, institucioni duhet që më parë Kuvendi të miratojë dekretin e shkarkimit të dy ministrave, Shkëlqim Canit nga Ministria e Financave dhe Arben Ahmetajt nga Ministria e Ekonomisë për të vijuar me procedurën e emërimeve me dekrete.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Pas ministres së Shtetit zonjës Felaj, disa juristë afër mazhorancës mbështetën idenë se procedura e shkarkimit të Presidentit mund të nis pas ditës së marrë, kohë kur mbaron dhe afati 7 ditor që Kushtetuta i jep kreut të shtetit për miratim e dekreteve.  Por për të arritur deri në nisjen e procedurë së shkarkimit nuk mjafton vetëm dëshira e mazhorancës, pra e PS-së. Kushtetuta parashikon në mënyrë të qartë sesi mund të largohet nga detyra numri një i shtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Neni 90 i Kushtetutës thotë se “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë”.  Edhe pse në këtë rast nuk kemi të bëjmë me shkelje të rënda apo aq më tepër kryerjen e një krimi të rëndë, pika 2 e nenit 90 e vë mazhorancën përballë një tjetër pengese. “Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”,- thuhet në Kushtetutë. Gjë që do të thotë se për shkarkimin e Presidentit duhen 94 vota të Kuvendit të cilat mazhoranca nuk i ka. Edhe nëse Lëvizja Socialiste vendos ti bashkohet PS në këtë pikë, gjë që ka pak gjasa të ndodhë, 19 deputetët e LSI plus 65 mandatet e PS-së si dhe 5 votat e PBDNJ-së nuk bëjnë dot shumicën e nevojshme. Pra edhe në rast se mazhoranca shkon pas PS-së, duhen edhe disa vota nga e PD-ja për të larguar Presidentin. Por nuk mbaron vetëm këtu. Sikur Kuvendi të marrë këtë nismë, që do të jetë ndër më të rrallat në historinë e tij, vendimi do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, vetëm nëse vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Pra në të gjitha rastet, Partia Socialiste ndodhet përpara shumë kufizimeve që kanë të bëjnë, si me motivet e shkarkimit, por edhe gjetjen e votave së pari brenda vetë koalicionit.

Ndaj deklarata e djeshme e Ministres Felaj, e cila është juriste në profesion, nga ana ligjore duket pa sens dhe është një bllof politik. Dihet se ministrja nuk ka folur nga vetja e saj, por pa lejen e kryeministrit as që mendohet. Kështu që është kryeministri i cili ka hedhur “bombën” e parë mbi presidencë. Ka harruar se Nishani është ushtarak në profesion!  Është bllof sulmi kryeministror jo vetëm për shkak të numrave, por edhe sepse deri tani Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje. Është brenda afatit kushtetues prej 7 ditësh për të dhënë vendimin. Nëse dekretet i nxjerrë që në momentin që ja çon Kryeministri kërkesën, apo në minutën e fundit të afatit kjo nuk e bënë fajtor për asgjë. Por edhe nëse nuk i firmos dekretet natyrisht që do të ketë arësye, sepse Presidenti nuk firmos nëse nuk bindet kur ka mbi tavolinë fakte apo shkresa të institucionëve të tjera kushtetuese që mbartin akuza apo dosje të rrezikshme. Le të vazhdojmë, edhe nëse siç përflitet se Presidenti nuk i firmos dekretet e emërimit  për arësyen se pret që dy dekretet e shkarkimit të votohen nga parlamenti, pra kuvendi nuk i voton, atëhere sipas specialistëve të presidencës nuk është faji ligjor e kushtetues i Kryetarit të Shtetit. Faji, sipas tyre kalon tek Kuvendi. Nëse Kuvendi i voton dy dekretet e shkarkimit atëhere nga ai moment Presidentit i lind e drejta kushtetuese për shtatë ditë t’i firmosë. Por edhe nëse parlamenti i voton dekretet e shkarkimit përsëri nuk ka asnjë fuqi kushtetuese që e detyron të firmos kur ka fakte për iks ministër të propozuar.

Në këtë lëmsh ku janë futur numrat një dhe tre të Shtetit duket se nuk do të ketë rrugëdalje, pasi pas kërcënimit publik të Ramës për shkarkim, Bujar Nishani nëse i firmos me vrap do të duket si një frikacak i madh, ndonëse prapë zbaton Kushtetutën.

Bujar Nishani është me origjinë nga Libohova.“Nuk tutet nga shantazhi i kryeministrit libohoviti  Bujar Nishani”- thanë burime nga presidenca mbrëmë vonë. Bile shtuan se mbetet 100 karat libohovit, ndaj të mendohet mirë Edi Rama !

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.