Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përse po sulmohet KLSH?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
Prej tre ditësh përfaqësuesit kryesorë të Qeverisë dhe Partisë Socialiste janë hedhur në sulm të egër ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit. Shkak është bërë padia penale e KLSH-së ndaj ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka për nënshkrimin e marrëveshjes mes CEZ-in. Raporti i KLSH-së ka gjetur shkelje që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 479 milionë euro nga nënshkrimi i paktit të mirëkuptimit me biznesin çek të “CEZ Shpërndarje”-s. Fillimisht ishte ministri Gjiknuri në konferencë dhe në Parlament deklaroi se akuzat e KLSH-së ishin të njëjta me ato që i ka bërë pak kohë më parë Partia Demokratike. Të njëjtën gjë përsëriti dhe Avokatja e Shtetit. Ndërsa dje në mënyrë zyrtare Partia Socialiste, me anë të deputetit Ervin Bushati, shkoi edhe më tej në akuza. “Çdo ditë e më shumë del në pah qarku i shkurtër, mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Partisë Demokratike”, – tha ai. Sipas PS-së, institucioni kushtetues i KLSH-së është një aneks i Partisë Demokratike. Kjo deklaratë e bërë në mënyrë zyrtare nga Partia Socialiste është një hap prapa në gjithë qëndrimet e mbajtura më parë nga selia rozë, kur deklarohej se nuk do të sulmoheshin institucionet kushtetuese. Në rastin e çështjes CEZ mazhoranca e PS-së po bën pikë për pikë atë që bënte dje Partia Demokratike duke sulmuar çdo institucion, përfshirë edhe gjykatat kur qëndrimet e tyre nuk ishin në favor të saj. Tamam si Berisha para vitit 2013 !
Por sulmi i Partisë Socialiste ndaj KLSH-së për CEZ-in nuk është vetëm tek deklarata. Kryeministri Rama personalisht nuk e ka përmendur KLSH-në, por indirekt e ka marrë në mbrojtje marrëveshjen e CEZ-it duke i quajtur të pavlefshme akuzat. Investimi i PS-së kundër KLSH-së këto ditë ka bërë që të ndërmerren dhe nisma deri diku absurde.
Turravrapi që kanë marrë deputetët dhe ministrat e PS-së për të sulmuar KLSH-në, të kujton vetëm qeverisjen e PD-së, kur mazhoranca lëshohej kundër Prokurorisë, Presidentit dhe çdo zëri kritik ndaj saj. Edhe atëhere kryeministri Berisha sulmonte Ina Ramën si Prokurore e Republikës kur i digjte. Nga “Silvia Konti” ajo u kthye në tabelë qitje për PD. E padrejtë dhe krejtësisht e turpshme. Tani ka vjedhur zanatin e Berishës vetë PS-ja. Në një farë mënyre Edi Rama, duke e ditur se nuk i dihet se si mund të dalin letrat nga hetimi nuk po flet vetë. Por prapë ka nxjerrë urdinë e “oborrtarëve” për sulm kundër Bujar Leskaj. Por ka informacione se Bujar Leskaj akoma nuk e ka hapur thesin e letrave që në zyrë për dikë në PS!
Çështja e CEZ-it është kthyer në një çështje politike, pasi në këtë lojë janë përfshirë më akuza PS-PD dhe LSI. Por në thelb, ajo është një çështje që ka të bëjë me ligjin. Kontrolli i Lartë i Shtetit është një institucion kushtetues dhe jo një degë seksioni e partive politike. Kur ky institucion pretendon se ka shkelje, minimalisht duhet pritur të flasë Prokuroria. Verifikimet e KLSH-së për marrëveshjen kanë nisur në muajin mars të këtij viti, kur ende çështja “CEZ” nuk ishte marrë në dorë nga politika. Hartimi i padisë ka marrë gati më shumë se një muaj kohë dhe ekspertët e KLSH-së apo drejtuesit e tijj nuk kanë vendosur të luajnë me karrierën e tyre për t’i bërë qejfin PD-së. Ashtu siç mbajnë përgjegjësi ministrat për firmat, mbajnë përgjegjësi dhe ekspertët e KLSH-së në paditë e hartuara. Në rastin konkret, padia e KLSH-së duhet vlerësuar edhe më tepër, si një gjest që tregon se jo të gjithë drejtuesit e institucioneve janë vënë në rresht sipas humorit të mazhorancës aktuale. Kjo tregon se ka ende demokraci.
Ka dhe një arsye më shumë pse sulmi ndaj KLSH-së është i pavend. Ishte Partia Socialiste ajo që deri para ca kohësh u referohej raporteve të KLSH-së për abuzimet e ish-ministrave të qeverisë ‘Berisha’. Disa vite më parë, si përfaqësues i PS-së, pikërisht  Gjiknuri tundte para mediave raportet e KLSH-së për abuzimet me karburantet në kohën e Berishës. Kur ky institucion publikonte abuzimet në Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Kulturës dhe atë të Punës në kohën e PD-së, deputetët socialistë ishin të parët që vlerësonin punën e Bujar Leskajt. Si ka mundësi që institucioni që padiste zyrtarët e Berishës, sot është bërë më Berishën për të sulmuar Partinë Socialiste?!
 
E padrejtë kjo mënyrë sulmi. Përgjigja më e mirë e PS-së dhe e Qeverisë do të ishte “t’ia lemë drejtësisë”. Dhe me kaq. Më pas ishin prokurorët që vendosin, e në fund të fundit mbetet gjykata.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.