Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pesë simbole të një suksesi

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kualifikimi i Shqipërisë të dielën në Jerevan nuk ishte edhe aq heroik. Shumë nga ne do të kishin dashur ta fitonin atë që gjatë ndeshjes me Serbinë e pse jo edhe që një muaj më parë kundër Portugalisë. Disfata në këto sfida që do e sublimonin plotësisht këtë ngjarje historike për futbolin shqiptar, i’a zbehu asaj madhështinë dhe perfeksionin.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ky sukses nuk qe as më perfekti i mundëshëm, sepse u arrit përballë një Armenie që ndoshta arsye sportive dhe ekstarsportive e bënë të dukej si një kopje qesharake e asaj që pamë vetëm pak muaj më parë në Elbasan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E megjithatë ai përbën një premierë sensasionale dhe të paharueshme.

Përtej të qenit kualifikimi i parë për një garë të këtyre përmasave, ai ngërthen në vetvete një simbolikë më të gjërë që flet shumë jo vetëm për futbollin, por dhe për shoqërinë dhe mentalitetin tonë të ri. Ja sepse…

Simbolika e parë

Ky sukses përbën fitore ndaj një mentaliteti inferior disfatist dhe hipokrit që filloi të mbizotëronte me forcë ditët e fundit. Politika, media tradicionale që i shërben një mendimi unitar dhe shumica e opinionistëve të saj, filluan të propogandonin klishenë e shqiptarit të mirë europian, kokëulur dhe të dëgjueshëm, përpara modelit të profesinistit të aftë, të zot dhe fitues. Ato i bënë një jehonë të ekzagjeruar shqiptarit hipokrit që kërkon të jetë i pranueshëm nga të singjashmit e tij europianë, përpara atij që do të ndihet i barabartë e pse jo sfidues ndaj tyre. Suksesi i djemve të kombëtares, trokitja e tyre në dyert e Francë 2016, përmes përballjes, garës dhe fitores qe njëkohësisht edhe varmihësi i kësaj mendësie vasale dhe hipokrite. Në këtë kuptim, nga Lorik Cana e deri tek i riu Sadiku, që i vuri vulën e fundit kuafifikimit, përbëjnë një shembull të ri të shqiptarit model: atij që do “të shkojë drejt Europës”, kokëlartë dhe si  barabartë.

Simbolika e dytë

Një tjetër anë e këtij suksesi është edhe fakti se ai përbën arritjen e parë në shkallë ndërkombëtare të një grupimi të përbërë nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës dhe diasporës. Si djemtë e Zvicrës, si ata të rritur në Shkodër, Vlorë, Prishtinë apo Preshevë, treguan se janë të aftë të ndërtojnë një ekip të denjë për sukses ndërkombëtar, gjë që s’kanë arritur ta bëjë dot kurrë më parë asnjë projekt politikanësh apo biznesmenësh qoftë. Në këtë kuptim, larg retorikave pseudopatriotike, larg ritmeve të xhamadanit vija- vija, apo himneve për flamurin më të bukur në botë, ky grup futbollistësh të rij tregoi se bashkëpunimi i sukseshëm i të gjithëve bashkë mund të rrezultojë i suksesshëm. Se shumfishimi i shqipëtarëve që “flasin gjuhë të ndryshme” nuk është në përpjestim të drejtë me shumfishimin e problemeve. Në këtë rast ata treguan se mund të përbëjnë një vlerë të shtuar për njëri- tjetrin.      

Simbolika e tretë

Ky kualifikim i arritur nga djem të rritur, të edukuar dhe të stërvitur kryesisht në Europë tregoi se mosukseset tona të përsëritura për të kapur ritimin e kontinentit të vjetër, nuk janë as çështje geni, as problem race dhe as peshë trashëgimie. Pjesa më e madhe e futbollistëve tanë, nuk janë formuar në terenet e përbaltura shqiptare, nuk janë privuar nga fushat sportive që këtë çerekshekulli u kthyen në sheshe ndërtimi, nuk janë mbrujtur as me mungesën e disiplinës dhe përbuzjen ndaj profesionizmit. Ata janë edukuar në perëndim dhe janë rikthyer këtu me uniformën kuq e zi edhe për të na dëshmuar se nuk kemi asgjë të çalë dhe difektoze individualisht. Se po të vendosim të njëjtat rregulla, standarte dhe ekzigjenca edhe këtej nga anët tona, modele të tilla suksesi mund të prodhojmë më shpejt dhe më shumë.  

Simbolika e katërt

Ky marshim i futbollistëve tanë për në Francë ka dhe një domethënie të madhe për të rijtë e këtij vendi të edukuar gabimisht me steriotipet e suksesit të lehtë. Ai është kundërthënia më e mirë ndaj mendësisë se për t’ia dalë në politikë duhet të jesh i paskrupullt, se për të shërbyer në drejtësi duhet të jesh i korruptuar, se për tu bërë yll gazetarie duhet të jesh i nënshtruar, se për të fituar para me biznes duhet të jesh i pamëshirshëm. Historia e djemve të kësaj kombëtareje është dëshmia më e qartë se rruga që duket në pamje të parë më e gjatë, ajo e sakrificës, djersës, vetëmohimit dhe përpjekjes të çon më shpejt në fund të tunelit. Ky është shembulli  që ‘të kuqtë” kanë dhënë kohëve të fundit. Ata po krijojnë një model të ri suksesi.

Simbolika e pestë

Dhe së fundi, ky është mbi të gjitha suksesi i një njeriu: Giani De Biasi-t të cilit gjithnjë e më tepër ka filluar ti pëlqejë ta thërrasin Gani Abazi. Me seriozitetin, integritetin dhe sensin e tij të detyrës, tekniku i kombëtares jo vetëm që bëri të mundur këtë mrekulli kolektive, por ai solli me vete edhe rrëzimin e një klisheje. Klishesë të të huajit që vjen nga “paese di fronte” për të shitur gomone, për të pastruar paratë e Camoras apo për të përfituar nga dlirësia e adoleshenteve të çorientuara. Ai dërmoi shembullin tipik të palaços që zbarkon në provincë për të rëmbyer shpejt dhe ç‘të mundet. Ai dëshmoi se me këmbëngulje dhe pasion suksesi edhe këtu është i mundur.

Për të gjitha këto arsye, ajo që u kurorëzua këtë të dielë në Jerevan është një ngjarje jo e zakontë. Pavarësisht se fitoren e fundit mund ta kishim dëshiruar më të denjë, pavarësisht se kualifikimin mund ta kishim kërkuar më historik (duke mundur Serbinë), kjo që ndodhi do të mbahet mend gjatë. Dhe jo vetëm se po shkojmë për herë të parë në një garë europiane, por mbi të gjitha se ky rugëtim krijon premisën e modeleve të reja.(lapsi.al)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.