Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Plas lufta Rama-Blushi

Editorial E martë, 20 Prill 2021 01:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

 Partia Socialiste zhvilloi dje zgjedhjet për delegatët e kongresit të 19 marsit në tre qarqe, Elbasan, Fier dhe Korçë. Zgjedhja e delegatëve merr një rëndësi të veçantë kur dihet se kongresit do të jetë një përballje e fortë mes Ben Blushit dhe Edi Ramës. Delegatët e zgjedhur do të përcaktojnë se cili do të jetë fati i platformës të Blushit në kongres apo fati i mandatit të kryetarit. Zhvillimet e djeshme në PS mund të cilësohen tashmë si një luftë e hapur mes Edi Ramës dhe Ben Blushit. Të dy kanë zbritur në terren mes socialistëve. Rama si kryetar dhe Blushi si rival i tij. Replikat e djeshme në distancë kanë treguar se mes tyre nuk ka më paqe. Sa më shumë afrohet kongresi aq më tepër palët sulmojnë njeri-tjetrin. Elbasani ishte dje arena e luftës mes Blushit, Ramës dhe mbështetësve të kreut të PS.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por çfarë ndodhi dje në Elbasan? Si deputet i parë i  këtij qarku Blushi ishte i pranishëm në procesin e zgjedhjes së delegatëve. Sipas tij, procesi për delegatët nuk mund të quhet i rregullt, pasi anëtarët e PS-së nuk janë njoftuar për zgjedhjet dhe drejtuesit lokalë të PS-së kanë bërë listat delegatësh preferencialë. Por, sipas Blushit, ajo që është më flagrante ka të bëjë me faktin se mes delegatëve është dhe Bukurosh Stafa. Një ish-deputet i PS-së që në vitin 2007 theu urdhërin e partisë dhe votoi kandidatin e PD për President, Bamir Topi.  Nga ana tjetër, zgjedhja e delegatëve për Blushin ka veç të metave  edhe diçka pozitive. “Të paktën delegatët po zgjidhen me parimin “anëtar një votë”, ndërsa kryetari i PS-së nuk pranon të zgjidhet”,- tha ai.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Drejtuesit e PS-së duket se i kishin marrë masat për kritikat e Blushit. Deputeti i Librazhdit Taulant Balla ishte dje në takimet e Ben Blushit gjatë procesit të votimit. Replikat mes tyre kanë vijuar live para kamerave të mediave. Blushi shprehte rezervat, kurse Balla mbronte qëndrimin e Ramës. Ndërsa Blushi deklaronte se nuk kishte asnjë problem personal me Ballën, por me procesin e zgjedhjeve në parti, Balla nuk i kurseu sulmet. Sipas deputetit Balla, “Blushi është turist në PS dhe flet njëlloj si Saliu”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Situata e krijuar në Elbasan ka bërë që të ndërhynte dhe kreu i Partisë Edi Rama. Kryesocialisti, la përgjysmë takimin në Fier dhe u nis me urgjencë drejt Elbasanit, për të ndjekur procesin e zgjedhjeve mes socialistëve. Por ndërsa Balla e cilësoi Blushin si Berisha, Rama shkoi edhe më tej me akuzat e tij duke kaluar dhe cakun etik. “Procesi po ecën normalisht. Qentë le të lehin, karvani ecën papara”,- shkruajti Rama në rrjetin social në Facebook. Deklarata ishte pa emra konkret, por sulmi nuk ka dyshime që ishte direkt për Blushin. Shprehja frazeologjike me “qenë” dhe “karvanë” tregon se në garën e PS-së rivalët kanë filluar të mos e fshehin acarimin, duke kaluar dhe mirëkuptimin etik mes socialistëve. Nuk ka munguar dhe reagimi i Blushit ndaj kësaj fyerje të bërë nga Rama. “Këtë shprehje e kam dëgjuar nga Enver Hoxha. Nëse Edi Rama vazhdon citon Enver Hoxhën dhe vepron si Sali Berisha i bie të jetë në fund të karvanit”,- tha Blushi.

Sulmet ndaj Blushit dje kanë vazhduar dhe nga figura të tjera të PS-së. Diku me emër diku pa emër, gjithmonë socialistët dhe drejtuesit e PS u kujdesën ta kritikonin qëndrimin e deputetit që kërkon garë dhe respektim të statutit në parti. Më shumë se rezultati i votimeve apo procesi  zgjedhjes së delegatëve, mbështetësit e Ramës u përpoqën të minimizonin kritikat e Ben Blushit. Zhvillimet e djeshme në Elbasan treguan se lufta mes Blushit dhe Ramës është hapur. Madje dhe veshja e kreut të PS me një xhaketë ushtarake të jepte idenë e një aksioni luftarak në PS.

Por dje pati dhe një zhvillim që tejkalon sherret. Teksa Ben Blushi dhe Taulant Balla debatonin ashpër për procesin e zgjedhjeve, një grup prej 20-30 socialistësh në hyrje së selisë së PS-së në Elbasan kërkonin punë. Me tone të ngritura u janë drejtuar si Blushit dhe Ballës se kur bënin fushatë në vitin 2013 u kishin premtuar punë. E sot, pas tre vjetësh në pushtet të PS-së ata ishin në rrugë dhe siç tha një prej tyre “pa punë dhe pa bukë”. Dikur socialistja e Beratit deklaronte për sherrin Meta-Nano, “nuk duam bukë, vetëm ju mos u zini”. Sot janë socialistët që më shumë se sherret në parti duan rezultate, duan punë nga qeverisja e majtë. Blushi ka kohë që flet për dështimin e reformave dhe mungesën e punësimet në PS.

Nga ana tjetër Edi Rama shkon në kongres i blinduar dhe me deputetët dhe delegatët pas vetes, të cilat sipas Blushit po zgjidhen me listë. Nuk dihet pse kryeministri acarohet kur fitoren e ka të sigurtë ndaj Blushit në kongres. Kjo është një pikëpyetje e madhe publike, siç edhe pyetja tjetër është se pse nuk votohet, derisa fiton bindshëm.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.