Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta: Adem Demaçi do mbetet përjetë maratonomaku i lirisë!

Editorial
E premte, 20 Gusht 2021 00:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot i pranishëm në ceremoninë mortore dhe homazhet shtetërore për nder dhe respekt të Atdhetarit, luftëtarit të lirisë e simbolit të rezistencës kombëtare, “Mandelës së Evropës”, Adem Demaçi.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Presidenti Meta u takua dhe u shprehu personalisht ngushëllimet dhe hidhërimin e thellë bashkëshortes, zonjës Xhemajlie Demaçi, si dhe vajzës Abetare dhe djalit Shqiptar, të afërmve, miqve, bashkëluftëtarëve, bashkëvuajtësve e bashkëpunëtorëve të shumtë të të ndjerit Demaçi.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Presidenti Meta vendoi një kurorë me lule duke bërë homazhe e duke nderuar kujtimin dhe veprën e luftëtarit të lirisë së Kosovës dhe simbolit të rezistencës shqiptare, i cili pas ceremonisë shtetërore të lamtumirës, do të prehet në “Varrezat e Dëshmorëve” në Velani.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fjalën e rastit në ceremoninë shtetërore të mbajtur në Sheshin “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në Prishtinë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në prani të autoriteteve më të larta të Republikës së Kosovës duke filluar nga Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, si dhe drejtuesit e institucioneve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, dhe mijëra bashkëatdhetarëve të ardhur nga mbarë trojet shqiptare e nga Diaspora mbajti fjalën e rastit.

Fjala e kreut të shtetit shqiptar, Ilir Meta:

“Jemi mbledhur sot këtu t’i japim lamtumirën e fundit heroit të pashembullt të rezistencës për liri e dinjitet kombëtar e njerëzor.

Në jetën e tij prej shqiptari të ndershëm e fisnik, ai kurrë dhe asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk u step.

Por qëndroi gjithmonë në këmbë e stoik, ballë për ballë me të keqen dhe tiraninë, në luftë me ata që shtypnin me dhunë popullin dhe kombin tonë.

Qëndroi, luftoi dhe fitoi!

Duke u bërë për të gjithë shqiptarët, modeli dhe shembulli i përkushtimit për Atdheun, i sakrificës dhe i dashurisë për të, i vetëmohimit dhe i dedikimit me gjithçka e pa cak për lirinë e popullit!

I dashur Baca Adem,

Jeta jote ishte luftë, dhe ti këtë luftë e fitove!

Jeta jote ishte sakrificë pambarim, por ti ia dole t’i përballosh e t’i sfidosh ato si rrallëkush, e me urti e fisnikëri, sepse ti ishe dhe mbete Adem Demaçi i Kosovës, dhe Kosova dashuria e shpirtëzuar në Ty!

Evropa dhe e gjithë bota të njohu, si ‘Mandela i Evropës’, si ‘Saharovi’ shqiptar, si i burgosuri politik me më shumë vite burg të vuajtura në ish-Jugosllavi.

Por në fakt ti ke qenë, je e do të mbetesh përjetë Adem Demaçi shqiptar, maratonomaku i palodhur i lirisë!

Ti, je njeriu, je prindi, shoku e miku përherë pranë, je intelektuali e qytetari, shkrimtari e gazetari i pakompromis, mbrojtësi i të drejtave të njeriut pa marrë parasysh se cilit komb i takojnë, politikani i veçantë në veprime dhe qëndrime, humanisti i shquar, ti je Adem Demaçi, njeriu ndryshe i nënqiellit tonë.

Sot fjalët Bacë janë të mangëta për ty.

Sot dhimbja e rëndë është sa një mal!

Prehu në paqen e përjetshme heroi ynë!

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe, dhe që gjithçka ia fale me besnikëri dhe fisnikëri!

Lamtumirë, Baca Adem Demaçi!

Heroi ynë i përjetshëm i përpjekjeve për liri.”

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1856394824406782/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.