Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama-Vuçiç, pakti i fshehtë

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kohën kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë të ngarkuara me tensione një sinjal paqeje ka ardhur nga Brukseli. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër të samitit të zhvilluar nga Komisioni Europian për vendet e rajonit. Takimi rreth një orë i dy delegacioneve, çështjet për të cilat është diskutuar, si dhe përshëndetjet miqësore mes dy kryeministrave duket se kanë çtensionuar situatën e krijuar muajt e fundit, që pas ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve kombëtare në tetor të vitit të kaluar. Në takimin Rama-Vuçiç është diskutuar për projekte konkrete. Kështu rruga e Kombit Durrës-Prishtinë do të përfshijë dhe një aks tjetër në territorin serb duke shkuar deri në Nish. Një tjetër projekt është dhe autostrada Adriatiko-Joniane që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë në veri dhe Greqinë në jug të vendit tonë. Rama dhe Vuçiç folën për një proces afrimi mes dy kombeve, duke përdorur modelin e Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Diskutimet e djeshme ne Bruksel ishin mëse normale mes dy shteteve. Por pikërisht se ishin të tilla, pas shumë tensionesh fyerjes dhe akuzash ngrenë dhe pikëpyetje. Nëse sheh axhendën dhe deklaratat e kryeministrave, fotot që kanë publikuar dhe komentet që kanë dhënë për mediat krijohet ideja e dy realiteteve të ndryshme. Të tjera qëndrime mbajnë në Bruksel dhe të tjera qëndrime mbajnë në vendet e tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një javë më parë kryeministri Vuçiç deklaronte se SHBA dhe BE duhet të ndëshkojnë Kryeministrin Edi Rama, për deklaratat që ka bërë lidhur me bashkimin “klasik” të Shqipërisë dhe Kosovës. Më tej, premtonte se do të investohej gjithë jetën që diçka e tillë të mos realizohej. Ministra të kabinetit qeveritar serb shkonin edhe më larg, kur kërcënonin se duheshin e sanksione ndërkombëtare dhe frenim i ambicieve të rrezikshme të Shqipërisë. Fobia serbe ndaj shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës shkoi edhe më larg, deri tek deklaratat publike për arrestimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi nëse vizitonte Beogradin. Kërcënimi ndaj Thaçit ishte real dhe së fundi u detyrua të anulojë vizitën në Serbi. Ndërkohë kryeministri shqiptar Edi Rama, teksa vendoste rastësisht në muret e kryeministrisë foton e posterit që u valëvit me dron në Beograd, në media ka dhënë mesazhe me shumë kuptime, ku termi bashkim me Kosovën dhe BE mund të interpretohej në disa variante. Dje në një intervistë për “Al Jazzera” Rama tha se deklarata ishte nxjerrë nga konteksti. Megjithatë, me ndihmën e propagandës mediatike serbe, në shumë kancelari diplomatike është marrë si e mirëqenë. Nxjerrja nga konteksti e deklaratave ka bërë që qeveria serbe të dërgoj tre nota proteste kundër palës shqiptare muajt e fundit. Gjithë situata e krijuar këto kohë në Tiranë dhe Beograd binte ndesh me realitetin e djeshëm në zyrat e Komisionit Europian, ku si Rama dhe Vuçiç dukeshin nxënës shembullor para Komisionerit të Zgjerimit Johanes Han. 

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Në këtë situatë opinioni duket se nuk është i qartë lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Janë tonet e acaruara, konferencat që gati kthehen në skandale diplomatike dhe dy kryeministra që nuk i japin duart njeri-tjetrit, apo është ajo që pamë dje, një bisede normale dhe përshëndetje dashamirëse?  Apo kemi të bëjmë më diçka tjetër. Një lloj real-politike të re që dy kryeministrat Rama dhe Vuçiç kanë vendosur ta zbatojnë në mënyrë gati përfekte. Në Tiranë dhe në Beograd bëjnë nacionalistin, hedhin teza që u “ndezin zemrat” patriotëve dhe kështu sigurojnë vota, bëhen të dashur për opinionin dhe hyjnë në radhën e burrave të shteteve të kombit. Tek e fundit me sherret Tiranë-Beograd shmangin dhe problemet e brendshme që kanë në qeverisje. Ndërsa kur vjen puna për qëndrimet para ndërkombëtareve sillen si politikanë modernë, europianë dhe larg profilit që kanë qeveritarët ballkanas.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por brenda stafit të kryeministrit shqiptar thuhet se kanë patur një takim kokë më kokë të dy larg medias dhe ndërkombëtarëve. Çfarë kanë biseduar? Për marrëdhënie ekonomike apo për Kosovën? Apo se si të duken nacionalistë para kamerave dhe të qeshin në restorantet e rezervuara e  duke treguar barceleta e kenduar kengë serbe?  

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 2 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 10 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 16 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 36 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.