Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Thashethemet e OSBE-së për “200 milionë eurot” e Edi Ramës

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një raportet konfidencial i dalë nga zyrat e OSBE-së (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë) ka shkaktuar një situatë të paprecedentë në Shqipëri. Pjesë të raportit të publikuar nga mediat online përmendnin akuza të rënda në adresë të Kryetarit të Kuvendit, numrit 2 të shtetit, Ilir Meta; kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Raporti përmban emra të 31 politikanëve dhe ligjvënësve shqiptarë, që sipas dokumentit janë të korruptuar e madje, edhe deri porositës vrasjesh. Dhe të gjithë kujtuan se OSBE ka raporte të Prokororisë apo të Shërbimeve Intelegjente Perendimore, apo edhe dokumenta e video e inçizime, sepse akuzat ishin shumë shumë të rënda. Më ato çka shkruante OSBE duhej të jepte dorëheqjen kryeministri Rama e Kryeparlamentari Meta dhe së bashku me ish-kryeministrin Berisha, pra të tre duhen të arrestoheshin mënjëherë nga Prokurori i Republikës. E pas kësaj Presidenti Nishani të shpërndante parlamentin e vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme për 45 ditë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo ishte përshtypja e parë kur një dokument del nga OSBE. Dhe ja se çfarë kishte të shkruar nga OSBE:”Edi Rama, kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000- 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10-20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në SHBA”.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Për Ilir Metën: “Kryetar i LSI-së, ish-Kryeministër dhe zëvendës-kryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje, ndërsa ishte zëvendës-kryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për Sali Berishën: “Argita Berisha, vajza e ish-Kryeministrit u akuzua më shumë se një herë se ka vepruar si ndërmjetëse mes qeverisë dhe investitorëve, duke i ngarkuar ata me shuma të konsiderueshme në këmbim të favoreve për investitorët potencialë. Shkëlzen Berisha, ka qenë i akuzuar gjithashtu se shpesh ka përdorur emrin dhe influencën e babait për të bërë biznes: ka patur spekulime mbi rolin e tij në fabrikën e demontimit në Gërdec dhe trafikun e paligjshëm të armëve. Në maj 2009, një kabllogram i Ambasadës Amerikane (Ëikileaks) përmend përgjime telefonike që tregojnë lidhjet e Shkëlzenit me Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediun dhe Mihal Delijorgjin (pronarin e Albademil, kompania që menaxhonte Gërdecin”. (tek Berisha mjaftohet me kaq !)

Këto janë akuzat më të rënda që janë bërë ndaj politikanëve shqiptarë. Mirëpo pyetja që shtrohet në këtë rast është sa të vërteta janë dhe si janë siguruar të dhënat? Përgjigjia ka ardhur nga vetë zyra e OSBE-së në Tiranë. Në një njoftim për mediat, OSBE-ja pranon se raporti është hartuar nga ekspertët e saj dhe se ka dalë në media në mënyrë të paautorizuar. Fakti nëse është i autorizuar, apo i paatoriuar nuk ndyshon asgjë, por mënyra sesi janë mbledhur faktet dhe akuzat të lë pa fjalë teksa lexon argumentin e OSBE-së.  Ja se ç’thotë dje OSBE: “Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media. Përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së”. Shkurt dhe shqip OSBE thotë: Raporti është yni, por informacioni është mbledhur nga mediat dhe ne nuk mbajnë përgjegjësi për vërtetësinë e tyre! Një përgjigje e tillë, e një institucioni pjesë e të cilit është dhe Shqipëria, në mos një lapsus pas pushimeve të gushtit, është një lajthitje e diplomatëve të OSBE-së. Nëse zyra e OSBE-së në Tiranë do të mbante përgjegjësi për ato që shkruan në raport, sado skandaloze dhe të rënda që janë përshkrimet për çdo politikan, ky do të ishte një zhvillim pozitiv. Pasi do të kuptonim se një institucion ndërkombëtar ka vendosur të denoncojë korrupsionin në nivelet më të larta. Por OSBE-ja thotë se ato që thuhen për Ramën, Metën dhe Berishën, janë thashetheme mediatike. Pra janë “fakte” të mbledhura nga mediat ! Pra, OSBE-ja duket se tallet jo vetëm me politikanët këtu, por edhe me drejtuesit e lartë të organizatës që financojnë prezencën e misionin në Tiranë. Kjo është tallje dhe me opinionin shqiptar që i sheh institucionet e huaja si mishërimi i së vërtetës dhe modelit të seriozitetit. Është tallje, sepse një institucion serioz ndërkombëtar të paktën përpiqet të ruajë imazhin. Dje, OSBE-ja zbuloi se aktiviteti kryesor i saj në Shqipëri mbeten jo faktet, por thashethemet dhe të lahen në pishinat e Hotel Rogner dhe hotel Sheraton, mundësisht me ndonjë  femër të paguar në euro për jetë nate! Ekspertët e këtij institucioni paguhen të pasqyrojnë faktet dhe kontribuojnë në standardet shtetformuese të Shqipërisë, por rezulton se puna që bëjnë është mbledhja e informacioneve të pakonfirmuara dhe thashethemet e kafeneve luksoze në Tiranë apo nga lokalet e natës në ish-bllok. Por edhe këtë punë duket se nuk e kanë bërë mirë. Sepse nëse ndjek mediat, sidomos ato partiake, tek ‘RD’-ja shkruhet se Rama ka më shumë se 200 milionë pasuri. Ndërsa tek ‘ZP’-ja se Berisha jo vetëm ka ndihmuar djalin, por ka urdhëruar personalisht vrasje. “Faktet” e servirura nga OSBE janë si “faktet” që mund të themi se  zyrtarët e  OSBE-së në Tiranë shkon nëpër lokale kurvash dhe dehen sa  harrojnë të shkojnë edhe në vilat me qera që ua paguan organizata, ku bën pjesë edhe Shqipëria!

Berisha, Rama, Meta nuk janë ëngjëj në politikë. Sigurisht që kanë mëkatet e tyre, por problemi është se nga një institucion ndërkombëtar shqiptarët presin fakte e seriozitet dhe jo titujt e faqes së parë të gazetave partiake.

Raporti kondidencial i djeshëm hap edhe një debat mbi rolin e misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Prezenca e tyre në Shqipëri sigurisht që e ka bërë atë të jetë afër standardeve të BE-së, por nga ana tjetër, kur lexon raporte dhe lajthitje të tilla kupton se çfarë ndodh në këto seli. OSBE-ja u vendos në Tiranë 19 vite më parë si mision. Pra, kishte një afat të shkurtër qëndrimi. Më pas, nga mision u quajt prezencë, duke justifikuar jetëgjatësinë në Shqipëri. Arsyeja e qëndrimit lidhej me problemet që ka vendi në hartimin e bazës ligjore, trafiqet dhe proceset elektorale. Veç ndihmave konkrete në projekte të ndryshme, institucioni paraqet raportet për problematikën në vend. Por sa më problematikë të jenë raportet, aq më shumë zgjaten misionet e OSBE-së në Tiranë. Dhe më shumë iu rritet paga mujore atyre. Në jo pak raste, politikanë të ndryshëm kanë denoncuar faktin se raportet për Shqipërinë nxihen me qëllim që misionet të zgjasin qëndrimin në Tiranë. A është dhe raporti i djeshëm konfidencial pjesë e këtij skenari? Si çdo institucion tjetër, edhe OSBE-ja ka nevojë të justifikojë ekzistencën tek eprorët e saj. Drejtuesit dhe stafi i institucionit kanë rroga marramendëse që arrijnë në mijëra euro. Kanë zyrat në zonën më luksoze në Tiranë dhe duke marrë parasysh adhurimin me të cilin i shohin politikanët tanë diplomatët e huaj, përfaqësuesit e këtyre misioneve ndjehen shpeshherë si guvernatorë të Shqipërisë. Ndaj dhe raporti konfidencial duket se është një lajthitje për të justifikuar pagat e larta dhe qëndrimin e një ushtrie me administratë të një misioni ndërkombëtar që merret me thashetheme, sikur në Shqipëri ka tre kriminelë si Berisha, Meta e Rama. Ndërkohë që kanë drejtuar Shqipërinë, me të mirat e të këqijat e tyre, por ama nuk mund t’i akuzosh me raporte të tilla, sa dje u bë nami në rrjetet sociale për “200 milion eurot” e Edi Ramës se ku janë dhe po shikonin të vëllain e tij Olsin, një djalë korrekt dhe që nuk ka asnjë akuzë deri dje ndaj tij. E shikonin Olsin disa gazetarë se ku ka makinat e blinduara apo bodigardët apo vilat që siç thoshte OSBE! Por ai ishte në këmbë, si gjithë qytetarët e tjerë, pa frikën e atyre “200 milion eurove” që shkruanin zyrtarët shkërdhata të OSBE, zyrtarë të cilët kur bien në qoftet shqiptare hanë një barrë gomari me qofte, dhe më pas i fusin kërkim natën tek semaforët e kuq për …. ! 

Qamil Xhani

Njoftimi i OSBE: Informacioni është marrë nga mediat lokale

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është njohur me botimin, të paautorizuar, të disa pjesëve nga një përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik, për lidhjet e mundshme mes biznesit dhe politikës.

Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media.

Përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së. Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rëndësinë themelore të etikës në jetën publike dhe do të vijojë të punojë me Kuvendin e Shqipërisë dhe me të gjitha partitë politike për ta theksuar këtë”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.