Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

25 prilli është ditë referendumi kombëtar

Forum E mërkurë, 28 Tetor 2020 14:37
25 prilli është ditë referendumi kombëtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dr. Bledar Kurti

“Një nga ndëshkimet për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është që përfundon të qeverisesh nga ata që janë më inferiorë se ti,” ka thënë Platoni.

Në historinë e zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në Shqipërinë e periudhës post-komuniste përqindja e votuesve ka qenë gjithmonë e ulët duke bërë kështu që qeveritë e ardhura në pushtet, përbërja e parlamentit, kryetarët e bashkive si edhe këshillat bashkiakë të mos kenë gëzuar pëlqimin nga pjesa më e madhe e shqiptarëve.

Të gjitha këto kanë qenë përfaqësues të pakicës dhe jo shumicës.

Madje pjesa më e madhe e atyre që nuk kanë votuar i përkisnin qendrave të qyteteve, përfshirë edhe kryeqytetin, si edhe zemrën e Durrësit, apo qytete të tjera të rëndësishme në vend.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 kishin vetëm 46.77% pjesmarrje. Më e ulta në dekadat e fundit: 2013 – 53.5%; 2009 – 50.5%; 2005 – 48%.

Pjesmarrja e ulët në votime e shqiptarëve në tërësi por edhe e elitave ka bërë që fatet e shqiptarëve të binin në duart e drejtuesve të dalë nga pakica. Jo vetëm kaq, por edhe mospërfshirja e elitave në politië rezultoi në një degradim të Parlamentit me personazhe të botës së krimit, analfabetë dhe gaztorë, ndryshe nga figurat e shquara intelektuale më të shquara të vendit në jetën parlamentare të viteve 90-të.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ulja e pjesmarrjes në votime vërehet edhe më e madhe në zgjedhjet vendore: në vitin 2015 – 45%; 2013 – 53%, pa përmendur votimet moniste të 30 qershorit 2019 në të cilat ndryshe nga rezultati i fryrë i qeverisë i certifikuar 27 ditë më vonë, e paprecedentë në historikun e zgjedhjeve tona, nga një KQZ militantësh, nuk arriti as 8%.

Çfarë tregon kjo? Tregon qartë që shqiptarët janë të zemëruar. Dhe ky zemërim është shtuar edhe më shumë gjatë viteve të fundit, siç u pa më 30 qershor 2019, ku në shumë qendra votimi kishte kutia bosh. Pa as edhe një votë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky ishte një akt zemërimi ndaj qeverisjes. Por zemërimi nuk mjafton. Ky zemërim duhet të kthehet në veprim.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Veprimi më revolucionar dhe patriotik që mund të bëjnë shqiptarët është të votojnë më 25 prill jo si një ditë zgjedhjesh por si një referendum kombëtar. Referendum si ai i 22 nëntorit 1998 kur me 93.5% u miratua Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenti themelor i shtetit, i hartuar nga mendjet më të ndritura të vendit, me ekspertizën më të mirë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, e cila sot është jo vetëm e dhunuar dhe e degraduar nga qeveria në detyrë por vazhdon e shkelet dita-ditës me nisma dhe ndryshime që bien në kundërshtim me të dhe që shkelin të drejtat dhe sovranitetin e popullit shqiptar.

Ndaj më 25 prill shqiptarët duhet të votojnë një referendum në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, për një parlament elitar dhe qeverisje përfaqësuese dhe jo me personazhe inferiorë për nga inteligjenca, vlera dhe integriteti.

Intelektualët, shtresa elitare e vendit duhet të jenë pjesmarrës aktiv në këtë ditë të shënuar për të ardhmen e vendit dhe të jenë administratorët e drejtimit të gjithë sektorëve të jetës publike.

Të gjithë shqiptarët duhet të kryejnë detyrën e tyre civile dhe patriotike dhe të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre dhe të vendit.

Koha e drejtuesve të rëndomtë që e shkatërruan atdheun ka mbaruar. Shqipëria është vendi i shqiponjave. I shqiponjave të guximshme por edhe të zgjuara, të talentuara dhe me vlera që mund të kthejnë shpresën dhe të ndalin shpopullimin e vendit. Me mendësi evropiane për ta integruar vendin në BE, në familjen e madhe evropiane ku shqiptarët meritojnë të jenë jo vetëm gjeografikisht por edhe me mendje, zemër, ide dhe aspirata.

25 prilli është referendum që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë t’i rikthehet në zotërim vetëm popullit shqiptar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.