Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:29 Edhe sot kërkon DIALOG! Kryeministri Rama ka postuar sot, si përditë, kërkesën drejtuar studentëve për DIALOG. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

28 vjet më parë, sistemi komunist vrau në kufi vëllain tim, Ilir Zari

Forum E shtunë, 24 Korrik 2021 04:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

nga Jeni dhe Eda Zari

Në kujtim të vëllait tonë të shtrenjtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 14 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 17 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 19 orësh

Si sot 28 vite më parë, pushoi zemra e tim vëllai,

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

i vrarë barbarisht nga ushtarët “vigjelentë”

të sistemit komunist.

(-Vrasja e Ilirian Zarit, Rehovë – 3 shkurt 1990)

Shikoni hetuesit me duar ne xhepa gjatë përpilimit të dokumentacionit, që i duhej dërguar Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë për punën e lavdërueshme e të devotshme të njësitit kufitar si edhe të repartit ushtarak të kësaj poste kufitare, që sigurisht do të merrnin shpërblimin e duhur: 1 javë leje – për të shkuar në shtëpi të pushonin – nga shteti, për punën e nderuar të tyre, “vigjilente”, për ta mbrojtur nga “armiqtë”, “Atdheun e tyre të dashur”!

Trupi i tim vëllai është lënë gjithë natën e deri të nesërmen në vendin e ngjarjes derisa të vinin “ekspertët” të shtjellonin këtë ndodhi në majë të malit, pra vrasja është bërë në orën 12 të natës të datës 2 duke hyrë 3 shkurti i vitit ’90-të.

Historia e tim vëllai ende nuk është gjykuar as me gjyq e as nuk iu dha familjes trupi i tij, por u hodh në një gropë provizore të malit dhe nuk i dihet as nami e as nishani më vonë; pra, nuk iu tha familjes që e kemi vrarë.

Ne ishim familja e parë në Tiranë, që provuam shkopin e gomës në kokë dhe kamzhikun nga Sigurimi i Shtetit e dita sot, asnjeri nuk e njeh këtë histori, por u mbyll me dosjen e famshme “Top Secret”, ngaqë e kishin zhdukur tim vëlla pa lënë gjurmë. Im vëlla, i pari që e mori guximin të çante kufirin, pra shkëndija e parë e demokracisë, që mesa duket e paska ndjerë që këtij sistemi duhej t’i vinte fundi…, fatkeqësisht askund nëpër media nuk njihet emri i tij si djalë guximtar e fisnik, një nga martirët e parë të kryeqytetit.

Nënëgjora dhe ne, e gjithë familja, përjetuam ngjarje nga më makabret që mund të mendohet. Se si dhe çfarë ka ndodhur me pas (unë dhe ime motër ishim larguar nga vendi), im atë dhe mamaja mesa duket kanë gjetur ngushëllim në ditarët e tyre duke shkruar çdo ditë se si e kanë përjetuar dhe kanë rrjedhur ngjarjet e mëpasshme dhe torturat që ka hequr deri sa ka gjetur të birin dhe e ka zhvarrosur me duart e saja, duke mos lënë pas edhe ndihmën e mbështetjen e njerëzve të ngushtë të familjes së saj dhe të babait tonë.

Ditarët më janë dhënë mua nga mamaja vjet, si amanet që një ditë të dalë historia e djalit dhe shkrimet e saja e të tim eti; edhe titullin e kanë vënë, të cilin nuk po e bëj të njohur tani deri sa të vijë dita e botimit. Premtimin e dhënë më duhet ta mbaj se është amanet, që nuk e tret as dheu!

Nëna jonë me lot e me oiiiiiiiiiiii të qarat e saja nëpër malet me dëborë ditë e net duke kërkuar të birin dhe rënkimet me ditë, muaj dhe vite e bënë gjysëm njeriu. Sigurimin e kishim të pranishëm “non stop” në shtëpi, duke plaçkitur e kontrolluar të gjithë garderobën e tim vëllai e tonën si vajza e deri tek djegia e të gjitha pikturave të tij, penelave, bojrave, kornizave e librave me dhjetra etj. etj., që përfunduan para pallatit në zjarr të madh e komshinjtë pas perdeve shikonin me lot në sy pa ditur ende ç’po ndodhte me njerëzit dhe komshinjtë të cilët kishin një respekt të veçantë.

Im atë, burrë zotëri që kishte respekt një Tiranë e tërë, u thinj brenda natës e nuk e njihnim të nesërmen, nëse ish ai apo ndonjë burrë tjetër në shtëpi.Nuk e ngriti më kokën e të buzëqeshte deri sa u nda nga kjo jetë. Nuk i hynte asgjë në sy vetëm kujtonte djalin e tij të mirë e të dashur që kish vetëm një ëndërr: Të shikonte muzeumet e botës e të takonte Da Vincin Rembrandtin, Gojan, Cezanne, Vermmer, Monet, Renoir… e lista vazhdon pa fund.

Endrra e një artisti e një poligloti e një nxënësi që nga shkolla fillore e deri më tej nuk njihte nota të tjera vetëm 10-a me yll e me fletë lavdërimi; djalë që vetëm buzëqeshte, që ndihmonte çdo të moshuar që shihte rrugës apo që i dilte para syve; çdo fëmijë të vogël të rreckosur që shihte nëpër rrugët e Tiranës atje ku punonte, në Kinostudio “Shqipëria e Re” e që priste radhën sa t’i hapej vendi i punës që i ishte premtuar si piktor..

Kjo ëndërr nuk ju realizua kurrë, megjithëse talenti i tij ishte i përtejshëm… dhe ja një ditë, papritur e pakujtuar, i riu inteligjent humbi durimin dhe mori malet, atje ku ëndrra e tij u bashkua me qiellin në parajsën e përjetshme e ne sot shohim qiellin e flasim me yjet, se “njeri nga ata është djali im”, – shkruan mamaja jonë.

E gjora nënë! Të gjorët ne të gjithë si familje: Pse e patëm këtë fat, pse humbën njeriun më të mirë të familjes, pse ja shuan ëndrrat këtij të riu që veç artin dhe librat kishte pasuri edhe ia dogjën e nuk na lanë asnjë kujtim prej tij?!

Kjo është dhurata që na dha sistemi ynë i madhërishëm, e që do ta marrim edhe në botën e përtejme si kujtim… Në çdo kockë të trupit tonë është skalitur deri në përjetësi dhimbja. Mjerë kujt i ka rënë për pjesë ta provojë mbi shpinë!

Në atë kohë të vrisnin po të mos kërceje vallen e tyre, vallen e sistemit. Sot të buzëqeshin para syve, të bëjnë premtime qesharake dhe populli përsëri ju jep votën!! Pra, ne vetë zgjedhim fatin tonë. Paradoks, sa qesharake!

Zgjohu Shqipëri!

I bëj thirrje të gjithë familjeve dhe nënave të shumëvuajtura të viktimave, lista e të vrarëve si më poshtë, t’iu kërkojnë qeverisë në fuqi, për të cilën kanë votuar, t’u kthehet nderi dhe respekti që meritojnë këta martirë të vrarë në kufi si dhe të mbështesin këto familje që e vuajtën mbi kurriz këtë akt çnjerëzor që iu la ish-sistemi komunist. Ata nuk vranë vetëm një individ, por thyen zemra nënash e mijra zemra të kësaj shoqërie.

Emrat e tyre të shoqëruara me dokumente përkatëse si edhe foto duhet të jenë në muzeum të veçantë për brezat që do të vijnë, të mësojnë pasojat e sistemit dhe në çfarë fazash ka kaluar ky i mjerë popull, që mbijeton me zemër të thyer edhe sot.

Kur kërkohet nga vendet e huaja t’u kthehet dëmshpërblimi familjarëve apo vendit, të njihet hapur çeshtja, kjo apo ajo padrejtësi apo akt genocid që i është bërë këtij populli, pse nuk filloni nga vetja, të dashur politikanë të vendit tonë?! Ju lutem mendoni pak më thellë, llogjikoni, analizoni e arsyetoni drejt e me maturi. Filloni ju lutem të ndërgjegjsoheni, pra duke parë nga vatra juaj, nga njerëzit tuaj, nga ligjet tuaja, si silleni me problemet e njerëzve brenda konakut tuaj.

Nënat tona janë lodhur me mendimin që i është krijuar në dekada: “Mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë!”

Edhe sa kohë duhet të bëjnë nënat tona dhe i gjithë ky komb?! Si thoni ju?! “Deri kur, dhe sa gjatë!?”, është pyetja.

Jeni Zari

3 Shkurt 2018

Mall vëlla, nevojë të t’kem!

nga Eda Zari

Me 3 shkurt të 1990, humbi jetën në kufi im vëlla Ilirjan Zari!

Forcat kufitare në Ersekë, qëlluan një piktor 31 vjeçar plot ëndrra, të cilat u derdhën si enë gjaku nëpër “tokën mëmë”.

Jo vetëm kujtesa është domosdoshmëri, po edukimi si dhe reflektimi mbi krimet e komunizmit, dramë thelbësore shqiptare, zanafillë prej vitit 1948-1990.

Dhe nuk mbaron këtu. Rezultojnë 5157 të vrarë përgjat këtij regjimi, 9052 persona që lanë frymën e fundit birucave, 17.900 të burgosur politikë, 30.383 të internuar për propagandë apo motive politike. Eshtë për të vënë kujën tek shoh që koha ka hedhur pluhurin e harresës, mbi emrat e persekutorëve, dikur persona aktiv në Min. e Brendëshme, prokurorë, gjykatës, hetues, shefa sigurimi, komandantë kampesh, burgjesh të cilët zgjodhën të bëjnë asgjë kundër “detyrës” torturore, duke i shtuar vetes privilegje, në kurriz së egzistencës së dritës së syrit të çdo njeriu që ishte kundër regjimit komunist. “Banaliteti i së keqes” thotë Arendt, një e keqe gjigande që kryhej nga vogëlsia e njerëzve, pa ndërgjegje, nga mendje të shpëlara, centrifuguar e dalëboje. Këta njerëz janë ende në mes tonë! Mall vëlla, nevojë të t’kem!

–Unë dhe Iliri! (all rights by Eda Zari)

Dritan Dema: Vrasjet në kufi: Krime Kundër Njerëzimit!

Këto krime Gjermania i ka trajtuar në fillimvitet 90-të. Vendimet e gjykatave Gjermane, janë lënë në fuqi nga kolegji i bashkuar i Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, në Strasburg.

A kemi ndonjë Avokat/e që është/janë të interesuar, të japin këshilla ligjore, pro bono-falas, për familjarët e të ndjerëve?

Të dashur Miq,

Sot, ju ftoj të bashkohemi me familjarët, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit, Ilirian Ismail Zarit, një djalë Tiranas 27 vjeçar, i cili është vrarë në kufi, në fshatin Rehovë, të Kolonjës/ Ersekes, 28 vite më parë.

Ilirian Zari është i pari në listën prej 33 qytetarësh të vrarë në kufi, vetëm gjatë vitit 1990.

Krime Kundër Njerëzimit ende të pakallëzuara, të pahetuara dhe të pagjykuara, nga Institucionet e Drejtësisë Shqiptare!

Unë shpresoj që familjarët e të vrarëve në kufi, të bëjnë çdo gjë të mundur, për t’u bashkuar dhe për t’i kujtuar, bijtë dhe bijat e tyre.

Pa kujtim nuk ka pajtim.

Shoqëria e pastër shqiptare, duhet të investohet bashkarisht, me të gjitha mjetet e tyre ligjore, mediatike, sociale-kulturore në dispozicion, për të ruajtur të gjallë kujtesën e tyre, si dhe sjelljen përpara drejtësisë, të autorëve, bashkëpunëtorëve dhe urdhëruesve të këtyre krimeve.

Familjarët e të ndjerëve e kanë detyrimin moral dhe ligjor, për t’i kallëzuar këto vrasje, në Prokurori.

-ISKK – Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit,

-Autoriteti i Dosjeve,

-IIPP – Instituti i Ish të Përndjekurve Politike si dhe

-Shoqatat e të Përndjekurve Politikë (që nuk janë pak nga numri) do të ishtë e denjë për ta, që të angazhohen bashkarisht, në ndihme të familjarëve të viktimave. Kuvendi i Shqipërisë (ata që nuk gjenden në konflikt interesi) do të ishte e arsyshme të angazhoheshin publikisht, duke i kërkuar Prokurorisë garantimin e hetimit të këtyre Krimeve Kundër Njerëzimit.

Faleminderit.

–Ilir Zari në rininë e tij

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 7 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 2 orësh

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.