Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:48 Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah Barcelona ka marrë një vendim për të mos rrezikuar me Lamine Yamal. Talenti spanjoll ka shfaqur shqetësime në kyçin e djathtë të këmbës dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A ka mbetur ndonjë socialist normal?

Forum E diel, 26 Shtator 2021 16:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Çim Peka

Unë jam i bindur se Edi Rama do ti shkojë së keqes deri në fund.

Nuk ka ndonjë filozofi të madhe për ta kuptuar këtë.  Një person i çmendur (me kartele mjekësore); I vetë-rrethuar me kollounë, dhe i kapur peng nga grupet e krimit të organizuar, është jashtë kushteve psikike për të ndërmarrë veprime normale.

Deri këtu kemi të bëjmë me problem të brendshëm të Rilindjes.

Në kushtet kur Presidenti i Republikës bëri një akt zyrtar për zhdekretimin e zgjedhjeve, për t’u krijuar palëve hapësirën e duhur për tu ulur dhe gjetur një kompromis, një njeri normal në pozitën e Kryeministrit, edhe pse  inatosur me ‘golin’, aktin politik dhe juridik te Presidentit, duhej ti jepte kohe vetes dhe të bënte ca pyetje.

1. A mund te mbahen zgjedhje pa Dekret të Presidentit?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2. A është i ligjshëm ky Dekret?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

3. A ka mekanizëm institucional për ta goditur apo zhbërë këtë Dekret?

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

4. A mundet KQZ të mbajë zgjedhjet në këto kushte? 5.

A mund të shkarkohet Presidenti?

6. Nëse ‘po’, sa kohë duhet të shkarkohet ai, të emërohet I riu, të lëshojë një dekret të ri, dhe të ruhet data 30 qershor?

7. Nëse pas gjithë kësaj piruete, data 30 digjet, ca vlere ka shkarkimi I tij?

8. Ca vlere ka beteja politikë për një datë?

9. A zgjidh gjë më shkarkimin e Presidentit?

10. A zgjidh gjë me mbajtjen e zgjedhjeve?

Unë nuk kam ndërmend ti hyj argumentit kushtetues, por një gjë është e qartë: Kryeministri e kuptoi se kishte një problem me mungesën e Gjykatës Kushtetuese që me Dekretet për Ministrin e Brendshëm dhe atë të Jashtëm, dhe për 7-8 muaj kohë në dispozicion nuk e vuri ujin në zjarr për ta zgjidhur.

Një njeri normal do t’u kishte dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, dhe duhej ta kishte pranuar faktin e thjeshtë se në politikë ashtu siç bën gola, edhe ha gola.

Edi Rama duket se e ka ndarë mendjen të vazhdojë me çmendurinë e tij dhe të mbajë zgjedhjet me 30 qershor. I mbështetur nga Taulant Balla, Elisa Spiropali, Ulsi Mane, apo Alfred Peza, nuk pritet që Edi Rama të tregohet i përgjegjshëm.

Në kushtet kur Opozita, Presidenti i Republikës dhe shumica e shqiptarëve ndodhet përballë një bande të marrë peng nga Edi Rama, tashmë është ora e socialistëve të thjeshtë e të ndershëm.

Është ora kur deputete, ministria, zyrtarë të lartë partiakë e shtetërore, qendrorë e lokalë, të dalin dhe ti thonë NDAL çmendurisë së Edi Ramës. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të marrin në qafë vendin, veten, dhe familjet e tyre.

Edi Rama me çmendurinë e tij ka marrë vrapin drejt greminës; për vendin pikë së pari.  Ilir Meta me Dekretin presidencial bëri përpjekjen e fundit për ti hedhur një gomone shpëtimi. Por i çmenduri, i çmendur mbetet.

Pyetja shtrohet: a do ta ndjekë Partia Socialiste kryetarin në çmendurinë e tij. Sot është momenti që dikush të dalë dhe të shpëtojë vendin dhe Partinë Socialiste. Nëse nuk ndalohet Edi Rama, ai do të na marrë të gjithëve me vete.  Ata që sot I bëhen ure, nesër do të jenë bashkëfajtorë, dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, dhe jo vetëm, njësoj si ai.

Edi Rama me vetëdije të plotë dhe gjakftohtësi prej krimineli po e çon vendin drejt një konflikti civil, ku viktimat e para do të jenë pikërisht ata që nuk e ndaluan në këtë rrugëtim drejt greminës.

Dikush duhet ta bindë Ramën të kapë gomardarën që i lëshoi Ilir Meta, nëse jo, nesër do te jetë vonë për të gjithë. Edhe për miliardin e kapterit nga Peqini, edhe për miliardat e Elisës, edhe për atë që mezi mbyll muajin.

Për të gjithë.

Vetëm për Ramen jo, i çmenduri nuk kupton asgjë.

Për të do jetë njëlloj. Si jashtë e si brenda!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri
Para 13 minutash

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet
Para 17 minutash

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?
Para 23 minutash

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit
Para 25 minutash

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.