Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 08:55 Horoskopi për ditën e sotme, 19 tetor 2026 Dashi Fokusi juaj do të jetë tërësisht te rritja profesionale. Dëshira për të ndërtuar diçka të qëndrueshme ju shtyn të tejkaloni limitet tuaja. Ndikimi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia dhe Tirana
  • Akuzat e Berishës
  • Pedagogët kundër dhunës
  • Ministria e Brendshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Admir Kadeli, modeli ku politika bëhet njerëzore!

Forum E premte, 28 Gusht 2026 20:06
Admir Kadeli, modeli ku politika bëhet njerëzore!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Hysen Myzyri

Ka politikanë që i njeh nga fjalimet, nga ekranet dhe nga deklaratat publike. Por ka edhe nga ata që i njeh në një vend krejt tjetër: në zyrën ku njerëzit shkojnë me hallet e tyre dhe dalin me një shpresë të re.

Mund t'ju interesojë

BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT

BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT

Para 23 orësh
Për një dorëheqje të përgjegjshme kundër kaosit të Ramës!

Për një dorëheqje të përgjegjshme kundër kaosit të Ramës!

17 Tetor 2026, 16:35
REL: Trazirat shpërthejnë përsëri në protestën antiqeveritare

REL: Trazirat shpërthejnë përsëri në protestën antiqeveritare

17 Tetor 2026, 15:07

Para pak ditesh pata rastin të shkoj në zyrën e deputetit të PS-së, Admir Gjovalin Kadeli, për një problem që më kishte munduar prej vitesh. Nuk prisja mrekulli. Në fakt, isha mësuar me zvarritje, me “prit edhe pak”, me dyer që hapen e mbyllen dhe me përgjigje që nuk zgjidhin asgjë.

Por ndodhi e kundërta.

Admir Kadeli e dëgjoi problemin, e kuptoi menjëherë thelbin e tij dhe më ofroi një zgjidhje konkrete, pa zvarritje dhe pa asnjë lloj kërkese të paligjshme apo korruptive. Ishte një nga ato momente kur kupton se, përtej institucioneve dhe procedurave, rëndësi ka edhe njeriu që di të kërkojë llogari dhe të mos pranojë që qytetari të sorollatet pafundësisht.

Dhe ndoshta kjo shpjegon edhe diçka tjetër per mua.

Në zyrën e tij atë ditë pashë një varg njerëzish që vinin nga zona e tij elektorale. Secili me hallin, shqetësimin apo problemin e vet. Disa prisnin, disa flisnin, të tjerë dilnin nga zyra. Por ajo që më bëri përshtypje ishte se shumë prej tyre largoheshin të buzëqeshur.

Në një moment, dikush që ishte aty tha në praninë time një fjali që më mbeti në mendje:

“Ta bekoftë Zoti këtë deputet, që qenka vetëm për hallet tona.”

Nuk e di nëse ka kompliment më të madh për një përfaqësues të popullit.

Sepse mandati i deputetit nuk është vetëm një numër votash per hir te se vertetes. Është një besim njerëzor. Dhe ai besim matet jo vetëm në sallën e Kuvendit, por edhe në mënyrën se si i pret njerëzit, si i dëgjon, si u përgjigjet dhe sa këmbëngul që një problem i tyre të mos mbetet i harruar nëpër zyrat e shtetit.

Te Admir Kadeli kam parë këtë dimension të politikës te cilen ai e shikon si shërbim dhe jo si privilegj.

Ndoshta nuk është rastësi që kjo frymë humane lidhet edhe me emrin e të atit, Gjovalin Kadelit, i cili gjithashtu ishte deputet dhe njihej për karakterin njerëzor dhe përkushtimin ndaj njerëzve.

Disa trashëgimi nuk kalojnë vetëm përmes mbiemrit si duket.

Kalojnë përmes shembullit konkret sepse edhe Admir Gjovalin Kadeli duket se ka zgjedhur ta vazhdojë këtë trashëgimi në mënyrën e tij pra duke qenë pranë njerëzve, duke dëgjuar hallet e tyre dhe, mbi të gjitha, duke kërkuar zgjidhje.

Në një kohë kur qytetari shpesh ndihet i vogël përballë administratës, një deputet që i thotë “hajde, ta zgjidhim” dhe më pas e ndjek problemin deri në fund, fiton diçka shumë më të rëndësishme se një duartrokitje politike sepse fiton respektin njerëzor.

Dhe respekti nuk votohet.

Respekti fitohet.

Prandaj, Admir Kadeli për mua përfaqëson një lloj tjetër të politikës: një “racë humane” të politikës, ku pushteti nuk të largon nga njerëzit, por të afron më shumë me ta; ku mandati nuk është një privilegj personal, por një përgjegjësi; ku një derë deputeti nuk duhet të jetë një derë e mbyllur, por një derë ku qytetari hyn me një hall dhe shpreson të dalë me një zgjidhje.

Në fund të fundit, politika mund të jetë shumë gjëra: debat, ide, programe, pushtet.

Por në thelbin e saj më të bukur është vetëm një fjalë:

Njerëzillëk.

Dhe kur një deputet arrin ta ruajë këtë vlerë, edhe në një zyrë të mbushur me halle, dokumente dhe kërkesa, atëherë mandati i tij merr një kuptim krejt tjetër.

Të jesh deputet i njerëzve nuk do të thotë vetëm t’i përfaqësosh ata në Kuvend.
Do të thotë të jesh aty kur ata kanë nevojë për ty.

Respekt, Admir!
Vazhdo të jesh pranë njerëzve. Sepse në fund të çdo mandati politik nuk mbeten vetëm votat, por gjurmët që ke lënë në jetën e njerëzve.


Admir Kadeli, deputet i PS-së

Etiketat e lidhura

Admir KadeliHysen Myzyri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 2 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 11 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 11 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 16 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.