Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:29 Edhe sot kërkon DIALOG! Kryeministri Rama ka postuar sot, si përditë, kërkesën drejtuar studentëve për DIALOG. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Akoma Gjermania pa qeveri. A do jetë Merkel apo zgjedhje të reja?

Forum E shtunë, 24 Korrik 2021 03:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nëse bisedimet për koalicionin gjerman përfundojnë me sukses, vjen ora e socialdemokratëve. Anëtarët e kësaj partie do të vendosin për koalicionin me bazë të gjerë me konservatorët. Por çfarë ndodh, nëse ata thonë „Jo“? Pak pas bashkimit të Gjermanisë, SPD numëronte rreth 1 milionë anëtarë. Ndërkohë vetëm 440.000 vetë janë anëtarë të Partisë Socialdemokrate. Pa miratimin e anëtarëve nuk do të ketë koalicion të madh me konservatorët, thonë krerët e partisë. Kjo do të  thotë që 440.000 anëtarët e saj do të marrin një letër nga posta së shpejti, marrëveshjen e koalicionit. Shumë do të lexojnë me vëmendje e do të pyesin- a mund të kuptohet toni socialdemokrat në këtë marrëveshje?

Baza vendos

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 14 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 17 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 19 orësh

Ashtu si para katër vjetësh ishin socialdemokratët që e thanë fjalën e fundit për një koalicion me CDU e CSU-në. Ata votojnë me letër me „po” ose „jo”. Kundërshtarët e koalicionit kanë bërë thirrje për anëtarësime të reja që të pengojnë një aleancë të tillë. Vërtet pas kongresit të jashtëzakonshëm, SPD shënon rritje të anëtarësimeve, por nuk dihet nëse anëtarët e rinj janë pro ose kundër koalicionit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Deutschland Merkel, Seehofer und Gabriel ARCHIV (picture alliance/dpa/M. Gambarini)Merkel, Seehofer i CSU dhe Martin Schulz, SPD

Votim me rreziqe

Ndryshe nga zgjedhjet e fundit, kur 76% e anëtarëve socialdemokratë ishin pro një qeverie të re, kësaj here anëtarët e partisë mund të bëjnë që të bjerë koalicioni me bazë të gjerë. Shumë socialdemokratë nuk shohin se po përmbushen kërkesa të rëndësishme të partisë së tyre. Po ashtu ata ende nuk e pranojnë kthesën që bëri Martin Schulz pas dështimit të negociatave për koalicionin „Xhamajka”. Nëse në fillim ai e pa vendin e SPD-së vetëm në opozitë, tani Schulz po e çon SPD-në rishtazi një koalicion të madh si partneri më i vogël. E kjo megjithëse, SPD nën qeverisjen e Merkelit është dëmtuar gjithnjë e më shumë. Miratimi për Martin Schulz brenda partisë ka rënë dukshëm.

Berlin Koalitionsverhandlungen zwischen Union und SPD (pictur-alliance/dpa/G. Fischer)Martin Schulz kritikohet brenda partisë së tij, SPD

Frika nga rënia

Janë anëtarët e organizatës rinore socialdemokrate që bëjnë thirrje për „jo”. Ata nuk duan më „politikë të emëruesit më të vogël të përbashkët”. „Demokracia jeton nga përplasja e kampeve të ndryshme, por ky ballafaqim nuk zhvillohet dot në një koalicion të madh”, argumenton zëri më i fuqishëm i kundërshtarëve të koalicionit të madh, Kevin Kühnert.

Por çfarë ndodh, nëse anëtarët e  SPD-së votojnë kundër koalicionit të madh? „Atëherë ka zgjedhje të reja”, thuhet shpesh. Por kaq e thjeshtë nuk është. As Bundestagu nuk e shpërbën dot veten e as Merkel apo Schulz nuk i shpallin zgjedhjet e reja. Kushtetuta gjermane parashikon stabilitetin e jo zgjedhje të shpeshta të reja. Cilat janë hapat e mundshëm? Në rast të tillë e ka radhën, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. Ai mund të propozojë një kandidate apo kandidat për kancelar. Para se të thirret të votojë populli, duhet që përfaqësuesit e tij në parlament, të mblidhen për të zgjedhur një kancelare apo kancelar të ri.Nëse ajo apo ai vijnë nga qeveri pakice apo shumice kjo nuk është parësore. Nga një zgjedhje e tillë varen të gjitha zhvillimet e tjera.

Hapi i parë: Zgjedhja e kancelarit?

Presidenti Frank-Walter Steinmeier do t’i propozojë pra Bundestagut kandidatin për kancelare ose kancelar. Edhe nëse dështojnë negociatat e koalicionit të madh, me shumë gjasë kandidatja do të jetë Angela Merkel. Ajo është kryetare e partisë që fitoi më shumë vota në zgjedhje. Për zgjedhjen e saj, ajo ka nevojë për 709 vota deputetësh, shumicën. Deri më tani të gjithë kancelarët gjermanë, edhe Merkel, janë zgjedhur në raundin e parë.

Berlin Koalitionsverhandlungen zwischen Union und SPD Merkel (picture-alliance/dpa/G. Fischer)

Në këtë rast ka gjasa që të kemi ndryshime. Pas dy përpjekjeve të dështuara për koalicione, Merkel me gjasë do të humbiste shumicën. Pas kësaj – sipas kushtetutës- ka një afat prej 14 ditësh. Në këtë kohë, Bundestagu mbi bazën e propozimeve të veta do të mund të propozojë një kancelare apo kancelar. Edhe këtu kërkohet shumica absolute. Nëse kjo nuk arrihet, duhet që të zhvillohet „pa vonesë një votim i ri”, parashikon neni 63 i kushtetutës që ul barrierën – në zgjedhjen finale mjafton një shumicë e thjeshtë e votave.

Qeveri pakice apo zgjedhje të reja?

Sërish vjen radha e presidentit gjerman. Ai duhet të vendosë, nëse do të emërojë si kancelar kandidatin e zgjedhur që duhet të kërkonte gjithmonë në parlament shumica që variojnë. Por ai ka edhe një alternativë: Shpërbërjen e Bundestagut dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja brenda 60 ditësh. Krerët e SPD-së ende nuk flasin për zgjedhje të reja, kur AfD ka rrezik që ta parakalojë këtë parti. Më shumë ajo do të bëjë një tur për të bindur anëtarët për miratimin e marrëveshjes së koalicionit, dhe nuk do të bëjë të ditur, se cilat poste do të zënë krerët e saj në kabinetin e ri. Për Martin Schulzin flitet për postin e ministrit të Jashtëm në një kabinet të ri. Edhe kjo mund të forcojë kampin e kundërshtarëve të koalicionit mes socialdemokratëve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 6 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 2 orësh

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.