Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Amerika nuk korruptohet! Persona të veçantë fatkeqësisht po! Dy fakte e dy komente

Forum E hënë, 27 Shkurt 2023 09:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fakti 1: çështja Bilali

Në shkurt 2017 një gjykatë federale në New Jersey, ShBA dënoi shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu me burgim me kusht; në shtator 2019 e njëjta gjykatë dënoi si bashkëfajtor me të amerikanin William Argeros me burgim (pa kusht). Akuza ishte financim i paligjshëm i fushatës së një kandidati presidencial. Por gjykata konstatoi se të pandehurit nuk kishin qëllim influencimin e rezultatit zgjedhor dhe e konsideroi këtë si rrethanë lehtësuese. Në v. 2012 Argerosit ju transferuan në llogarinë bankare 80 mijë dollarë nga një biznesmen në Shqipëri i cili u zgjodh deputet i Partisë Socialiste e përfitoi nga tenderat qeveritare. Argeros ja dorëzoi këto para Bilal Shehut, i cili i dha si donacion në Obama Victory Fund. Kjo bëri të mundur që Edi Rama, i shoqëruar nga Bilal Shehu, të ishte i pranishëm në një eveniment elektoral të Barack Obamas e të fotografohej me të. Në kujtesën publike ky rast ka mbetur si “gruaja e Bilalit” pasi në regjistrin e evenimentit dy vizitorët çuditërisht ishin shënuar si “Mr. Shehu and spouse”.
Avokati i Argerosit deklaroi se klienti i tij kishte vepruar në emër të Edi Ramës, aktualisht kryeministër i Shqipërisë. Zyra e Ramës sipas Associated Press kishte mohuar se kishte lidhje me këtë çështje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 10 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 13 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 15 orësh

Fakti 2: çështja McGonigal

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në janar të këtij viti Departameni i Drejtësisë së ShBA publikoi akt-akuzën kundër ish agjentit të FBI-së Charles McGonigal i cili e kishte mbyllur karrierën si drejtor për shtetin New York. Nga ai tekst ku emri i Ramës figuron mbi një dyzinë herë si dhe nga burimet e akuzës të kontaktuara nga disa media serioze amerikane McGonigal kishte marrë para nga njerëz të besuar të Ramës, informacione nga zyra e Ramës që do të shërbenin për të trysnuar e neutralizuar kryetarin e Partisë Demokratike. Burimet amerikane gjithmonë e më shumë dyshojnë se McGonigal u përdor edhe për të blacklistuar ish kryetarin e kësaj partie e kryetarin aktual Sali Berisha. Përveç kësaj McGonigal përmes qeverisë Rama tentoi fitime në industrinë e naftës, me investigime private për llogari të politikanëve si dhe zhvati miliona nga oligarkë pranë qeverisë përmes shantazhimit.
Kryeministri Rama ka reaguar duke thënë se ai në ketë çështje nuk ka kryer asnjë akt të kundraligjshme apo jo etike por ka vepruar në shërbim të interesit shtetëror. Më tej ai ka pohuar se Amerika është e pakorruptueshme dhe se “narativat” rreth skandalit McGonigal janë “punë kazanësh”.

Komenti 1: mbi pohimin Amerika është e pakorruptueshme

Historia e Shteteve të Bashkuara ka pafund raste korrupsioni e shpërdorimi të ofiqit. Ashtu siç kanë edhe shtete të tjera qofshin demokraci funksionale, regjime hibride apo diktatura. Më të njohurat janë raste të rekrutimit përmes joshjes financiare të agjentëve të CIA-s, FBI-së por edhe zyrtarëve e shkencëtarëve nga spiunazhi i shteteve jo miqësore si p. sh. Bashkimi Sovjetik e më vonë Rusia e Kina. Më të shumtat janë raste me policë, kryebashkiakë, kongresmenë. Me polarizimin politik aktual, akuza për korrupsion me çanta me para u dëgjuan së fundmi edhe në debatin mes kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Ishte e pakëndëshme! Por në demokracitë funkionale ka ndarje pushtetesh, mbikqyrje parlamentare, gjyqësor të pavarur dhe media të lira. Kjo bën që rastet e korrupsionit e abuzimit të denoncohen, ekspozohen, hetohen e gjykohen. Jo gjithmonë ndodh kështu; se edhe demokracia, si çdo gjë njerëzore, nuk është perfekte. Por në përgjithësi ndodh kështu sepse e mundëson sistemi demokratik. Çka nuk mund të thuhet për regjimet hibride e diktaturat. I shikuar në këtë prizëm pohimi i z. Rama se “Amerika nuk korruptohet” duket i bazuar. Por druaj se Rama përpiqet të konfondojë amerikanë të veçantë me Amerikën në terësi.
Sepse shtetas amerikanë pa ofiqe (si në Faktin 1) apo me ofiqe (si në Faktin 2) mund të joshen e të korruptohen dhe pastaj të shkelin ligjin. Kështu si kanë ardhur gjërat duket se nuk ka njeri tjetër mbi glob që t’a dijë këtë më mirë se Edi Rama.

Komenti 2: mbi ndikimin sui generis nga Shqipëria

Çështja gjyqësore Bilali-Argeros në ShBA pati mbulim mediatik e komente të shumta. Ndër keto të fundit më ka mbetur në kujtesë analiza e një politologu i cili e shihte si krejt të veçantë përpjekjen e Ramës për të t’u takuar e fotografuar me Obamën. Sipas tij ka shumë politikanë nga të katër anët e botës që investojnë shumë më shumë se 80 mijë USD për të patur akses tek vendimmarrësit amerikanë. Por ata e bëjnë ketë që të influencojnë politikat amerikane në favor të shteteve të tyre. Si rregull në fushën e sigurisë, ndihmës zhvillimore e tregtisë. Rasti Rama-Obama ishte i pari i njohur kur investimi bëhej për një foto e cila me gjasë do të ndikonte në opnionin publik e në votën e elektoratit në shtetin tjetër – konkludon politologu.

Të tërë ne do të ishim kuriozë se çfarë do të shkruante po ky politolog po të njihej me të gjitha aspektet e skandalit McGonigal që ka raportuar media. Kontrasti mbetet i fortë: agjentët sovjetikët e më vonë rusë hiqnin picirin e paguanin qimet e kokës për te rekrutuar spiunë amerikanë që të gjenin sekrete ushtarake e strategjike; kurse nga Shqipëria paskemi shefin e qeverisë dora vetë që e trajtonte personalisht të rekrutuarin dhe e dirigjonte kundër opozitës politike; e kur e mbaronin këtë punë merreshin me biznes, shantazhe e zhvatje. Sui generis në katror do te vija bast unë.

Genc Pollo

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.