Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza e “Bloomberg”: Nuk ka datë për Shqipërinë, BE e lodhur me lindjen

Forum E diel, 13 Tetor 2019 23:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shpresat e Ballkanit për fillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian janë “në fije të perit” pasi Franca këmbëngul se blloku nuk është ende gati për të diskutuar mundësinë e pranimit të anëtarëve të rinj. Këtë zbulojnë dokumentet e shkëmbyera midis misioneve diplomatike në Bruksel.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në ankth për “dritën jeshile” këtë javë për të filluar bisedimet zyrtare për t’u bashkuar me klubin më të madh tregtar në botë. Ndërsa shumica e vendeve anëtare mbështesin kërkesën e tyre, Franca dhe Holanda dëshirojnë një rregullim të plotë të procesit të zgjerimit përpara se të fillojnë negociatat me dy vendet.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 9 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 11 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 11 orësh

Parisi dëshiron që bisedimet e mëtutjeshme të jenë “më graduale, më konkrete në përfitimet që ato sjellin për vendet e interesuara dhe të kthyeshme, sipas zbatimit efektiv, të prekshëm dhe të qëndrueshëm të reformave,” – thuhet në një draft-komunikatë të një takimi ministror në Luksemburg. Memoria u qarkullua në 10 tetor nga diplomatët francezë në qeveritë e tjera të BE-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Asnjë datë për negociatat zyrtare nuk duhet t’i jepet Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore përpara se BE të përfundojë këtë rregullim të “metodologjisë” së saj” – thuhet në dokument.

Përkrahësit e zgjerimit argumentojnë se perspektiva e anëtarësimit në BE do të ndihmojë në ankorimin e mëtejshëm të rajonit të trazuar në Perëndim, ndërsa mospërcaktimi i një date për fillimin e negociatave zyrtare rrezikon të dobësojë forcat reformiste në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Por zyrtarët perëndimorë të BE-së, të mërzitur nga dështimi i vendeve lindore që u bashkuan në 2004-ën dhe 2007-ën sa i takon mbështetjes së sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit janë tashmë të kujdesshëm të pranojnë anëtarë të rinj.

Vende si Polonia, Hungaria dhe Rumania, ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve strukturore të BE-së dhe ndihmave për bujqësinë – janë në luftë me Komisionin Evropian mbi standardet e tyre demokratike dhe krahu ekzekutiv i BE-së deri më tani nuk ka arritur t’i detyrojë ata të hyjnë në rrugën e duhur.

Me insistimin e Francës, BE thotë në komunikatën e saj të qershorit për temën e zgjerimit se “pranimi i anëtarëve të rinj duhet të marrë parasysh aftësinë e bllokut për t’i integruar ato”.

Franca dhe Holanda nuk janë vetëm në skepticizmin e tyre. Shtohen këtu vende si Greqia dhe Bullgaria që citojnë çështje bilaterale që së pari duhet të zgjidhen, ndërsa të tjerët kërkojnë kushte të bashkuara me çdo nyje pozitive, veçanërisht për Shqipërinë.

Ambasadorët e BE do të bëjnë një përpjekje dëshpëruese për të ndërmjetësuar një kompromis të hënën përpara se ministrat të takohen në Luksemburg të martën, ku do të merret një vendim. Udhëheqësit e BE-së duhet të nënshkruajnë kur takohen të enjten në Bruksel.

Drafti i fundit i vendimit, i datës 11 tetor dhe i parë nga Bloomberg, jep një dritë jeshile që negociatat zyrtare të pranimit të fillojnë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por “askush nuk është i lumtur me këto fjalë”, citohet një diplomat që është në brendësi të diskutimeve. ©Marrë nga Bloomberg, Përshtati LAPSI.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.