Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Minaretë e Rilindjes të zhytura në thes

Forum E enjte, 11 Shkurt 2021 16:33
Andi Bushati: Minaretë e Rilindjes të zhytura në thes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati-
Çdokush që e ndjek me vëmendje fushatën e Rilindjes me siguri që vë re një anomali: sa më shumë që qeveritarët flasin për arritjet dhe sukseset e këtij 8 vjeçari, aq më pak duan të përmendin transformimin e Tiranës, kullat e rokaqiejtë që po lartësohen për ditë në kryeqytet.

Erion Veliaj është i gatshëm të përgatisë minuta të tëra me kronika televizive edhe kur mbjell një lule të vetme, por nuk është shfaqur kurrë në prerjen e shiritit për fillimin e punimeve të një grataçiele. Edi Rama nuk lë katundari pa i dhënë kyçet e shtëpisë 50 metër katëror, por nuk pozon asnjëherë përkrah një biznezmeni të ndershëm që është duke ngritur në ajër me mijra të tilla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Asnjëri prej të dyve, që është i aftë të shndërojë në 3D edhe fantazitë më të çmendura, nuk ka treguar me mburrje projektin e pallati të ri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rilindasit po sillen sikur nuk i llogarisin mes sukseseve të tyre rreth 3 milionë metra leje që kanë dhënë në kryeqytet, duke i hapur rrugë një biznesi që i kalon mbi 3 miliardë euro.

Nëse të gjithë flasin nën zë për kullën e atyre të Hollandës, për lejen e ndërtimit të morën çunat e Kolumbisë, për objektin e xhamtë që po lartësojnë ata të kumarit, kjo “politikë e madhe zhvillimi” nuk pasqyrohet në manualet e fushatës së rilindjes. Aty nuk ka asnjë fjalë qoftë edhe për zhvillimin e qytetit. Asnjë lavdërim për nxitjen e biznesit të ndërtimit. Madje, çuditërisht, as edhe një mburrje për hapjen masive të vendeve të punës për muratorë, teknikë, inxhinjerë.

Hiç dhe hiç. Të gjithë sillen sikur “minarja duhet mbajtur e futur në thes”, megjithëse ajo është në sy të të gjithve. Dhe këtu nuk është fjala për minaren e xhamisë së Et’hem beut që po zhduket nga peisazhi dita ditës, por për simbolet e reja të narko kapitalizmit që po përjetojmë prej tetë vitesh.

Natyrisht, ky stërmundim për të mbajtur të mbuluar një të fshehtë publike që ulëret, nuk ka të bëjë as me skrupujt e betimeve të Erion Veliajt, se ai do të firmoste “zero ndërtime në qendër të Tiranës” dhe as me ëndërrat e tij se do të donte të mbahej mend si “kryebashkiaku i pemëve dhe jo i betonit”.

Kjo heshtje nuk është e lidhur as me përgjime si ato të Ndraghetas, sepse, në fund të fundit, këta “specialistë” që na premtuan me gojën e tyre se do vidhnin më pak se paraardhësit, 20-30 %-shin e marrin në çdo firmë që vënë dhe jo vetëm për lejet e ndërtimit.

Prandaj pyetja që shtrohet është, pse ata që nuk kanë cipë të mbrojnë PPP si ato të Check –Up dhe laboratorëve, koncesione ai ato të traut të rrugës së kombit dhe inceneratorëve, përgjysmimin e dividentit për më të pasurit dhe faljen e pasurive të nëntokës, nuk i dalin zot asaj që po bëjnë në Tiranë?

I vetmi krahasim që mund ti shkojë për shtat kësaj dileme, është ai me investimin më të madh që ndërmori rilindja në fillim të mandatit të parë: atij të kanabizimit të vendit. Edhe atëherë, megjithëse të gjithë e kishin parasysh atë që po ndodhte, Edi Rama dhe Saimir Tahiri bërtisnin kundër mediave të kazanit dhe makinerisë së baltës që shpiknin për të nxirë imazhin e Shqipërisë.

Edhe sot ndaj projektit gjigand të kullëzimit po sillen po njësoj, me ndryshimin e vetëm se vendin e ish ministrit të brendëshëm, që përfundoi si personazh i kronikës së zezë e ka zënë tani kreu i bashkisë.

Arsyet se pse rilindja kërkon ta mbajë minaren të fshehur në thes edhe kësaj radhe i kanë bërë me dije institucionet ndërkombëtare.

Në një raport të gushtit 2020, të titulluar “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri…”, hartuar nga “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe ministria e Jashtme Norvegjeze, zbulohet e vërteta që djeg. Aty theksohet se “Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro”.

Por, ky nuk është raporti i vetëm përvëlues.

Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës theksonte në shkurt 2020 se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.

Shqipëria futet sërish në “listën gri” të pastrimit të parave

Edhe agjencia Reuters në momentin kur nuk u hapën negociatat nga BE në korrik 2019 shkruante se një nga shkaqet që u ndëshkua Shqipëria, qe se ajo perceptohej si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, prandaj përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore. Të njejtën gjë nënvizonte dhe raporti i departamentin Amerikan të shtetit ku pastrami i parave lidhej me “investimet në pasuri të patundshme dhe marrëveshjet zhvilluese të biznesit”.

Pra, nuk është e vevojshme të shkohet përtej këtyre burimeve krejtësisht të pavaruara nga njëra tjetra, për të kuptuar atë që i bën të kenë turp edhe personazhet më të paturshme të politikës.

Eshtë pikërisht kjo gjë që i detyron rilindasit që me gjithë gropat e mëdha në bilancin e sukseseve të këtyre tetë viteve, mos guxojnë të përmendin qoftë edhe një herë të vetme, kantierin më të madh të tyre me ndërtimin e kullave në Tiranë. Kjo shpjegon dhe faktin se përse Erion Velinë se kemi parë kurrë në inagurimin e një grataçiele, se përse imazhin e Edi Ramës se kemi shikuar asnjëherë të asociuar me një nga rokaqiejtë e skicuar prej tij.

Por, ky turp i të paturpshëve, që po rezulton ulëritës në këtë prag fushate, po shërben për ta ndarë njëherë e mirë debatin publik mes atyre që janë për një Tiranë me kulla edhe atyre që janë kundër saj. Heshtja e ideatorëve të këtij projekti flet më shumë se gjithçka.

©Lapsi.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 15 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 19 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.