Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Pas “Jo” së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama

Forum E enjte, 10 Tetor 2019 17:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Burime të disafishta diplomatike bëjnë me dije se Parisi po e shpie drejt një “Jo”-je përfundimtare vendimin e 28 vendeve të BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë. Në një lajm të agjencisë Reuters, u raportua një zyrtar francez, i cili thoshte se as Shkupi dhe as Tirana nuk i kanë realizuar detyrat e shtëpisë. Madje me profesionalizëm, Reuters, nënvizonte se Franca është kundër politikave të zgjerimit me vende të reja, pa reformuar më parë një Bashkim Europian, vendimarrja e të cilit i ngjan gjithnjë e më shumë një kulle Babiloni. Këto dy argumente, kundërthënëse në dukje, janë në fakt dy anët e së njëjtës medalje që po e bën Shqipërinë të provojë shijen e hidhur të refuzimit për të tretin vit me radhë.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 9 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 11 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 11 orësh

Nga njëra anë, po shihet qartë se rrymat që nuk na duan në BE janë gjithnjë e më të forta. Fakti që të njëjtin qëndrim Franca pritet të mbajë edhe me Maqedoninë e Veriut, e cila bëri sakrificën sublime të ndryshimit të emrit, vetëm për të hapur dyert e BE dhe NATO-s në Bruksel, e dëshmon këtë. Pra këtu nuk kanë të bëjnë as vjedhjet, as oligarkia, as reforma në drejtësi, as blerja e votës, as Avdylajt, as Bildi apo aventurat me shkëmbim kufijsh. Rama ka të drejtë kur e përshkruan dështimin e Shqipërisë për të bërë përpara, me problemet e brendshme të 28-shes. Natyrisht politikat emigratore, fuqizimi i ekstremit të djathtë dhe mbi të gjitha kokëçarjet që kanë shkaktuar demokracitë liberale të vendeve ish-komuniste, që nga Orbani e deri tek vëllai i mbetur Kazinski, e kanë komplikuar vendimarrjen e shteteve themeluese në BE. Eksperienca e ish-vendeve lindor që u pranuan përpara, sot po bie si mallkim, qoftë mbi ne që e meritojmë më pak, apo qoftë mbi Maqedoninë e Veriut që dorëzoi gjithçka.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por, sado reale qofshin këto arsye, sado vendimtare të jetë kjo anë e errët e medaljes, përpjekja e Edi Ramës për ta paraqitur atë si kleçkën e vetme të dështimit të Shqipërisë, siç bëri edhe në fjalimin e fundit në parlament, mbetet një gjysëm e vërtetë. Faqja tjetër, pra ajo që e nxjerr kryeministrin gënjeshtar është fakti se Franca -ashtu sikurse raportoi Reuters- foli për kritere të pa plotësuara. Vetëm pak ditë më parë, në parlamentin francez u zhvillua një seancë për emigracionin, ku Shqipëria u tregua si delja e zezë që i printe listës së azilkërkuesve. Në mënyrë jo krejt të pafajshme edhe presidenti Makron edhe kryeministri Filip e lidhën këtë fakt me realitetin e një vendi që do të hapë negociatat.

Njësoj si Parisi edhe Haga e pati paralajmëruar qëndrimin, që kur parlamenti holandez votoi gjërësisht për ti vendosur vizat qytetarëve shqiptarë, për shkak se qveria jonë nuk është e aftë të luftojë krimin. Edhe Gjermania, megjithëse më dashamirëse, çdo vit është detyruar të shtojë kushte të reja, gjë që tregon se në Shqipëri, situata në vend të përmirësohet, degradohet dita ditës.

Kjo pra është e vërteta e plotë në dy anët e saj. Argumentet e Francës që po shkon drejt një “JO”- je të prerë po tregojnë se në Europë nuk na duan, por ato dëshmojnë gjithashtu se ne ua kemi dhënë të gjitha justifikimet për ta mbuluar mungesën e dashurisë me mëkatet tona.

Këtë faqe të dytë të medaljes kryeministri preferon ta fshehë dhe pikërisht këtu, ai përpiqet të mashtrojë shqiptarët.

Lapsi.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.