Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Shpjegimi i marrëveshjes, ç’fitoi opozita, ç’humbi Rama dhe sa rrezik ka ende të vidhet vota

Forum E premte, 5 Qershor 2020 22:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Andi Bushati –
Sot me marëveshjen për kodin e ri zgjedhor opozita ka të drejtën të thërrasë fitore, pasi ajo arriti të kapë të gjitha objektivat që i kishte vënë vetes ditët e fundit.

Ndonëse kishte arritur më parë hapjen e kutive dhe vendosjen e kamerave në qendrat e votimit, PD dhe LSI u vunë në vështirësi kur pala qeveritare nuk donte të dëgjonte as për kontrollin biometrik. Edhe më të vështirë e bëri situatën këmbëngulja e Ramës për të mbushur me punonjës rilindas të administratës të gjithë hierarkinë e numërimit të votave.

Po të bëhet një bilanc i shkurtër i asaj që ka ndodhur nga e diela e 31 majit e deri këtë të premte, hapat e hedhur janë tejet të dukshem. Pesë ditë më parë Edi Rama nuk pranonte as identifikim elektronik të zgjedhseve dhe as hiqte dorë nga depolitizimi që e kishte shpallur si vijë të kuqe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me ndërhyrjen e fortë të ambasadores amerikane, ambasador të BE dhe atij britanik, Lulzim Bashës iu propozua që të merrte të parën duke sakrifikuar të dytën.

E gjitha kjo u shoqërua edhe me presionet e forta të Yuri Kim, se qeveria i ka bërë të gjitha lëshimet e veta, se PD po shton kushte të reja dhe se topi tashmë kishte mbetur në bahçen e SHQUP-it.

Deri mbrëmë në darkë, kur Edi Rama u shfaq përballë gazetarëve në emisionin “Opinion”, ai ishte i bindur se rekomandimi i OSBE-ODHIR-it dhe kushti i fillimit të bisedimeve me BE, ishte depolitizimi i komisioneve. Ai nuk dha asnjë shenjë se mund të tërhiqej, madje njësoj si Damian Gjiknuri, kërcënoi me faktin se fjalën e fundit e ka Parlamenti, ku opozita reale mungon prej një viti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

U desh kalimi i stafetës së protagonizmit nga amerikanët tek BE, dhe propozimi i një kompromisi të këtyre të fundit, të enjten në mesditë, që do e detyronte Edi Ramën të tërhiqej nga ajo që kishte këmbëngulur dhe të pranonte kthimin tek komisionerët politikë.

Kështu brenda këtyre pesë ditëve, opozita fitoi pothuajse gjithçka mund të arrinte në atë tavolinë. Nëse të dielën e 31 majit ajo nuk kishte as identifikimin biometrik dhe as komisionerët e saj, këtë fundjavë ajo i ka fituar të dyja këto garanci.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Por, sado e madhe qoftë kjo fitore në tyryezë, ajo sërish mbetet shumë larg garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në kushtet e një regjimi monist, ku parlamenti është njëngjyrësh (siç u dëshmua edhe sot nga Rudina Hajdari), ku pushteti lokal kontrollohet vetëm nga rilindja, ku mediat e mëdha i shërbejnë në kor pushtetit, ku paratë e oligarkëve dhe muskujt e krimit janë të gjitha në shërbim të një njeriu, është një iluzion të besosh se shmangja e vjedhjes mund të fitohet duke firmosur mbi një dokument. Këtu rruga është ende shumë e gjatë. Prandaj përpara se të ngrejë trofeun e fitores opozita duhet të kujtojë se marëveshja e sotme, është vetëm një etapë. Por se ata që kanë nëshkruar sot bashkë me të janë të njëjtit që e bënë këtë edhe në 2017, kur i dhanë më shumë se gjysmën e qeverisë, gjë që nuk i pengoi aspak, që votat ti rëmbenin sërish me banditë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.