Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:31 Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë Portugalja pritet të arrijë 910 milionë dollarë investime në kapital sipërmarrës në 2026, një rritje prej 187% krahasuar me 320 milionë dollarët e 2025-ës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Aushvic, rikthim tek “Portat e Ferrit”

Forum E hënë, 27 Janar 2020 10:20
Aushvic, rikthim tek “Portat e Ferrit”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qindra ish-të burgosur do të rikthehen të hënën në kampin nazist të përqëndrimit në Aushvic, për të kujtuar 75-vjetorin e çlirimit të këtij kampi nga forcat sovjetike. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe disa udhëheqës botërorë.

Të paktën 1.1 milionë njerëz, shumica hebrenj, u vranë gjatë viteve 1940-1945 në Aushvic, i cili ishte kampi më i madh nazist i vdekjes. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, udhëtoi drejt Polonisë për të biseduar me një nga të mbijetuarit, ndërsa ai përgatitet të rikthehet tek të mbiquajturat “Portat e Ferrit”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Stanislaw Zalewski tregon rrallë fotografitë dhe letrat ku pasqyrohen tmerret e së shkuarës. Ai ishte tetëmbëdhjetë vjeç kur u arrestua pasi bojatiste muret me simbolet e rezistencës polake në Varshavën e pushtuar nga nazistët. Pas një hetimi brutal, ai u burgos.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Rreth 37 mijë nga këta të burgosur u vranë dhe rreth 60 mijë u morën në kampe përqëndrimi nga burgu Pawiak. Unë isha ndër këta 60 mijë. Më çuan në Aushvic-Birkenau më 6 tetor 1943. Procedura ishte e tillë: na regjistruan në kampin Aushvic 1, ku merrnin të githë informacionin personal; na hoqën të gjitha rrobat civile që kishim; na prenë flokët, na hoqën mjekrrat, na vunë tatuazh në trup, na veshën me uniformat me vija të burgut – rrobat ishin vetëm një kapele, një këmishë, një xhaketë, të mbathura, pantallona dhe nallane të drunjta”, rrëfen ai.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Nëpërmjet tatuazhit, zotit Zalewski iu vendos numri 156569. Rojet u drejtoheshin të burgosurve vetëm me numra.

Shumë prej të sapombërriturve dërgoheshin direkt në dhomat e gazit. Burra dhe gra më të fuqishme përdoreshin për krahë pune.

“Nëse ndonjë prej të burgosurve nuk dukej në formë fizike të mjaftueshme për të vazhduar punën, SS-ët ia tregonin me një shkop ‘sekretarit’ të kampit, i cili mbante shënim numrin e të burgosurit. Më pas, këta të burgosur thërriteshin dhe dërgoheshin më këmbë drejt krematorit.

Një ditë erdhën pranë barrakave disa kamionë. Nxorrën gratë; i urdhëruan të zhvisheshin lakuriq dhe i hipën në rimorkio sikur të ishin mallra. Kamionat ndiqeshin nga pas nga një motoçikletë, ndërsa lëviznin drejt krematoriumit. I mbaj mend edhe sot ulërimat e atyre grave. Transporti zgjati disa orë, derisa i zbrazën barrakat”, thotë zoti Zalewski.

Ai u burgos për aktivitetin politik. Por, shumica e të burgosurve ishin hebrenj të dërguar për të vdekur në Aushvic, si pjesë e planit nazist “Zgjidhja Finale” që synonte zhdukjen e racës hebreje. Zotit Zalewski i kujtohet si mbërrinin të burgosurit hebrenj me trena, ndërsa mbanin në krah fashon me Yllin e Davidit.

“Një ushtar SS i urdhëroi të radhiteshin në një rrjesht të gjatë, ndërsa ai qëndroi në krye dhe i udhëhiqte. Vajtën pas këtij ushtari pa dhënë shenja shqetësimi apo ankthi. Po shkonin drejt krematorit. Por, këtë e dinim vetëm ne dhe jo ata”, thotë zoti Zalewski.

Ndërsa ushtarët sovjetikë fillon të afroheshin nga lindja, nazistët transferuan qindra mijëra të burgosur në kampe të tjera. Dhjetëra mijëra vdiqën gjatë udhëtimit. Zotin Zalewski e dërguan në kampin Mauthausen-Guzen në Austri. Në maj 1945 u përhapën fjalë për afrimin e forcave aleate dhe rojet gjermane u larguan.

“Më 5 maj mbërritën makinat e ushtrisë amerikane. Zbritën dy ushtarë amerikanë. Njëri prej tyre që dinte pak polonisht bërtiti ‘Jeni të lirë!’. Mu deshën 78 ditë për të shkuar nga Nurembergu në Varshavë. Mbërrita në Varshavë më 22 korrik 1945, i veshur me rroba të ushtrisë amerikane”, thotë zoti Zalewski.

Zoti Zalewski është sot president i Bashkimit Polak të ish-të Burgosurve Politikë të Burgjeve Naziste dhe Kampeve të Përqëndrimit. Pas 75 vitesh, ai ende lufton me atë çfarë ndodhi.

“Kur i lutemi Zotit, përdorim frazën ‘jepna bukën tonë të përditshme, falna mëkatet tona, ashtu siç ne falim ata që kanë mëkatuar ndaj nesh’. Në këtë pikë përballem me një dilemë. A mundem t’i fal ata që mbanin mbi togëzën e rripit mbishkrimin ‘Zoti është me ne’, dhe që vrisnin njerëz me paramendim gjakftohtë?… I vendos kujtimet nga Aushvici në një kuti; e lidh me një spango dhe e hedh në ujë”, thotë ai në mënyrë figurative. “Fillova punë, krijova familje; kam një djalë dhe nipër e mbesa.

Kur vizitoj kampin, ose kur bisedojmë si sot, nxjerr kutinë. Jua paraqes juve përmbajtjen e saj dhe pastaj e hedh sërish në ujë. Ka megjithatë momente kur këto kujtime ndërhyjnë në psiqikën time, duke më ngjallur reflektime dhe pyetje pa përgjigje… Bota nuk ka nxjerrë mësim nga ajo çfarë ndodhi. Si të thuash, bota ka përshkuar një rreth të plotë. Kjo histori, ky rrugëtim rrethor, ushqehet nga njerëz që nuk e respektojnë dinjitetin e qenies tjetër njerëzore”, thotë ai.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 1 minute

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.