Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha është garanci për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Forum E hënë, 1 Mars 2021 12:02
Basha është garanci për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aleks Kapllanaj –
“Do të abrogojmë ligjin e Ramës për pronat dhe do të ngremë një kuadër të ri ligjor që garanton rikthimin aty ku është e mundur, kompensimin fizik dhe financiar me çmimin e tregut” – deklaroi Basha, gjatë fjalës së tij duke kërkuar edhe falje për fajet e të tjerëve, që janë bërë në të kaluarën edhe nga qeveritë demokratike.

Angazhimi dhe impenjimi programues për t’u kthyer – aty ku është mundësia – e pronës së pronarëve të vërtetë ose kompensimi i tyre, është obligim ligjor e moral i Partisë Demokratike për të garantuar një paqe shoqërore e demokratike, që bazohet mbi të drejtën e pronës private, kusht themelor i ndërtimit të një ekonomie stabël të merkatës së lirë, një ndër parimet kryesore për garantimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 1 ore
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

“Parimet themelore të ndërtimit të shoqërisë shqiptare, që aspiron për të hyrë në Europë janë familja, prona dhe liria dhe të drejtat e tyre” – deklaroi disa herë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në takimin me shoqatat e ish-pronarëve të Shqipërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me programin që ka paraqitur Lulzim Basha me aleatët e tij, përpara shqiptarëve për qeverisjen e vendit mbas 25 prillit, ai ka synim t’i kthejë Shqipërisë shpresën, atë që i mori dhe e humbi Rama dhe grupi i tij i interesit në tetë vitet e fundit.

Programi për arsimin, rininë, shëndetësinë, biznesin, rritjen graduale të pensioneve për t’u dhënë dinjitetin e mohuar nga pensionet e tyre nën nivelin jetik, uljen e taksave për bizneset dhe qytetarët, reformën në sistemin e energjisë elektrike dhe zhvillimit të infrastrukturës rrugore e teknologjike, rishikimin e koncesioneve që bëri Rama pas 2013, programi për rikthimin ose kompensimin e pronarëve, integrimin e të persekutuarve politikë të regjimit komunist në kandidatët e PD-së dhe krijimi i fondit për gjetjen e të zhdukurve të viktimave të diktaturës dhe kompensimin e tyre, rishikimin e ligjeve të aprovuara nga parlamenti monist, krijimin e kushteve ligjore për investitorët e huaj krahas luftës së korrupsionit me ngritjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit etj., e ngarkojnë Bashën me një përgjegjësi afatgjatë, që së bashku me mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, aleatët kryesorë të tij, pa lënë prapa asnjë shqiptar, pa dallim bindjeje politike, vendi ynë do ecë përpara me prosperitet dhe integritet.

Mbështetja e pakushtëzuar e shumicës së shqiptarëve, vjen pas shumë dështimeve dhe dëmeve që i ka bërë Rama Shqipërisë, dhe për këtë arsye Basha është e vetmja alternativë e kohës për rikthimin e institucioneve pluraliste demokratike dhe të shtetit të drejtës në vendin tonë.

Ndarja dhe përçarja e shqiptarëve nga Rama duhet të marrë fund!

Basha ka obligimin dhe detyrën morale të punojë në çdo sekondë dhe nëpërmjet ligjeve dhe iniciativave të qeverisë së tij, të bashkojë të gjitha energjitë pozitive të të gjithë shqiptarëve për të mirën e tyre.

Ka ikur koha e urrejtjes dhe “shuplakave”, duhet të kthehet koha e vëllazërisë dhe e përkatësisë së vlerave dhe të mirës së përbashkët për Shqipërinë, duke promovuar meritat e secilit dhe në respekt edhe të kundërshtarit politik ose të atyre që nuk ju votojnë.

Shqipëria nuk mund të pranojë të ketë në institucionet qendrore ekzekutive e ligjore, individë që ishin prokurorë dhe gjykatës në kohën e diktaturës ose kanë firmosur për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm dhe të vazhdojnë të jenë krenarë për këta kriminelë, siç deklaroi Rama para disa kohësh, e përsëri këta individë të regjimit të vjetër vazhdojnë të dëmtojnë vendin me korrupsionin në bashkëpunim me krimin e organizuar të kultivimit të lëndëve narkotike dhe për këtë është i domosdoshëm “ligji për pastërtinë e figurës”, që prezantoi Basha para disa ditësh.

Basha, ka misionin historik të realizimit të ëndrrës shqiptare për të hyrë në Bashkimin Europian, duke eliminuar të gjitha ato pengesa dhe kushte, që u shtuan me qeverinë Rama – nga tre që ishin tetë vite më parë, në 15 që janë sot – objektiv që fillon me largimin e tij, shkaktarit kryesor të të gjitha pengesave, duke filluar një epokë të re zhvillimi dhe prosperiteti për Shqipërinë europiane.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.