Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Beteja për dinjitet e Gjergj Lucës

Forum E martë, 8 Gusht 2023 10:00
Beteja për dinjitet e Gjergj Lucës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj*

Gjergj Luca, sipërmarrësi atipik, zëri i potershëm i një vullneti sfidues, atij që nuk i rrihet pa bërë diçka te madhe, kësaj herë ka lënë kazmën e lopatën, për të përfunduar me dosjen nën sqetull në SPAK, për të kallëzuar për shpifje, Gjergj Zefin dhe “Pamflet”, në një betejë dinjiteti.
“Erdha këtu për të ruajtur fytyrën time. Nuk do ta kthej në personale. Dua të hap një betejë për të gjithë mediat e tallavasë. Ja drejtoj të gjithë dallavereve që mundohen për me bo pis çdo gjë në këtë vend. Kur lexova artikull që isha një organizatë, organizues i një grupi të madh kriminal, trafikant i regjur që bëja gjithë kokainën dhe Ballkanin, kur kam marrë pjesë në urdhërimin e vrasjeve, kur lexova që kam pastruar lekët e krimit, mu duk vetja kaq burrë i fortë edhe kaq burrë me vlera, erdha para kësaj gjykatës këtu mbrapa që po i kthen besimit shqiptarëve, para kësaj gjykatës që mendoj se ne njerëzve që punojmë të na kthejnë pushtetin. Kërkova që të gjykohen nga shteti im a jam unë ky që shkruhet në këtë artikull, apo ky njeri duhet të të gjykohet për shpifje, poshtërisë, intriga gjobëvënie”, tha Luca.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 13 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 17 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 19 orësh

Gjergj Luca është sulmuar egër nga ky portal, por kësaj here ai ka vendosur të refuzojë përmes reagimit, barrën e rëndë të “privilegjeve” që “Pamflet” i ka hedhur mbi kurriz. Luca, në prologun e kësaj sfide, nuk tha, “nuk mban më unë pilafi”, por la të nënkuptohej se “Pamflet” u be i padurueshëm. Dikush duhet ta ndalojë atë së spekuluari skajshëm i të drejtës së informimit. Luca e fton akuzuesin ta ballafaqojë me faktet, pikërisht aty ku flitet vetëm me fakte, në tempullin e drejtësisë, gjë të cilën e kishte bërë me dije përmes një videoje të bërë publike, ku ai denoncon rastin dhe fton baltosësit në “dyelin” e së vërtetës përmes argumenteve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Media ka kohë që e ka braktisur shenjtërinë e misionit te vet, dhe Gjergj Zefi i “Pamflet” nuk është as i pari dhe as i mbrami, prej atyre që të drejtën e përdorimit të fjalës e shndërrojnë në një ekskluzivitet të denigrimit dhe dezinformimit. Nuk ishte thjeshte “buka e gojës”, që e çoi fjalën e lirë në detyrën e plaçkitësit. Ndoshta, të mbijetuarit “më shpirt nëpër dhëmbë”, ishte më shume mungesa e integritetit profesional se sa ballafaqimit dinjitetshëm me sfidat, me të cilat medias i duhet të ndeshet. Kësisoj, u përdorën shumë marifete për ta futur “fjalën e lirë” në grackën e shpërdorimit të besimit, me çmim të mbeturit gjallë. Por më e zonja doli shitblerja e shenjtërisë së misionarit që përfaqëson gazetarin. Pra, kalemxhinjtë, preferuan të bënin matrapazin. Në fund të fundit, ata po bënin allishverishe, më shumë se me misionin, me dinjitetin e betimit të tyre. Fati i keq nuk ishte tamam-tamam i gazetarisë, sa ç’ishte dhe mbeti i karakterit dhe personalitetit të keq, të atyre që e përfaqësuan median (gjithnjë është fjala për rastet e veçanta… që janë shumicë).

Idealistet mbetën trok. Disa ikën të mundur. Të tjerë zunë ndonjë skutë apo u mjaftuan nga kafshata e pushtetit. Qëndrestarët, ata që besuan më shumë pasionit, ata i gjejmë duke bërë hamallin, duke pranuar të jenë gjithnjë të bindur, të mos kenë të drejtë, ndoshta as për të kërkuar respektimi i dinjitetit të punës së tyre, deri te paga. Ata janë gjithnjë e më pak, sepse kanë dalë në skenë ata që duan t’ia shohin hajrin profesionit të tyre, oportunistët, ata të zotët, të cilët nga çfarëdo lartësie t’i hedhi fati i së sotmes fatkeqe, gjithnjë ata bien në këmbë.

Por, është një turp që një fushë potencialisht dinamike dhe jetike si gazetaria të pushtohet nga abuzues dhe hajdutë, të zhytur në miopi, apati dhe vetëkënaqësi, atyre që e kanë shndërruar detyrën e informimit në një moçal aktesh denigruese, ku hajdutët dhe tutorët vrapojnë të lirë dhe njerëzit e mirë, ata që i jepen profesionit me mish e me shpirt ngordhin si qen, duke ju mohuar edhe gjërat më minimale, thoshte Hunter S. Thompson.
Tani që e drejta e fjalës dhe lajmit është në duart e gjithë atyre që “u duhet të mbijetojnë”; duke spekuluar, duke shpërdoruar besimin, akuzuar dhe baltosur, shnderuar dhe denigruar, një zgjidhje duhet gjetur, dikush duhet të bëhet i gjallë dhe të brofi në këmbë “t’ua vërë kufirin te thana”, si Gjergj Luca, i cili është nga të paktët që nuk i bishtnon përballjeve, por zgjedh të ndeshet. Ai, si askush tjetër sipërmarrës në këtë vend, nuk i’a ka lejuar vetes të hesht kur duhet folur, as të bërtasë dhe çirret, kur duhet reaguar energjikisht dhe vendosmërisht. Siç nuk është ndalur së përmbushuri të ëndrrave të tij që u shndërruar shanse pune dhe mirëqenie. Për të ndërtuar realitete imagjinare në mes të asgjësë. Për të bërë atë që nuk ka patur “bythë” të bëjë askush. Ai fare mirë mund t’i kishte hyrë bizneseve të tjera shumë herë më fitimprurëse, por zgjodhi të bëjë vepër, që i përket njeriut të punës dhe sakrificave, atij që ushqen ende besimin se bëhet ky vend, edhe prej atyre që kërkojnë të sotmen dhe të ardhmen pa kërkuar një atdhe hua. Zgjodhi të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të punojë dhe të besojë se gjithçka arrihet përmes punës, dhe “Rozafa”, kjo legjendë qëndrese të shndërrohet në një logo ikonike e suksesit të sipërmarrjes.

Beteja e dinjitetit të Gjergj Lucës është një betejë dinjiteti për fjalën e lirë, për të drejtën për të besuar se ajo përfaqësohet nga njerëz me integritet. Damka se gazetarët gënjejnë, ndoshta sot për sot pretendohet se përfaqësohet më së miri nga “Pamflet”, por nuk ka nisur kjo epokë “lavdie” me këtë portal as me Gjergj Zefin. Shantazhi dhe gjobëvënia, shitblerja e informacioneve komprometuese, apo shërbesa me përulësi dhe kundër çdo parimi dhe norme, mbi të cilat qëndron besimi i fjalës së lirë, është filozofia e mbijetesës së një media “tallava”, e cila u katandis si e tillë duke e shndërruar misionin e gazetarisë në zanat çirakësh.
“Ju duhet të çoheni peshe për të kthyer ligjin e medias, për të vënë dinjitetin e vetes tuaj, për mos me ju ngatërruar me këto horra që bëjnë pis çdo gjë. Kam thirrje për të gjitha ambasadat e Evropës, që thonë bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë, kush është ligji për mediat? Shkoni në Itali flisni për njerëzit që punojnë, ju marrin zvarrë ju fusin brenda dhe ju thonë vërtetoni fjalët tuaja, nëse s’keni shans për t’i vërtetuar, iu marrin dhe ju lënë në burg dhe ju heqin të drejtat”, tha me ton të ashpër para gazetarëve, Gjergj Luca.

Beteja për dinjitet e Gjergj Lucës është një e drejtë legjitime, të cilën shumë sipërmarrës dhe biznesmenë kanë zgjedhur ta kopsitin përmes një zgjidhje më oportune, duke dhënë para dhe duke mos bërë zhurmë. Ata preferuan këtë zgjidhje, ndoshta duke patur më shumë frikë nga ajo pjesë e vetvetes që s’duhet ta dijë kush, se sa nga gazetarët, të cilëve për hir të së vërtetës u ka dalë nami i keq, se të bëjnë gjëmën. Por sipërmarrësi Gjergj Luca duke guxuar, shpreh vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kësaj beteje, i bindur se e drejta për drejtësi dhe dinjitet është në anën e tij dhe çdo sipërmarrësi tjetër që punon me ndershmëri dhe përkushtim.

*Albert Vataj ish-gazetar në KOHA JONE

Shënim: Redaksia e KOHA JONË është e hapur edhe për reagimin e PAMFLET, pasi mbetet e drejta e palës së kritikuar që të mund të përgjigjet në të njëjtën hapesirë botimi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 9 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.