Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:31 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion Një peshk me ngjyrë të verdhë të ndezur u kap në liqenin Oswego në Nju Jork. Shërbimi Amerikan i Peshkut dhe Jetës së Egër…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Dalja nga traktati i arbitrazhit lë Shqipërinë pa investime dhe nën arbitraritetin e Ramës

Ekonomi E diel, 9 Prill 2023 18:46
BIRN: Dalja nga traktati i arbitrazhit lë Shqipërinë pa investime dhe nën arbitraritetin e Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gjergj Erebara (BIRN)

Kryeministri deklaroi se po e mendon të tërheqë Shqipërinë nga një traktat që mbron investitorët e huaj nga arbitrariteti i qeverive, traktat i nënshkruar nga 160 vende. Ndonëse tërheqja është një akt formal jo shumë i vështirë, ka gjasa që pasojat për vendin do të jenë të rënda.

Kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk i pëlqenë gjykatat. Një mori ligjesh të ndërmarra prej tij kanë sanksionuar që gjobat e vendosura nga ekzekutivi duhet të arkëtohen si titull ekzekutiv pavarësisht nëse i gjobituri dëshiron të ankohet apo jo në gjykatë ndërsa agjencitë e tij ligjzbatuese si INUK kanë demonstruar padurimin me ankesat gjyqësore të qytetarëve dhe bizneseve, duke u shënjuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si institucion që shkatërron pronat e të tjerëve “jashtë procesit të rregullt ligjor.”

Kur bëri ligjin kundër medias, u çudit shumë kur organizatat e të drejtave të njeriut i vunë në pikëpyetje pikërisht këtë element, sanksionimin prej tij në ligj që një gazetar duhej të paguante gjoba deri 20 mijë euro, pa të drejtën për t’u dëgjuar në gjykatë.

Vetëm se kësaj here, Rama jo vetëm që shprehu pakënaqësi ndaj gjykatave shqiptare, por edhe ndaj një gjykate ndërkombëtare, e cila, ndonëse nuk është pa kritika, nuk mundet të konsiderohet “e korruptuar” apo “e padrejtë”.

I vënë në silket përballë faktit se veprimet arbitrare të qeverisë së tij i kanë shkaktuar vendit një dëm prej 110 milionë eurosh, Rama vendosi të akuzojë kritikët se “po gëzohen me fatkeqësinë e vendit” apo të sulmojë vendimin e gjykatës si “skandaloz”.

“Meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë që ka një lajm të kësaj natyre, në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrin të ëajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme, dhe nga e cila madje po analizojmë edhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur,” deklaroi Rama në një konferencë për shtyp, pyetur nga një gazetare e Syri.net.

Gjykata që ka gjobitur Shqipërinë këtë herë, International Centre for Settlement of Investment Disputes, ICSID, është një institucion i themeluar në vitin 1966. Rreth 160 vende në të gjithë botën, përfshirë shumicën e vendeve demokratike, si SHBA dhe Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, janë anëtare të kësaj gjykate dhe respektojnë vendimet e saj dhe drejtësinë që ajo jep. [

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke qenë se në planetin tokë ka rreth 220 vende dhe territore, ta ha mendja se një pjesë e vendeve të botës me të vërtetë nuk e njohin autoritetin e saj.

Mandati i ICSID është pikërisht ky: të mbrojë investimet e huaja nga veprime arbitrare të shteteve të cilat pranojnë këtë instrument si garanci që u jepet investitorëve të huaj. Në rast se qeveria shqiptare tërhiqet prej saj, atëherë garancia për investitorët e huaj ndaj rrëmbimit arbitrar të pronave të tyre në Shqipëri, bie.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

ICSID është kritikuar herë pas here nëpër botë për shkak të natyrës sekrete se si ajo vepron. Vendimet e saj nuk publikohen. Rezultatet e procedurave raportohen vetëm si “të mbyllura” por jo nëse dikujt i është dhënë e drejtë apo jo.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 8 orësh
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51

(Duhet të vihet re se në dy raste të komenteve publike mbi gjobën 110 milionë euroshe, Rama ka shprehur pakënaqësi veëanërisht për faktin që në rastin e Becchettit, privatësia e gjobave të tilla është cënuar. Duket se Rama shqetësohet jo aq shumë për 110 milionët se sa shqetësohet për telashin që i ka shkaktuar publikimi i këtij problemi).

Eksperienca e Shqipërisë me këtë gjykatë si dhe me zyrat e tjera të arbitrazhit ka qenë e përzierë. Vetë biznesmeni kontrovers italian Francesco Becchetti ka hapur dy çështje në gjykatë, një e ka humbur, tjetrën e ka fituar. Kompani të tjera të huaja kanë ngritur pretendime ndaj Shqipërisë dhe kanë humbur. Ndërsa përveë Becchettit, në arbitrazh ka fituar edhe kompania greke Aktor.

Duhet të vihet re gjithashtu se natyra sekrete e punës së ICSID-së e bën të pamundur të dihet se për ëfarë konkretisht Shqipëria ka humbur, ose ka fituar në këto procese. E vetmja gjë që dihet është që Shqipëria i detyrohet 110 milionë euro Becchetti-t dhe 44 milionë dollarë dhe kompanisë Aktor. Në të dyja rastet, ka arsye të besohet se gjykata nuk është treguar e padrejtë, pavarësisht se çfarë mendimi mund të kesh për biznesmenin italian. Ajo që vihet re është që gjobat janë shkaktuar nga papërgjegjshmëria e qeverisë shqiptare.

Rama ka vetëm veten e vet për të fajësuar për 110 milionë eurot e humbura, pavarësisht nëse kundërshtarët e tij politikë gëzohej apo jo nga kjo.

Tërheqja nga ICISID ka gjasa do të dekurajojë edhe më shumë investitorët aktualë të huaj në Shqipëri dhe do ta lërë Shqipërinë më shumë në dorën e arbitraritetit të Ramës, një arbitraritet për të cilin ai tashmë po fiton famë./BIRN/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 18 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 48 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 57 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.