Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bledar Kurti: Koha e patriotëve dhe jo e tradhtarëve

Forum E diel, 11 Tetor 2020 11:32
Bledar Kurti: Koha e patriotëve dhe jo e tradhtarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Koha e patriotëve dhe jo e tradhtarëve

Dr. Bledar Kurti

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 15 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

“Një komb mund t’i mbijetojë budallenjve të tij, madje edhe ambiciozëve. Por nuk mund t’i mbijetojë tradhtisë që vjen nga brenda. Një armik në portat e qytetit është më pak i frikshëm, sepse ai dallohet qartë si armik.
Por tradhtari lëviz lirisht mes atyre që janë brenda portave të qytetit, me pëshpëritjet e tij tinëzare në të gjitha qoshet, që dëgjohen edhe në vetë sallat e qeverisë.
Tradhtari nuk shfaqet kurrë si tradhtar; ai flet me gjuhën e viktimave të tij, dhe ai vesh fytyrën e tyre dhe rrobat e tyre.
Ai e kalb shpirtin e një kombi; ai punon fshehurazi gjatë natës për të minuar shtyllat e një qyteti; ai infekton trupin politik në mënyrë që ta shkatërrojë. Tradhtari është murtaja.” – Marcus Tullius Cicero, nga një fjalim mbajtur në Senatin Romak, rreth vitit 42 para Krishtit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky fjalim i më shumë se dymijë viteve më parë i Ciceronit është më aktual se kurrë sot në Shqipërinë tonë, fatet e të cilës po kontrollohen nga tradhtarët dhe jo patriotët. Nga ata që po e kalbin shpirtin dhe shpresën e këtij kombi.

Atdheu ynë sot vuan më shumë se kurrë dhe për këtë fajtorë janë tradhtarët. Ata janë murtaja.

Kjo murtajë ka varfëruar shqiptarët me 41% të tyre në nivelin e 5.5 dollarëve në ditë; me 400 mijë shqiptarë të larguar, ndër të cilët 2/3 janë të rinj; me nivelin më të lartë të azilkërkuesve në BE; me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe trafiqeve në kontinent, me borxhin publik prej 81.3% më të lartin në 30 vitet e fundit.

Kjo murtajë ka minuar demokracinë, rendin kushtetues, trupin politik, e madje tallet dhe përdhos vetë historinë e Shqipërisë dhe heronjtë tanë të cilët dhanë jetën për Atdheun dhe shqiptarët.

Nuk ka tradhëti më të madhe se të vrasësh shpresën dhe ëndrrat e popullit tënd. Të çosh në varfëri familjet e thjeshta e të ngopësh me pasuri një numër të vogël oligarkësh.

Sot jemi një vend në kufirin e mbijetesës dhe i shpopulluar për shkak të tradhtarëve të atdheut, murtajës që ka syrgjynosur shqiptarët, të atyre që kanë shitur pasuritë natyrore dhe historike të vendit, dhe ka nxjerrë në ankand kufijtë e Shqipërisë dhe të Kosovës, tenton të destabilizojë Ballkanin dhe pengon rrugëtimin e integrimit evropian.

Kjo murtajë ka minuar shtyllat e shtetit duke prishur “trias politica”, ndarjen dhe balancat e pushtetit, me një ekzekutiv diktatorial që vepron mbi dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet, marrëveshjet dhe aderimet ndërkombëtare. Që godet e dhunon familjet shqiptare me bullizëm dhe pa asnjë ndjesi dashamirësie apo kujdesi për popullin e vet. Me një legjislativ anti-kushtetues marionetash që nuk përfaqëson ajkën por bajgën e shoqërisë, që dëgjon e i bindet urdhrave të sektit të tradhtarëve dhe jo zërit dhe nevojave të qytetarëve.

Tradhtarët kanë frikë nga drejtësia ndaj edhe për të shpëtuar nga mega-skandalet e tyre të shumta tentojnë ta kapin atë apo ta lenë jashtë veprimi siç ka ndodhur me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, ku presin 35 mijë dosje të qytetarëve të thjeshtë që kërkojnë 30 vite të shqyrtohen.

Tradhtarët kanë zhvatur pronën, indoktrinojnë përmes një arsimi eksperimental fëmijët dhe rininë tonë me teza të rrezikshme për traditën shqiptare; kanë ndërhyrë në kodin e familjes me mutacione të rrezikshme me ligje për adaptime fëmijësh edhe nga të pamartuarit, me qëllimin për ta zhbërë institucionin e familjes, shtylla më kryesore e shoqërisë shqiptare që nga gjeneza e kombit tonë.

Zgjidhja e vetme është t’ia kthejmë Shqipërinë patriotëve. Dhe patriotët e vërtetë janë vetë shqiptarët. Shqiptarët janë sovrani në këtë tokë. Kanë qenë, janë e do të mbeten patriotë dhe liberatorë.

Tradhtia ndaj atdheut është mëkati më i madh. Dante Alighieri në veprën e tij “Komedia Hyjnore” tek Ferri, ai rezervon për tradhtarët Rrethin e Nëntë – “më të ultin, më të zezin dhe më të largëtin nga Parajsa.” Mëkatarët më të këqij, në botën e tij të poshtme, ishin tradhtarët – ata që tradhtuan të dashurit e tyre, vendin e tyre dhe Zotin e tyre.

Rrethi i Nëntë i ferrit për tradhtarët e Shqipërisë do jetë 25 prilli. Sekti i tradhtarëve pa fe, pa familje dhe pa atdhe, që po e kalbin kombin në çdo frymëmarrje do e marrë ndëshkimin e merituar.

Vota kundër tradhtarëve është akti më patriotik i një kombi.
Atë ditë shqiptarët, me një akt patriotik, me votën e tyre, do e largojnë këtë murtajë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.