Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:31 Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë Portugalja pritet të arrijë 910 milionë dollarë investime në kapital sipërmarrës në 2026, një rritje prej 187% krahasuar me 320 milionë dollarët e 2025-ës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Borxhi 725 mln dollarë, eksperti Elvin Meka: 10 arsyet pse nuk duhet marrë kjo hua

Forum E shtunë, 1 Shkurt 2020 13:30
Borxhi 725 mln dollarë, eksperti Elvin Meka: 10 arsyet pse nuk duhet marrë kjo hua
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vendimi i qeverisë për t’i kërkuar Bankës Botërore një borxh prej 725 milionë dollarë për ujësjellësit shihet me skepticizëm nga ekspertët. Madje ekspertët e ekonomisë sugjerojnë rrugë të tjera për të gjetur paratë, të cilat do t’i kushtojnë më pak kosto shqiptarëve. Borxhi madhështor për ujësjellësit dhe një alternative financimi më efikase në krahasim me borxhin nga Banka Botërore.

Eksperti Elvin Meka ka radhitur 10 argumente sipas të cilave qeveria Shqiptare nuk duhet ti drejtohet Bankës Botërore, por të zgjedhë tregun e brendshëm. Një postim në Facebook, Meka ka bërë një analizë në lidhje me aplikimin e qeverisë shqiptare pranë Bankës Botërore për një projekt lidhur me programin Kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimet, duke kërkuar financim në vlerën 725 milionë dollarë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë i profesorit Elvin Meka

Në vijim të informacionit për një aplikim të qeverisë shqiptare pranë Bankës Botërore për një projekt lidhur me programin Kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimet, duke kërkuar financim në vlerën 725 milionë dollarë, po shpreh disa opinione modeste për një alternative tjetër, përtej rrugës që jemi mësuar gjithnjë: hua te të huajt!

Së pari projekte të tilla mund të financohen me borxh publik qendror vetëm nëse ke një ndërmarrje unitare ujësjellës-kanalizime dhe jo dhjetëra ndërmarrje që janë shoqëri aksionare për çdo bashki dhe parimisht funksionojnë me menaxhim të pavarur financiar.

Së dyti, formati i praktikave më të mira dhe normale botërore të financimit të ujësjellëesave është ai me obligacione të pushtetit vendor para’gjeneruese (utility revenue bond), që lidhen ekskluzivisht me projektin e investimit në ujesjellësat specifikë dhe rrjetin lokal për çdo qytet.

Nëse argumenti është që nga Banka Botërore mund ta marrim me kushte të buta, kjo ha çik debat pasi Shqipëria nuk është me nivelin e vendev që përfitojnë hua koncesionare.

Nëse qeveria ka vërtet hallin e normës së interesit, ajo shumë bukur mund të konsiderojë që interesante nga këto obligaicone të jenë të përjashtuar nga taksat, kështu që kjo çon në një uljë jo të vogël të kuponit të interesit faktik që do të paguhet. Të fituar do jenë qytetarët dhe investuesit, ndërkohë që qeveria përsëri do jetë neutrale, në këtë drejtim (të të ardhurave fiskale) si dhe në rasti në huamarrjes nga Banka Botërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, qeveria shumë mirë mund dhe duhet të konsiderojë që të përdorë paratë e shqiptareve për financimin e këtyre projekteve madhore. Kjo ka efekte shumë të mira në disa aspekte:

Aktivizohen në ekonomi paratë e shqiptareve, direkt ose indirekt (individë, fonde investimesh, banka, shoqëri sigurimesh, etj), duke energjizuar këto para’ dhe rritur eficiencën e tyre, në një kohë që kreditimit i ekonomisë nuk po rritet dhe është shumë i ulët në raport me depozitat,
Shqiptarët do jenë shumë me të ndërgjegjshëm për të paguar ujin dhe detyrimet, pasi në një farë mase kjo do të ndikojë në mbarëvajtjet e investimeve të tyre,
Paratë mbeten brenda Shqipërisë dhe nuk ekzpozohemi as ndaj rrezikut të kursit të këmbimit dhe nuk rritet përpjestimi i borxhit në monedhe të huaj,
Shqiptarët janë përfitues neto të interesave nga këto obligacione dhe jo Banka Botërore.
Fut në lojë shoqëritë e sigurimeve, që do të mund të konsiderojnë ofrimin e produkteve moderne të CDS-ve lidhur me garancitë e shlyerjes së obligacioneve, duke rritur biznesin e tyre.
Aktivizon fort tregun e kapitaleve dhe letrave me vlerë në vend, duke i tërhequr njerëzit drejt tij; kjo zhvillon dhe thellon më tej sistemin financiare shqiptar dhe hap mundësi të reja për profesione dhe shërbime financiare me vlerë të shtuar.
Rrit dhe fuqizon përgjegjshmërinë e menaxhimit të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, duke ndihmuar në rritjen cilësore të qeverisjes së korporatës.
Ndihmon në rritjen e autonomisë së pushtetit lokal, duke shërbyer si një shembull i mirë edhe për projekte të tjera madhore të infrastrukturës lokale.
Rrit thelbësisht ofertën e letrave me vlerë dhe ndihmon në diversifikimin e investimeve përtej titujve të qeverisë qendrore.
Ndihmon në edukimin financiar të publikut.
Në finale, shqiptaret për të paguar e kanë ujin, madje me çmime të rritura, por të paktën nëpërmjet mekanizmit të tregut te letrave me vlerë dhe obligacioneve, mund të realizohet përmbushja e shumë objektivave njëherësh, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies, cilësisë së jetës dhe qytetarisë!

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Uji është dhuratë e zotit, ashtu siç është dhunti përdorimi i mendjes përpara parave!!! para’ gjen kur dhe sa të duash, por halli mbetet te mendja!!!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 2 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.