Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Buka Haram“ o Xhaxhi Ram!

Forum E diel, 13 Dhjetor 2020 16:20
Buka Haram“ o Xhaxhi Ram!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Inida Kreuz (Gjata)
Xhaxhi Edi, je lakuriq dhe çfarëdo lloj petku të të hedhë mbi supe Fuga apo Mero, ti je lakuriq përpara syve tanë. Rrotullohu nga të duash, paqe nuk do gjesh as natën as ditën edhe sikur gjithë ushtrinë ta nxjerrësh kundër fëmijëve që i ke lënë pa të ardhme! Nëse ka një person që po e shfrytëzon këtë situatë politikisht, ai je ti! Je huligani që rreh. Protestuesit me të drejtë po shprehin një revoltë që nuk e ka burimin veç tek vrasja e Klodianit, por edhe tek shkatërrimi i së drejtës dhe institucioneve nga ti. Sot kemi një shtet me një polici kriminale që dhunon popullin, sepse ti je një huligan që rreh dhe ata që të shërbejnë ty janë lukunia që leh pas teje. Sot kemi një shtet të kapur në çdo drejtim nga gjobaxhinj, hajdutë, injorantë dhe maskarenj, që lehin pas lehjeve të tua. Xhaxhi Edi, selinë e partisë e dogje vetë, që të shfrytëzosh situatën politikisht, pra shfrytezuesi dhe abuzuesi i të miturve je ti vetë dhe lukunia që leh pas teje! Videot që ti nxjerr, sikur këta minorenë po paguhen nga njerëz të korruptuar, janë të bëra nga ty dhe nga lukunia qe leh pas teje, me paret e krimit që të ka financuar pushtetin absolut. Xhaxhi Edi, përrallat me dorëheqje e me moralizime, janë thjeshtë lehje të ngjirura të lukunisë tënde . Karvani që ecën përpara janë protestuesit që sot kanë një revoltë më të madhe se çdo herë. Ata i kanë thënë burgut hapu, sepse më mirë është jeta në burg, sesa në periferitë pa të ardhme ku ke izoluar gjysmën e shoqërisë. Pa të ardhme, pa mundësi, pa përkrahje. Janë rinia që lindi mes plumbave të 97ës, 98ës, që u rrit me kothere, me dhunë dhe pa përkrahje. Që nuk e dinë se çdo të bëjnë nesër. Janë fëmijët e „kokëpalarëve“ që ndezën zjarret e tua në 21 Janar dhe që i yshte të vriteshin në shesh për pushtetin tënd. Janë fëmijët e atyre që blen huligani yt Balla me një thes miell për një votë. Janë fëmijët e prindërve që nuk kanë çfarë tu japin fëmijëve për të ngrënë, që bëhen mercenarë e militantë për një copë bukë. Pra kujdes me ata se u detyrohesh shumë. Të sollën në pushtet prindërit e tyre dhe varfëria e tyre të bëri ty sot sulltan, mbret, huligan dhe lukuni që vetëm leh.
Xhaxhi Edi, këta fëmijë që ti dhunon sistematikisht përmes lukunisë tënde, meritojnë respekt, sepse janë femijët e shtresës më të varfër dhe më të paarsimuar, që pushteti yt e dhunon duke u marrë pronat, duke u marrë shtëpitë, duke i trajtuar si leckë, duke i lënë pa punë, pa asistencë. Por fatmirësisht fëmijët e „kokëpalarëve“ të tu, po të tregojnë sot vendin dhe po e faktojnë çdo çast e më shumë, që lukunia je ti!

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 22 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 1 ore

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 2 orësh

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 2 orësh

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.