Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:04 Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë tregon vota për Taulant Ballën!

Forum E enjte, 29 Prill 2021 20:54
Çfarë tregon vota për Taulant Ballën!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Armand Maho

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në rast se këto do quheshin zgjedhje, atëherë duhet të pranojmë që edhe Ukraina e Lukashenkos ka demokraci funksionale pavarësisht qëndrimeve të perëndimit. Ajo çka ndodhi më 25 prill ishte thjesht një përdhosje e aspiratave të shqiptarëve, një pengim në rrugën e integrimit. Ligjërim i vjedhjes, propagandës, dhe çdo gjëje të shëmtuar për të cilën flasin nën zë e mbi zë shqiptarët.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 17 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 17 orësh

Zyrtarisht pas 25 prillit jemi nën një regjim. Në rast se nuk ndryshon diçka, atëherë shpresa është vrarë keqas. Për pjesën e shëndoshë të shoqërisë vendosi dhe një herë ajo kategori e shoqërisë të cilën ne sot e paragjykojmë përse shiti votën. Ai baba, ajo familje e shet armën e vetme që ka për një mori arsyesh. Nuk ka para të paguajë dritat, nuk ka para të veshë fëmijët, nuk ka t’i dërgojë ata në shkollë. Është kollaj ta paragjykosh, por shumë e vështirë ta provosh. Për atë familje këpucët apo librat e fëmijëve, në atë moment janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër. Më e rëndësishme se fjalët për integrimin, apo të ardhmen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk mund të fajësohet njeri për varfërinë.

Dhe ky target-grup u shigjetua djallëzisht nga pushteti. Prova më e mirë janë votat që Taulant Balla ka marrë në qarkun e Elbasanit, një rreth i prekur deri në kockë nga varfëria dhe emigracioni. Një ndër figurat më të komentuara në politikën shqiptare dhe jo vetëm, për lidhjet me bandat dhe krimin e organizuar. Njeriu që fushatën e drejtonte nga një restorant luksoz peshku në të dalë të Elbasanit fitoi 21 mijë vota nga 86 mijë që mori forca e politike. Ka marrë dyfishin e votave të Ramës në Vlorë, dhe 7 mijë vota më shumë së sa mori kryetari i PS-së në Durrës.

Në panik nga humbja e mandatit, pasi ishte i 8-ti në listë, duke ditur dhe mendimin që kanë qytetarët për të në qytet, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka blerë e ka shantazhuar ku të mundet e si të mundet. Aq shumë sa nuk ka lënë vota as për ministren e Arsimit Evis Kushi, për hir të së vërtetës një figurë qytetare, ish-pedagoge në universitet që ka arsimuar me mijëra të rinj në këtë qytet. Shembulli më i mirë për këtë ishin votat e kandidatit të opozitës Luçiano Boçi, edhe ky pedagog në universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Në rast se një mendje e logjikshme do të pranonte këtë realitet, atëherë po, Rama i ka fituar zgjedhjet. Në rast se ngjarja e Elbasanit nuk ndodhi për mandatin e Taulant Ballës dhe drejtori i Policisë së Tiranës nuk gënjeu për materialet që u gjetën në makinat e personave të lidhur me krimin në këtë qytet, atëherë po, Rama i ka fituar zgjedhjet. Në rast se votat e Rrajave në Durrës, të PSD në Tiranë janë vota në respekt të integritetit të figurave dhe alternativës së shkëlqyer socialdemokrate të Tom Doshit, atëherë po, Rama i ka fituar zgjedhjet. Në rast se vjedhja e të dhënave personale për 910 mijë zgjedhës në Tiranë, është një procedurë normale që ndodh kudo madje “bëhen dhe filma”, atëherë Rama i ka fituar zgjedhjet.

Në rast se, përdorimi i legalizimeve, rindërtimit, shpërndarja e thasëve me miell e vaj janë brenda kornizës së zgjedhjeve të ndershme, atëherë Rama duhet uruar. Në rast se 87 mijë fletë votimi, ose 6% e totalit, nuk ndikojnë në rezultat siç pretendohet, atëherë po, Rama i ka fituar zgjedhjet. Në rast se ndryshimet kushtetuese, me parlamentin aktual që kemi nuk janë ndryshim i rregullave të lojës dhe brenda normalitetit politik parazgjedhor, atëherë po, kemi një demokraci funksionale.

Në çdo vend të botës, një opozitë në këto kushte do e kishte të pamundur të fitonte zgjedhjet. Ndoshta këto janë zgjedhjet më të shëmtuara në historinë e këtij vendi që pas rënies së komunizmit. Madje në këto kushte opozita ka marrë një rezultat spektakolar po ta mendosh, natyrisht dhe ajo ka kusuret e veta në këtë histori, por më shqetësues është të dimë se në ç’përmasa është deformuar vullneti i zgjedhësve. Përse makineria e manipulimit pas tetë vitesh pushtet u bë bashkë me bandat kriminale kaq hapur. Shenjat për atë çka na pret pas kësaj nuk janë hiç të mira dhe vrasja e shpresës mund të shkaktojë një eksod tjetër ndoshta me përmasa më të mëdha se ai që provuam në këto tetë vite.

Edhe militanti më i thekur i PS-së, nuk di të thotë sot se çfarë shpreson se do bëjë Rama në këtë mandat. Ndoshta dhe ai ka një parandjenjë të keqe si të gjithë ne pavarësisht verbërisë politike që e çon të votojë. Prandaj duhet që opozita dhe kreu i saj të flasë tani dhe fort se çfarë do bëjë zgjedhjet. Të na sqarojë nëse do na duhet të pranojmë këtë realitet mjeran që na imponon vota masive e Ballës apo të shpresojmë te vlerat për të cilët shqiptarët u ngritën për rrëzimin e diktaturës.

/Mapo.al

Etiketat e lidhura

Armand Maho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 7 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 7 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 11 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet
Para 12 minutash

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.