Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çka ndodh kur Pacolli të mos zgjidhet kryeministër?

Forum E enjte, 30 Shtator 2021 10:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Veton Surroi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deri më sot nuk është dëshmuar masa kritike për ndryshim e as për të vazhduar kështu. Po thellohet hapësira për degradim të shpresës.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 12 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 13 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 13 orësh

1.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo që dihet me siguri, apo me saktësi më të madhe, është se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë kryeministri i ri nuk do të jetë Behgjet Pacolli.

Janë dy arsye për këtë. E para, nuk ka të bëjë me mungesë kompetence. Në listën e gjatë të kryeministrave që ka pasur Kosova, kompetenca nuk ka qenë virtyt i shumicës. Në fakt, sa më kompetent aq më pak gjasa ka pasur kandidati. Edhe një person jokompetent që bëhet kryeministër nuk do të ishte përjashtim, do të ishte rregull. Zoti Pacolli ka fatin e keq të të qenit jokompetent, por, për dallim prej personave të tjerë jokompetentë në krye të partive politike, përkrahja e tij numerike është shumë e vogël.

E dyta ka të bëjë me avionin e tij privat. Duke e pasur avionin privat, B. Pacolli është kandidat i duhur për të mos qenë kryeministër, sepse po të ishte atëherë do ta përdorte avionin për vete. Avioni ndërkaq nevojitet që të tjerët të voziten (zaviten, në dialektin lokal të disa prej liderëve) në të. Është pra kandidat i duhur për të qenë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës, në mënyrë që ta vërë në dispozicion avionin e tij privat, posaçërisht në ato manifestime të negociatave të ndryshme me Serbinë të titulluara “Hajt Bac, hajt Bac!”, ku shihen meshkujt e koalicionit qeverisës duke e shtyrë fizikisht përpara B. Pacollin që të dalë në fotografi me të tjerët.

2.

Nëse siguria më e madhe e këtyre zgjedhjeve është se zoti Pacolli nuk do të jetë kryeministër, atëherë kjo shndërrohet në pikë reference për të treguar se ekziston një pasiguri e plotë se kush mund të ishte në krye të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Pasqyra politike ekzistuese, në bazë të hulumtimeve të opinionit publik të pothuajse tërë gjysmëviti, tregon në mënyrë konsistente se nëse nuk ka lëvizje bashkimi në lista, sot për sot kanë gjasa të njëjta për të qenë në krye të Qeverisë Albin Kurti, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.

Për ata që e shikojnë këtë nga gota e famshme me ujë-përgjysmë e zbrazët apo përgjysmë e plotë – fakti që LDK-ja prodhon një kandidate si Vjosa Osmani dhe fakti se Albin Kurti ka një përkrahje stabile për të qenë kryeministër i vendit – janë shenja se gota që qe e zbrazur tashmë është gjysmë e mbushur dhe mbetet vetëm të kalohet dita e zgjedhjeve që të mbushet përplot. Për ithtarët e të dy partive, që kanë skepticizëm të edukuar nga përvoja, fakti se kandidatët e tyre janë në garë të barabartë me kandidatët e asociuar me qeverisjen e PAN, tregon se gota është gjysmë e zbrazët, dhe e tillë mund të mbetet edhe pas zgjedhjeve, duke shënuar arritje të vetme faktin se për herë të parë Kosova kishte gjasa të zgjidhte për kryeministre Vjosa Osmanin, një grua në saje të meritave të saja intelektuale dhe politike apo se kishte gjasa të zgjidhte Albin Kurtin, një figurë intelektuale me sens të dëshmuar pastërtie morale dhe devotshmërie atdhetare.

3.

Ekzistimi i pasigurisë se kush ka gjasa më të mëdha për të qenë në krye të Qeverisë së ardhshme të Kosovës jep – për nevoja të këtij shkrimi – dy indikatorë të rëndësishëm për shoqërinë kosovare sot.

I pari është se deri më sot, pra me ditën e botimit të këtij shkrimi, nuk ka pasur dakordim mes partive politike kosovare për një listë, e cila do të kishte fuqinë determinuese për të treguar drejtimin politik të së ardhmes. Kjo nënkupton se me gjithë zhvillimet dramatike dhe traumatike nëpër të cilat kalon vit pas viti skena politike kosovare, ende nuk ka pasur pjekuri të mjaftueshme për të mbledhur fuqitë politike rreth kauzës (apo kauzave). Në asnjërën prej zgjedhjeve nuk ka pasur deklarim kauze; ka pasur deklarim rreth pazarit se kush cilin pozicion e fiton – kryeministër, kryetar Kuvendi, president – pasi të numërohen votat.

Dhe, indikatori i dytë është edhe më i frikshëm. Nëse Kosova tashmë përshkruhet prej kohësh si shtet i kapur, atëherë do të dukej normale nëse në skenën politike të krijoheshin dy blloqe politike: njëri për mbajtjen e kontinuitetit (me ndryshime graduale) dhe tjetri për diskontinuitet, pra për ndryshime rrënjësore. Por, nëse gjasat janë të njëjta për katër figura për të qenë kryeministër, atëherë indikatori kryesor është se vendi nuk ka prodhuar masë kritike politike. Nuk ekziston masë kritike as për ndryshim, as për të vazhduar kështu.

Një gjendje e këtillë krijon hapësirë të mjaftueshme për plasimin e mëtejmë të cinizmit dhe degradimit të shpresës, nëpërmjet formulimeve të cilat do të lexohen në rrjete sociale, posaçërisht nga përkrahësit e pushtetit të ndërtuar mbi krim. Në krye të këtyre përshkrimeve do të jetë formulimi: “…edhe ashtu janë të gjithë të njëjtë” apo “të këtillë jemi ne, më mirë nuk meritojmë”.

4.

Pra, kryeministër i ardhshëm nuk do të jetë Behgjet Pacolli.

Sa frikësuese për këtë vend që kjo të jetë e vetmja e ardhme që mund të parashikohet për të.

Kjo duhet të jetë posaçërisht frikësuese për LDK-në dhe VV-në, të cilat, duke qenë në opozitë deri më sot, do të garojnë natyrshëm me parullën e ndryshimit. Por, në rregullimin politik dhe kushtetues të vendit, fakti që garojnë me parullën e ndryshimit nuk do të thotë gjë. Çfarëdo koalicioni i partive të tjera që rrit numrat e zgjedhësve mund t’i lërë këto dy parti duke avokuar për ndryshime nga bankat e opozitës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.