Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çudi më vete ne shqiptarët

Forum E enjte, 24 Dhjetor 2020 15:33
Çudi më vete ne shqiptarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja –
Sot shqiptarët janë plot mllef karshi një performance në festivalin e këngës në televizionin shqitar. Po sillen në atë farë feje sa të krijohet përshtypja sikur nuk kanë parë kurrë llokume me sy. Në fakt nuk është kjo. Se, janë më shumë nga ajo që hiqen, kanë e parë e shohin ditë e natë. Janë më pak shenjtorë nga ajo çfarë tregohen. I njohin njëri-tjetrit ato që nuk duken, por indinjohen nga ato që shohin. Është një absurditet ashti ynë. Habiten edhe për faktin se e konsiderojnë televizionin shqiptar, si kombëtar. Por vetëm e konsiderojnë, se numrin rendor janë kanë harruar. Dhe megjithëse e konsiderojnë të tillë, nuk e shikojnë fare. Shikojnë privatet. Madje kombëtarin e kanë varrosur për së gjalli. Ta thonë sysh, kush po e shikon tvsh-ën. Madje tvsh-ën e dikurshme e kanë zëvendësuar me tvsh taksë. (Taksa, tatimi mbi vlerën e shtuar). Dhe ajo që është më banalja, festivalin vjetor të këngës, e konsiderojnë zhele. Ca për ideologjinë e djeshme, ca për hatërmbetjet, ca për mungesën e kulturës në raport me brezat. Ca për shijet globale dhe suksesin e kërkuar në skenat e huaja. Madje mund të thuash pa frikë se, shqiptarët më shumë ndjekin Sanremon e Italisë se Festivalin kombëtar të këngës në Rtsh. Shqiptarët ndjekin më shumë Këngën magjike, se sa atë në Rtsh, si Festivali tradicional i shqiptarëve për më shumë se gjysmë shekulli. Pra është një indinjatë e kot, një indinjatë bajate për faktin se Rtsh-ës ia kemi bërë të gjithë në kokë. Cilado parti që vjen e ka dashnore. Dhe më e neveritshmja është se kushdo gjoja intelektual që vjen në krye, me gjoja kulturën e integrimit, ja lëron nënën Rtsh-ës, mallkuar tradita, i lëpijnë k*et e shefit në qeveri se i dha punë. Po mund të përfitojnë edhe ndonjë fond nga i cili edhe bëjnë gjoja punë, por nxjerrin edhe ndonjë lekë. Bota e përqindjeve është magji më vete. Të gjen agu i herët me vilë në Golem a gjirin e Lalzit. Të kesh bindje politike nuk është krim, krim është bësh si do shefi në krye. Dhe të argumentosh me gjoja kulturë për të drejtën e fortë të shefit për të bërë krime. Pavarsisht statutit tënd, të institucionit apo Kushtetutës së vendit. Por edhe ashtit të intelektualit. Dhe Shqipëria e gjorë i ka me shumicë intelektualët e tillë. Rtsh-ja nuk ka faj, po e mbysni. Do vëmendje. Nuk mbahen festivalet kombëtare ndryshe. Nuk justifikohen pagat e vogla në raport me ato në Klan apo TopChanel. E sa të tjerë që të shqyejnë. Nuk mbahen lajmet me lukun e Dhimitër Gjokës. Mos bëni sikur u turpëruat. Se jo të gjithë e keni ndjekur Festivalin. Po ta kishit ndjekur do kishit reaguar me kohë. Kanë vdekur institucionet kombëtare. Sot komb për ju janë veç Berisha, Rama, Meta, Basha dhe një zhigolo ekranesh si lali Eri. Po ta donit kombin nuk e shembnit Teatrin Kombëtar. E ruanit, e ndërtonit dikur tjetër një të ri. E ruanit për t’i ruajtur kujtimin korifeut shqiptar, ta zëmë Sul Pitarkës a Drita Pelingut. Por nuk e bët. Kështu që, nuk u ka faj Rtsh. Do vëmendje. Madje për më tepër që shefi është i zëmeruar me Europën, që nuk i sjell vaksinën, me botën, me Kosovën. As ajo këngëtarja. Më mirë shikoni llokumen e saj se sa gojën e Taulantit. Ja keni bërë Rtsh-ës në kokë, tani ju tmerron lakuriqësia e një këngëtareje. U doli Edi Rama cullak dhe nuk u tmerruat, madje e bët kryeministër. Ju del një këngëtare dhe vetëm e pështyni. Çudi më vete ne shqiptarët.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 16 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 17 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 20 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 35 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.