Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dritan Hila: Le të përpiqemi të kuptojmë diçka në konfliktin greko-turk

Forum E diel, 16 Gusht 2020 17:25
Dritan Hila: Le të përpiqemi të kuptojmë diçka në konfliktin greko-turk
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dritan Hila –
Sa i takon zonës ekskluzive ekonomike, Turqia ka të drejtën e Zotit. Nuk mund ta lësh një komb 90 milionë të mos ketë të drejtë të lagi as këmbët në det. Beteja e Galipolit dihet t’i rikujtojë perëndimit se nuk mund të poshtërosh një komb krenar për historinë e tij. Edhe pse në grahmat e fundit të saj, Perandoria Otomane shkroi një faqe lavdie ndaj kundërshtarëve që përfshinin një aleancë pothuajse perëndimore.
Në rast të një konflikti, personalisht nuk besoj se Rusia apo Kina do te jetë në krah të Turqisë. Historia nuk e dëshmon. Ashtu sikurse aleanca e Francës me Greqinë do të jetë e tillë që do presupozojë një aleancë deri në vdekje. Franca zakonisht ose kapitullon ose pret ndihmën e britanikeve apo amerikanëve. Të cilët në vetvete nuk është se kanë një qëndrim të prerë antiturk. Turqia është një lojtar me peshë në Lindjen e Mesme.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Por nuk duhet harruar se sot ushtria turke pas spastrimeve të tentativës për grusht shteti, ngjan me historinë e Ushtrisë se Kuqe pas spastrimeve të vitit 1936. Qindra oficere të gjitha rangjeve janë spastruar. Megjithatë potenciali ushtarak turk është i tillë që në një përplasje të vetmuar me Greqinë apo edhe Egjiptin, ose në aleancën e tyre, është superior. Pa një ndërhyrje nga ana e perëndimit, ushtria turke është në gjendje të bëjë pluhur mbrojtjen greke të ishujve të cilat janë me qindra kilometra larg vijave të furnizimit. Ndërsa egjiptianet thjesht nuk kanë barazvlefshmeri me turqit në dete. Turqit nuk ngjanë me ushtrinë italiane të Musolinit që ngeli skërkave të Përmetit, por më shumë me atë të Hitlerit.
Cili mund të jetë fati i kësaj përplasjeje? Me siguri do të mbesë një konflikt i ngrirë. Në kushtet e një disbalance ushtarake, Greqia nuk e ka mundësinë të turpërojë Turqinë dhe as Turqia të lejojë ta poshtërojnë në dyert e saj. Greqia është vërtet një simbol për perëndimin për vetë faktin e historisë së saj, por Turqia nuk është poshtëruar në mënyrë të tillë as në ditët më të zeza të saj, që ishin ato pas luftës së Parë Botërore. Kjo nuk është çështje mes Erdoganit dhe perëndimit, por mes interesave strategjike të një kombi gjuhën e të cilit e flasin mbi 400 milionë banore dhe me influencë që nga ujgurët e Kinës e deri ne brigjet e Atlantikut. Mendoni se perëndimi dhe veçanërisht BE në rast përplasjeje greko-turke do jetë kaq progrek sa tani? Vështirë!
Cili është përfitimi shqiptar nga ky konflikt? Së pari, asnjë qeveri shqiptare nuk do guxojë të bëjë një marrëveshje të ngjashme me atë Bakojanis-Basha.
Së dyti, standardet që po përpiqet të imponojë Greqia duke ju shkuar fqinjëve tek plazhet, do frenohen.
Së treti, mbase kjo do ti shërbejë Greqisë që të kuptojë se nuk mund të hapë luftë në të gjitha frontet. Nuk ia kanë dalë dot gjermanët, lëre pastaj ca ballkanas që ngatërrojnë marshet e tankut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 6 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.