Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Duhet gjykuar një herë urrejtja e prokurorit Dado për të akuzuarin Veliaj

Forum E hënë, 24 Shkurt 2025 17:28
Duhet gjykuar një herë urrejtja e prokurorit Dado për të akuzuarin Veliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Mero Baze

Publikimi i procesverbalit të seancës gjyqësore paraprake, ku Prokurori i drejtohet personit nën hetim, Erion Veliaj, me fjalën “ndyrësirë”, dhe kundërshtimi i kësaj zbardhje nga GJKKO, është një nga skandalet më të rënda në drejtësinë shqiptare. Është i rëndë, pasi në përpjekje për të mbrojtur implikimin e një prokurori, gjykata përfshihet në një akt falsifikimi, i cili do të duhet të kërkoj paraprakisht gjykimin një herë të gjykatësve dhe prokurorit, pastaj të të dyshuarit Erion Veliaj. Edhe me kaq sa është bërë publike, është më shumë se mjaftueshëm që prokurori Olsi Dado të heq dorë në mënyrë urgjente nga çështja, dhe Prokuroria t’ia kalojë atë dikujt tjetër.

Mund t'ju interesojë

BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT

BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT

18 Tetor 2026, 09:39
Për një dorëheqje të përgjegjshme kundër kaosit të Ramës!

Për një dorëheqje të përgjegjshme kundër kaosit të Ramës!

17 Tetor 2026, 16:35
REL: Trazirat shpërthejnë përsëri në protestën antiqeveritare

REL: Trazirat shpërthejnë përsëri në protestën antiqeveritare

17 Tetor 2026, 15:07

Pas kësaj nëse gjyqtari Erion Bani është përfshirë në mos zbardhjen korrekte të fjalës “ndyrësirë” e thënë nga Olsi Dado që dallohet qart në audion që kanë avokatët, e implikon atë si një gjyqtar të pavërtet dhe hakmarrës. Akoma më keq kur konstatohet se kanë fshirë nga procesverbali dhe fjalët e tij kur i drejtohet “prokuror, prokuror, prokuror…” Olsi Dados që të përmbahet dhe i ka zëvendësuar me komente të tij.

Kjo është e provueshme dhe është një fakt i rënd kundër integritetit të tij dhe gjithë procesit që fillon me manipulime bazike. Edhe sikur të mos e kishte kapur mikrofoni, mërmëritjen dhe shfryrjen plot urrejtje të prokurorit Olsi Dado duke thënë fjalën “ndyrësirë” , gjyqtari që ishte dy metër larg tij duhet të dëshmonte të vërtetën e asaj që po ndodhte dhe jo të merret me manipulime procesverbalesh. Në atë sallë ka dëshmitarë, dhe të guxosh të mohosh faktet e thëna në sytë e të gjithëve, është edhe më e rënd.

Erion Veliaj është ende person nën hetim, dhe edhe nuk ka një akuzë zyrtare për të. Nëse ky proces penal ndaj tij fillon me një histeri dhe urrejtje të tillë nga ana e prokurorit dhe gjyqtarit ndaj të pandehurit, ky nuk është një proces penal për krimet e Erion Veliaj, por një përleshje për urrejtje personale, duke përdorur sistemin e drejtësisë. Dhe përdorimi i drejtësisë për hesape personale është krim shumë herë më i rëndë. Olsi Dado duhet ta lërë këtë çështje, jo për Erion Veliaj, se atij mund t’i vijë një prokuror dhe më i keq se ky. Duhet ta lërë pasi mos-ngatërrimi i çështjeve personale me ato profesionale, është kriter bazë në drejtësi. Është kjo arsyeja që shumë prokurorë dhe gjykatës kudo në botë janë larguar nga çështje të caktuara se kanë pas konflikte interesi me të akuzuarin shumë herë më pak se kjo.

Në rastin në fjalë, konflikti i interesit është një gjë shumë më e lehtë, se sa përdorimi i shprehjes “ndyrësirë” në një seancë gjyqësore publike nga prokurori ndaj të pandehurit, e cila tregon se prokurori është në anën e atyre që urrejnë të akuzuarin për arsye personale. Altin Dumani njësoj si Erion Bani, e ka dëgjuar këtë dialog dhe, me sa duket, e ka pranuar, por standardet e drejtësisë në asnjë vend të botës, as në fisin “zulu”, nuk e lejojnë humbjen e neutralitetit, së paku në formën formale. Se të vërtetën pse e urren personalisht tanimë e dimë.

Duke e njohur Olsin, dhe temperamentin e tij, e besoj dhe më shumë atë skenë, por dobësitë personale nuk janë justifikim për të pranuar një standard të tillë të gjykimit për një politikan të lartë. Politikanët e nivelit të lartë, gjithmonë e polarizojnë shoqërinë, pasi kanë nga ata që i adhurojnë dhe nga ata që i urrejnë. Ne nuk çuditemi as me ata që e urrejnë një politikan dhe as me ata që e adhurojnë, pasi i konsiderojmë fanatik politik.

Për këto arsye është shpikur drejtësia e pavarur, ku prokurori apo gjykatësi, nuk duhet të jetë as nga ana e urrejtësve fanatikë, as nga ana e adhuruesve fanatikë. Përfshirja partizane e prokurorit në një seancë gjyqësore publike është e rënd dhe tërësisht e papranueshme, për çdo standard drejtësie. Dhe vet Veliaj gabon që e krahason me drejtësinë komuniste. As Aranit Çela nuk të fyente në seancë edhe pse të dënonte padrejtësisht me vdekje. Nga ana formale ka qenë më I përmbajtur se prokurori në fjalë.

Ky transkript gjykate është detyrues që Olsi Dado të mos jetë më asnjë minutë prokuror për atë çështje. Dhe nga ana tjetër gjyqtari Bani duhet të hetohet për krijimin e alibisë për prokurorinë në fjalë, duke shmangur në procesverbal gjuhën skandaloze të tij. Nëse duhet të jetë më ende si prokuror, duhet të vendosë Inspektorati i Lartë i Drejtësisë apo KLP-ja që merret me emërimet; por për dosjen Veliaj nuk mund të jetë më kurrë.

Nëse kanë vendosur ta dënojnë me çdo kusht Erion Veliaj, mund ta bëjnë, madje mund të gjejnë edhe fakte për ta ilustruar këtë dëshirë politike. Por nëse duan ta bëjnë të besueshëm dënimin, duhet të heqin urgjent nga sistemi prokurorët që më parë shprehin urrejtjen personale dhe pastaj japin vendimet. Përpara se të gjykohet Erion Veliaj duhet të gjykohet urrejtja personale e prokurorit Olsi Dado ndaj tij, dhe manipulimet e gjyqtarit, të cilat mund të prodhojë gjithçka, por jo drejtësi.

Etiketat e lidhura

erion veliajMero Baze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 33 minutash

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 54 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 57 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 4 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 4 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 18 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 54 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 7 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 4 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

6 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 9 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 4 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 57 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.