Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:16 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë Erjon Vishkulli është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së sotme në Tiranë, pasi dyshohet se u godit nga një plumb…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dy kamberë në një derë

Forum E enjte, 3 Dhjetor 2020 18:00
Dy kamberë në një derë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gert Shella –

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar dënoi këtë javë me 6 muaj burg gjyqtarin Luan Daci, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA. Sipas akuzës, tashmë të provuar në shkallën e parë të gjykimit, Luan Daci ka paraqitur dokumente me përmbajtje të falsifikuar para Avokatit të Popullit, duke mos deklaruar një masë disiplinore, me qëllim që të zgjidhej anëtar i institucioneve të rivlerësimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 20 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Me rregull treshi, ai ka paraqitur të njëjta dokumente të falsifikuara edhe para Kuvendit të Shqipërisë. Daci ka kaluar me lehtësi dy filtra kushtetues, pikërisht kur gjithë prozhektorët ndërkombëtare kanë qënë të drejtuar mbi procesin e ngritjes së organeve të vetingut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ironikisht, pasaktësitë e deklarimeve të tij, nuk u nxorën në dritë nga ata që e përzgjodhën dhe që e kishin për detyrë kushtetuese ta bënin këtë punë, por nga viktimat e tij. Kallëzimi penal ndaj Dacit u depozitua nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla, të tre të shkarkuar nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit.

Dënimi me 6 muaj burg, konvertuar në 12 muaj shërbim prove ka krijuar një pështjellim të madh tek entuziastët e Reformës në Drejtësi. Daci është i pari anëtar i organeve supreme të vetingut që bie nga një piedestal i lartë. Zhurma në këto raste është e pashmangshme! KPA e ushtron funksionin e vet ligjor si pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Rrjedhimisht, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar kemi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese që dënohet nga një gjykatë vendase. Po ashtu, për herë të parë në histori këmi një dënim penal të dhënë ndaj një gjyqtari të organeve të reja vetingut.

Procesi i vetingut është vënë në pikëpyetje për shkak të cenimit të parimit të ligjshmërisë së trupës gjyqësore. Nga një vlerësim koherent i jurisprudencës së GJEDNJ në Strasburg, e rifreskuar së fundmi edhe më vendimin e Dhomës së Madhe në çështjen ‘Guomundur Andri Ástráosson kundër Icelandës’, mund të dilet me analogji në konkluzionin se ‘Çështja Daci’ implikon rrethanën se vendimet e dhëna nga një gjyqtar në kushte paligjshmërie (kur ai nuk plotëson kriteret për të qenë gjyqtar), janë rrjedhimisht të paligjshme.

Vendimet e KPA, në të cilat Kolegji mund të jetë ndarë në raportin 4 me 3, janë automatikisht të cenueshme nëse ish-gjyqtari Daci ka qenë pjesë e shumicës. Një ndër këto vendime është ai që shkarkoi nga detyra ish-kryetarin e Gjykatës së Durrësit dhe më pas gjyqtarin e Apelit Tiranë, Ervin Metalla. Të tjerë mund të argumentojnë lehtësisht se e gjithë vendimmarrja e deritanishme e Kolegjit është e cenueshme, sa kohë në kouromin e tij, është përllogaritur vota e një gjyqtari të caktuar në kushte paligjshmërie.

Është e qartë se, teksa Avokati i Popullit dhe Kuvendi kanë dështuar të filtrojnë pa defekte të përzgjedhurit e KPA, të dyja këto institucione kushtetuese kanë përgjegjësinë e tyre për të marrë para publikut shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë që kanë asistuar Reformën në Drejtësi.

Implikimet e këtij dënimi janë serioze edhe për shkak se misioni i KPA është ‘Përmbushja e funksioneve dhe kompetencave ligjore për garantimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi’.

Besimi i publikut ka marrë në fakt një tjetër goditje teksa ka qenë dëshmia në vijë të parë të dënimit me vendim gjyqësor të një prej 7 anëtarëve të KPA. Edhe nëse Z. Daci do ta fitojë çështjen e tij në shkallën e dytë të gjykimit pas ankimimit, besimi i publikut me gjasë do të vijojë të jetë i ulët, pasi në këtë rast do të jetë SPAK institucioni që do të administrojë një dështim të përmasa serioze, pasi akuza e ngritur prej tij do të rrëzohej. Ngado që ta kthesh këtë problem, zgjidhja është ‘lose –lose’.

Tashmë nuk ka asnjë dyshim dhe është provuar plotësisht që Luan Daci ka qene i shkarkuar si gjyqtar dhe e ka fshehur këtë fakt per t’u zgjedhur gjyqtar i KPA-së. As ai vete nuk e mohon këtë fakt. Atëherë çfarë rëndësie ka si përfundon procesi penal per falsifikim ne ngarkim te tij në shkallë të dytë?! Kush e pret përfundimin e këtij procesi dhe çfarë ndikimi do ketë ai, sa i takon vijimit të funksionit nga Luan Daci?!

Me largimin e tij, KPA mbetet me 6 anëtarë, duke rrezikuar të hyjë edhe ajo vetë në ciklikën e krizave të kuorumit vendimmarrës. Edhe pse i pezulluar më parë, dhe prej dy ditësh tashmë është i dënuar me vendim gjykate, KPA vijon ta mbajë të afishuar emrin e ish-gjyqtarit Daci në faqen e vet zyrtare. Mungesa e reagimit formal nga ana e KPA në këtë pikë nuk ndihmon në rritjen e besimit të publikut tek institucionet e reja gjyqësore.

Si për ta bërë më të rëndë këtë situatë, një tjetër anëtar i KPA, Ardia Hajdari është kallëzuar gjithashtu në SPAK për të njëjtat arsye. Kallëzuesit e tij pretendojnë se Hajdari ka paraqitur pranë Avokatit të Popullit, dokumente me përmbajtje të falsifikuar, me qëllim që të zgjidhej anëtar i institucioneve të rivlerësimit. Dosje është ende në hetim nga SPAK, ndërkohë që vetë gjyqtari Hajdari është i pezulluar.

Në faqen zyrtare të KPA mund të shkarkohet lehtësisht CV e gjyqtarit Ardian Hajdari. Bie në sy se ai ka filluar punë si ndihmës gjyqtar në vitin 1995, kur ende ndiqte studimet e larta në Fakultetin Juridik, Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ Shkodër. Sipas CV-së së afishuar, ai është diplomuar si jurist në vitin 1996. Për kohën që flasim, pra për vitet 1995-1996, nevojat për gjyqtarë të rinj, sidomos në rrethe gjyqësore të largëta, mund të kënë detyruan organet kompetente të lejonin studentët e vitit të tretë të punonin si ndihmës gjyqtarë, edhe pse nuk ishin diplomuar ende si juristë. Ai ka punuar si ndihmës gjyqtar, si Avokat dhe si jurist institucioni, por asnjëherë si gjyqtar, deri sa u ngrit në rradhët e KPA, me statusin më të lartë, atë të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Është një arritje e admirueshme në karrierë, në çdo kuptim.

SPAK megjithatë ka nën hetim ‘çështjen Hajdari’ pasi kallzuesit pretendojnë se ka disa shkelje sa i takon kritereve ligjore për të qenë anëtar i KPA, suke filluar që nga mesatarja e shkollës së lartë e deri tek kriteri i vjetërsisë në punë. Nëse Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar do të pasonte me një vendim të dytë si ai që mori për ish-gjyqtarin Daci, padyshim që një investim kolosal, siç është Vetingu dhe Reforma në Drejtësi, do të viheshin seriozisht në pikëpyetje. Në një rast të tillë, të gjitha vendimet e KPA do të ishin të cenueshme. Besueshmëria tek procesi do të binte pikiatë kurse hamendësimet për kapje të vetingut to të kapnin majat.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 3 minutash

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 8 minutash

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 11 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 10 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.