Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 17:01 BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim Sonda BepiColombo ka hyrë në orbitën e Mërkurit pas një udhëtimi tetëvjeçar, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës. Misioni i përbashkët me JAXA-n pritet të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edicioni i 4-t i “Vajzë Fest”, kujtesë për “analistët” gjithçka-njohës dhe një thirrje: Mos na e bëni pis festën

Forum E martë, 18 Gusht 2026 09:46
Edicioni i 4-t i “Vajzë Fest”, kujtesë për “analistët” gjithçka-njohës dhe një thirrje: Mos na e bëni pis festën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në datat 13, 14 dhe 15 gusht, fshati Vajzë i Bashkisë Selenicë (Qarku Vlorë) u kthye sërish në kryeqendrën e mallit, traditës dhe bashkimit. Edicioni i 4-t i “Vajzë Fest” konfirmoi se kjo veprimtari nuk është më thjesht një aktivitet kalendarik, por një traditë e skalitur në shpirtin e trevës sonë.

Ishte një takim i vërtetë brezash. Vajzotët, kudo që jetojnë e punojnë, lanë çdo punë e angazhim për t’u mbledhur në tokën e të parëve, për të festuar, qeshur e gëzuar së bashku si një familje e madhe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Krenarë për bijtë e Vajzës dhe miqtë tanë

Në këtë festë, si çdo vit, morën pjesë dhjetëra bij e bija të Vajzës. Pavarësisht se ku jetojnë apo çfarë detyrash shtetërore e profesionale mbajnë, atë fundjavë të gjithë ishin të barabartë: bij të këtij fshati.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me këtë ndjenjë ishte i pranishëm edhe Sokol Sadushi. Për cinikët e ekraneve dhe portaleve që kërkojnë hije pas çdo hapi, u kujtojmë: Sokoli në Vajzë nuk erdhi si Kryetar i Gjykatës së Lartë. Erdhi si djalë i fshatit Vajzë, si një nga promotorët më të mëdhenj të kësaj feste që nga dita e saj e parë.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 21 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Po ashtu, festën tonë e nderuan edhe të ftuar të tjerë, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama. Ftesa për të nuk ishte një ftesë protokollare pushteti, por *një ftesë si mik i Vajzës* – dhe si i tillë u prit e qëndroi deri në fund mes njerëzve tanë.

Një mesazh për “analistët” gjithçka-njohës të studiove dhe portaleve

Fatkeqësisht, vumë re se disa “analistë” e “gjithçka-njohës” , aspak njohës të historisë së fshatit Vajzë, që nuk njohin as gurin, as traditën e as shpirtin e Labërisë, u përpoqën ta anatemojnë festën tonë. Përmes komenteve cinike e të pabazuara, ata u përpoqën të thurin intriga politike aty ku ka vetëm frymë zemre, këngë labe, valle e dashuri vëllazërore.

Për këta gjithçka-njohës që ushqehen me helm, kemi vetëm një mesazh të qartë:

MOS NA E BËNI PIS FESTËN!

Dhe merreni si shembull ta festoni edhe ju në vendet nga vini, pasi kemi bindjen se edhe vendlindjet tuaja janë po aq patriotike dhe mikpritëse sa edhe Vajza.

“Vajzë Fest” nuk është as e politikanëve, as e pushtetit, as e fraksioneve. “Vajzë Fest” është e banorëve, e të larguarve që kthehen te rrënjët, e fëmijëve që mësojnë se nga vijnë, dhe e miqve të mirë që respektojnë bujarinë tonë.

Lebërit e dinë mirë si ta ndajnë detyrën nga fshati, shtetin nga mikpritja, dhe politikën nga festa. Ndaj, mbajini intrigat tuaja larg oborrit tonë! Lërini njerëzit të gëzojnë lirshëm me gjithçka ata ndjejnë se i gëzon!

Ju faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kontribuan, morën pjesë dhe i dhanë shpirt Edicionit të 4-të.

Vajza festoi dhe do të festojë gjithmonë kryelartë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 35 minutash

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 1 ore

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 2 orësh

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 5 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.