Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edmond Tupja: Tre këshilla për bashkatdhetarët e mi

Forum E diel, 22 Mars 2020 15:53
Edmond Tupja: Tre këshilla për bashkatdhetarët e mi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Edmond Tupja

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndonëse me prejardhje nga fjala latine “sanitatem”, fjala që i shërben sot si titull kësaj rubrike të përjavshme, ka në gjuhën shqipe një përdorim të gjerë, që madje të habit herë pas here, siç ndodh edhe në disa gjuhë të tjera, por jo aq befasues sa në gojën tonë si shqiptarë të veçantë, të posaçëm e të përveçëm që kemi qenë, jemi e do të jemi.

Mund t'ju interesojë

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 2 minutash
REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 15 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 16 orësh

Kështu, përveç kuptimit parësor, për shembull në fjalitë “Si je me shëndet?”, “S’ka si shëndeti!” dhe “Ruaje shëndetin!”, fjala “shëndet”, sidomos në gojën e pijedashësve, ka kuptimin “dolli”, për shembull në fjalitë “Një shëndet për ty, nënë” me rastin e ditëlindjes së saj apo të 8 Marsit, madje, dikur “Një shëndet me fund për Partinë dhe shokun Enver!” (Ndoshta e majta e sotme shqiptare e ka ruajtur këtë traditë dhe, ku i dihet, ende mund të ketë militantë apo simpatizantë të Partisë Socialiste që, me raste tubimesh apo kongresesh të lavdishme kësaj partie, ngrenë nga një shëndet për shokun Rama”, veçanërisht tani që, ashtu si shoku Enver përballej dikur me imperializmin amerikan dhe socialimperializmin sovjetik, kryeministri ynë i ka shpallur luftë, veçse si aleat i të gjitha fuqive të mëdha e të vogla, koronavirusit vdekjeprurës në emër të popullit shqiptar, por – një rrugë e dy punë – ndoshta edhe në emër të popujve të tjerë).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, kur dikush ndahet nga kjo jetë, ne shqiptarët themi “Ah, filanit i lamë shëndetin!” d.m.th. “I dhamë lamtumirën”, por, kur bëhet fjalë për vdekjen e dikujt që nuk e duam, ne themi “Filani na la shëndetin (ose pendët)!”. Gjithashtu, kur dikush bën një gabim, ne i themi me ironi “Mbaje me shëndet!” në kuptimin “Vetë e deshe, vetë e ke fajin, prano pasojat dhe rri urtë!”.

Sidoqoftë, me fjalën “shëndet”, ne shprehim edhe urime si, për shembull, “Qofsh me shëndet!” ose “E mbajtsh me shëndet kostumin e ri!”, ndërsa kur dikush teshtin, ne i themi “Shëndet!”, ndërsa kur ne vetë teshtijmë dhe dikush na bën urimin në fjalë, ne ia kthejmë duke i thënë “Shëndet paç!”. Të mos harrojmë, së fundi, se vetë folja “përshëndes” vjen nga “fjala “shëndet” ashtu si në anglishte (to salute), në frëngjishte (saluer) e në italishte (salutare). Këtë e dëshmon edhe shprehja jonë “I falem me shëndet dikujt”, d.m.th. e përshëndes atë; këtë e përforcon edhe pasthirrma shqipe “falëmeshëndet!”, e cila, sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) përdoret për të përshëndetur, nëpërmjet një tjetri, dikë që ndodhet larg.

Përveç kësaj, ne, kur përshëndesim dikë, pavarësisht se mund të jetë mëngjes, drekë apo darkë, përdorim ende fjalën “Tungjatjeta” (në gegërishte “Tungatjeta!”), e cila është njëkohësisht një urim nga më të mrekullueshmit që mund t’i bëjmë dikujt, sepse i urojmë jetë të gjatë duke i thënë pikërisht “T’u zgjattë jeta!”. A mund të ketë vallë urim më të bukur se ky!? Aq më tepër që në themel të zgjatjes së jetës është… është, pra, SHËNDETI. Unë nuk e di nëse ka një gjuhë tjetër, të paktën në Europë, e cila të ketë të njëjtën përshëndetje që ta ngrejë kaq lart jetën e njeriut!

I kërkoj ndjesë lexueseve dhe lexuesve të sotëm për këtë hyrje në temë disi të zgjatur. Po, e pranoj, u zgjata ndoshta më shumë sesa duhej, por qeshë i detyruar nga aktualiteti shqiptar dhe nga ai botëror në kuadrin e përhapjes së rrufeshme të koronavirusit, kësaj pandemie jashtëzakonisht të rrezikshme për mbarë njerëzimin. Në këto rrethana, ju lutem, o lexuese dhe lexuesve të sotëm, ju përgjërohem o bashkatdhetare dhe bashkatdhetarë, së pari të zbatoni me seriozitetin më të madh këshillat e mjekëve, të këtyre heronjve, që në emër të humanizmit, edhe janë prekur vetë nga virusi Covid-19, ngaqë, bashkë me ekipet e tyre, u përkushtohen me vetëmohim pacientëve për t’i shpëtuar me çdo kusht nga vdekja; së dyti, të ndiqni me vëmendjen më të madhe në mediet elektronike serioze lajmet dhe emisionet e ndryshme ku gazetarë e analistë të kualifikuar ju informojnë me një ndjenjë të lartë përgjegjësie për gjithçka që ka lidhje me situatën; së treti, të ruani vazhdimisht frymën tuaj kritike duke gjykuar me objektivitet sa herë që politikanët dhe sidomos pushtetarët marrin fjalën para jush duke lënë dashur pa dashur në hije mjekët.

Së fundi, të nderuara lexuese dhe lexues të nderuar, pavarësisht shtrëngesave që ju imponon “shtetrrethimi” ose “ngujimi”, pavarësisht kufizimeve në kohë dhe në hapësirë, pavarësisht streseve që nuk ju ndahen, që nuk na ndahen në çdo hap që hidhni, që hedhim, qoftë edhe me ngurrim apo, më keq, me dhimbje, vetëm diçka mos e harroni: Duhet patjetër që jeta të ngadhënjejë! Kjo varet edhe nga ju, nga ne! Rroftë, pra, shëndeti juaj, shëndeti ynë! Tungjatjeta!

Etiketat e lidhura

Edomond Tupja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 2 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 10 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 16 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 36 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.