Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:44 Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet Lara Colturi po kalon një moment fantastik në Kupën e Botës në ski alpine. Fitorja e arritur të shtunën në pistën e Gurgl, në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekipi francez kërkon takim urgjent me Fevziun: Duam librin “Tirana e Nonës”!

Forum E shtunë, 16 Nëntor 2019 22:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot në mesditë, ekipi kampion i botës, Franca, zbriti në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Sapo u akomodua në hotel, trajneri i saj Didier Deschamps, thirri me urgjencë Presidentin e përjetshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, zotni Armando Dukën dhe i kërkoi një takim me Blendi Fevziun

Duka, duke qenë një njeri përgjithësisht i habitur, erdhi dhe u trash akoma edhe më shumë, me këtë kërkesë të çuditshme të trajnerit francez. Megjithatë, pas dy-tre minutash, ai e mblodhi vetën dhe tha:

– Nuk kemi futbollist me këtë emër zoti Deschamps. Këtu jeton vetëm një Blendi Fevziu, që është njeriu më i famshëm i këtij vendi, por që nuk ka lidhje me topin. Ka disa vjet, që përpara çdo panairi libri, ai bëhet edhe më i famshëm, për shkak se e shkruan librin më të mirë dhe më voluminoz të panairit, për 12 deri në 14 ditë.

– Për këtë shkak e duam, Monsieur Duka, si shkrimtar e duam! Kur u nisëm nga Franca, para se të shkonim në Moldavi, më shumë se gjysma e Parisit ziente për librin e Fevziut, “Tirana e Nonës”. Duam të takojmë patjetër këtë njeri. Kjo është edhe dëshira e madhe e të gjithë futbollistëve të ekipit tonë Kombëtar. Ndoshta kjo vjen ngaqë në Francë, akoma nuk është shkruar libri “Parisi i Nonës”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Do të përpiqem zoti Deschamps, por vështirë shumë është. Kam dëgjuar, që çdo ditë, nga mëngjesi deri në mesnatë, ai është non stop, tek Panairi i Librit. E ka mbërthyer lexuesi dhe nuk e lëshon, thonë. Të shohim, të shohim, ndoshta e realizojmë ndonjë gjë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Nëse nuk e takojmë dot, të paktën për mua dhe çdo futbollist francez, të lëshojë autograf tek libri “Tirona e Nonës”. Futbollistët e mi, duan ta takojnë patjetër sepse janë shumë të çuditur nga fakti, që Fevziu ka tri gjyshe. Si ka mundësi thonë ata, ne nga dy, Fevziu tre?! Ç’domethënë kjo?!

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Dhjetë minuta pasi u nda nga trajneri francez, presidenti Duka, mori në telefon Fevziun.

– Hë Mondo, çkemi? – pyeti Fevziu nga ana tjetër e telefonit.

– Fevzo, kemi një situatë shumë të vështirë me ekipin francez. Çdo lojtar francez, kërkon të blejë librin tënd “Tirana e Nonës”. Kjo është e thjeshtë, dërgoja Shulkun dhe i blija, por ata duan patjetër autograf. Nuk ikim nga Shqipëria pa librin “Tirana e Nonës” me autografin e Fevziun, thonë! Ç’tju them?

– Nuk kam kohë Mondo, jam i mbytur deri në fyt. Ka plasur një lexues i madh dhe nuk më lë të lëviz asnjë milimetër nga panairi. Djersë i gjallë jam, në fillim mu mpi dhe pastaj mu tha dora nga autografet. Pastaj kam edhe një problem tjetër të madh. Prodhimi i parë i shtypshkronjës është në kopjet e fundit. Nuk e di kur do të vijë kontigjenti tjetër. Ditë e natë punohet dhe libri nuk bie në tokë.

– Bëj një përpjekje Fevzo të lutem! Se për dreq, këta janë edhe kampionë bote.

– Po bëj një lëshim të vogël Dukë, për ty, se po të ishte për ata, as ma ndjen fare. Dërgo Shulkun, t’i jap pesë kopje, një për Didierin dhe katër për yjet.

– Po ata yje janë të gjithë o Fevzo, – u përpoq Duka të përfitonte më shumë kopje.

– Jo, jo nuk kam asnjë sekondë kohë! Vetëm për katër yjet më të mëdhenj. Jepja Pogbasë, Mbapesë, Griezmanit dhe Hugo Loris! Kaq, më shumë s’mundem!

– Mirë Fevzo, mirë, po dërgoj Shulkun. Po për tre gjyshet si t’ju them? Se ata duan të dinë pse ti ke tre gjyshe, kur të gjithë kanë nga dy?! Si t’jua shpjegoj?

– Shpjegojua thjesht Mondo, se ti mezi rrotullohesh për këto punë. Me atë fis aq të madh sa kisha dhe kam unë, më takojnë pesë gjyshe, jo tre. Kupton? Kështu ju thuaj. Prit se kam dhe një gjë tjetër. Është një burrë këtu në krahun tim, që po shet librin e tij dhe nuk ja ble njeri, Edmond Tupja quhet. Është përkthyes i mirë, por libra nuk bën dot. Meqë ka vdekur Jusuf Vrioni, do marr Tupen, të përkthejë “Tirana e Nonës” në frengjisht dhe do dërgoj në Francë, qindra mijëra kopje. Aty mund ta blejnë dhe të gjithë fubollistët francez. E kanë dhe të përkthyer, kupton?

– Kuptoj, – tha Duka dhe mbylli telefonin.

TPZ.al/ Rubrika satirike “Tej e këtej”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet
Tani

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania
Para 7 minutash

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore
Para 10 minutash

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike
Para 13 minutash

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.